Eksperti i sigurisë tregon skenarin që mund të ndodhë nëse pranohen kushtetet e serbëve – ja paralajmërimi!

Politika

Eksperti i sigurisë tregon skenarin që mund të ndodhë nëse pranohen kushtetet e serbëve – ja paralajmërimi!

Nga: M.Haziri Më: 3 shtator 2023 Në ora: 17:56
Arkiv

Serbët lokal në veri të Mitrovicës, ka thënë se zgjedhjet duhet të mbahen por duhet te plotësohen disa kushte.

Është e duhur që zgjedhjet të mbahen, të jenë legale dhe legjitime.

Mirëpo ka kushte që së pari duhet plotësua: Të tërhiqen të gjitha forcat policore, të lirohen hapësirat komunale dhe arsimore…Kusht është poashtu formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe i cili është nënshkruar para njëmbëdhjetë vitesh…Parakushte janë këto, ky është kushti (për të nënshkruar peticionin)’.

Në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur eksperti i sigurisë Drizan Shala.

Ai u shpreh se tërheqja e forcave speciale në hapësira komunale është në proces mirëpo nga hapësirat e veriut nuk duhet të ndodhë pasi ka tentativë për përmbysje të rendit kushtetues të Kosovës.

Image
Drizan Shala

Tërheqja e forcave speciale në veri të vendit sipas asaj që dihet tani ka filluar dhe është ne proces të tërheqjes nga hapësirat komunale.

Por që forcat policore të tërheqen nga hapësira territoriale nga veriu nuk mendoj dhe nuk besoj që do të duhej të ndodh për arsyje që ka informacione operative për tentativë për përmbysje të rendit kushtetues të Kosovës dhe cenim i sigurisë publike në atë pjesë”, u shpreh ai.

Më tej, eksperti i sigurisë thekson që organet e sigurisë nuk do të duhej të ishin target i bisedimeve.

“Organet e sigurisë nuk do të duhej të ishin target i bisedimeve në asnjë format për arsyje të politizimit të tyre pa nevoj si palë "politike" e jo si organ neutral që ka për detyrë dhe mision luften kundër çdo veprimi kriminal në atë pjesë.

Zgjedhjet do të duhej të mbahen sipas primeve dhe normatives të aplikuara në Kosovë e jo si ndonjë rezultat për t’i ikur mbikqyrjes normative të këtij procesi nga institucionet e Kosovës”, përfundoi Shala për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat