Zbardhen prapaskenat e koordinimit të Listës Serbe me Vuçiqin - ja çfarë kushti pritet t’i vendoset Kurtit në Bruksel!

Politika

Zbardhen prapaskenat e koordinimit të Listës Serbe me Vuçiqin - ja çfarë kushti pritet t’i vendoset Kurtit në Bruksel!

Nga: M.Haziri Më: 3 shtator 2023 Në ora: 20:43
Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiq

Kosova dhe Serbia po mbetën ende pa një raport të normalizuar mes vete.

Serbia nuk po ndalon provokimet gjithashtu edhe deklaratat për të krijuar tensione me Kosovën.

Së fundmi janë serbët lokal në veri të Mitrovicës, ka thënë se zgjedhjet duhet te mbahen por duhet te plotesohen disa kushte.

Një ndër kushtet është të tërhiqen të gjitha forcat policore, të lirohen hapësirat komunale dhe arsimore.

E në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur analisti politik Rexhep Elezaj.

Image
Rexhep Elezaj

Ai tha se këto kushte nuk duhet pranuar nga Kosova dhe se beson që këto kushte do të jenë temë diskutimi në takimin e radhës mes Kurtit dhe Vuçiqit.

Tanimë është e qartë për gjithë qytetarë të Kosovës, se vendimet, kërkesat dhe kushtet që i kanë parashtruar në të kaluarën serbët lokalë, si dhe këto të paraqitura dje publikisht, ato gjithherë janë marrë dhe vazhdojnë të merren brenda “Listës serbe”. Por e cila paraprakisht për çdo gjë konsultohet me presidentin serb, A. Vuçiq, ndërsa ky i fundit përmes kësaj Liste, alias grupit shovinist antishqiptar dhe radikal serb në Kosovë, që 10 vite vendos për çdo gjë që ka të bëj me serbët në Kosovë.

Prandaj, duke e parë se kohëve të fundit presioni i BE-së dhe i faktorëve tjerë ndërkombëtarë çdo ditë e më shumë po rritet mbi Prishtinën dhe Beogradin, që në veri të mbahen sa më para zgjedhjet lokale, serbët lokalë dje, si gjithmonë sipas skenarit të tyre ogurzi, kuptohet me lejen e “Lista srpskas”, dolën me deklarata të ngjashme, se për mbajtjen e zgjedhjeve lokale në veri, organet qeverisëse të Kosovës duhet t’i plotësojnë disa kushte;

1.), të formohet Asociacionit i komunave me shumicë serbe,

2.), të tërhiqet policia e Kosovës nga veriu,

3.), të lirohen hapësirat komunale si dhe të lirohen gjithë të burgosurit serbë, dhe

4.), të tërhiqen kryetarët jo legjitim shqiptarë nga komunat në veri.

Pra, e thanë qartë, se ata nuk do marrin pjesë në zgjedhjet e ardhshme pa plotësimin e këtyre kushteve, që janë paralajmërim, se kushti kryesor për të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme lokale, që pritën të mbahen sa më shpejtë, është themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, kusht ky i cili mendoj se do të jetë temë kryesore e presidentit serb, A. Vuçiqi në takimin e tij me 14 shtator në Bruksel me kryeministrin Albin Kurti”, u shpre ai.

Më tej, analisti thotë që ky dështim në dialog ka ndodhur, pikërisht për shkak të diversioneve politike të Beogradit zyrtar, ngase qëllimet antishqiptare të minoritetit serb në Kosovë si dhe plani i regjimit serb në krye me A. Vuçiqin.

Mbase, për shqiptarët gjithnjë përsëritet pyetja; pse pala serbe, d.m.th. Beogradi zyrtar, po vazhdon me kaq ngulm me kërkesën e saj ogurzezë, duke thënë; se pa formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, nuk do ketë kurrfarë suksesi në dialogun Kosovë-Serbi, ashtu siç edhe ka ndodhur në 10 vitet e kaluar, pa u arritur asnjë sukses në normalizimin e marrëdhënieve midis dy shteteve. Dhe, ky dështim në dialog ka ndodhur, pikërisht për shkak të diversioneve politike të Beogradit zyrtar, ngase qëllimet antishqiptare të minoritetit serb në Kosovë si dhe plani i regjimit serb në krye me A. Vuçiqin, për de-funksionalizimin dhe de-faktorizimin e shtetit të pavarur të Kosovës, janë në unison të plotë. Prandaj formimi i këtij Asociacioni (Zajednicë) është synim jetik i gjithë serbëve, pa dallim, përfshirë kishën ortodokse serbe, përmes të cilit, qoftë ai me, apo pa kompetenca, do e legjitimonte lidhjen e serbëve të Kosovës me Serbinë nënë (matičnom zemljom), si dhe anasjelltas, dhe, i cili do i hapte Serbisë rrugën për kthim gradual në Kosovë”, shpjegon ai.

Nga ana tjetër Elezaj thotë që qeveria e Kosovës, duhet ta ofrojë Draft-Statutin e Asociacionit, dhe atë ekskluzivisht sipas normave kushtetuese të Kosovës, dhe se, a do ta pranon të njëjtin pala serbe, apo jo, kjo do duhej të jetë krejtësisht çështje irelevante për palën e Kosovës.

Se a duhet, apo nuk duhet të formohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës, qoftë ai edhe vetëm sipas normave kushtetuese të Republikës së Kosovës, po ashtu, duke marrë gjithnjë parasysh kërkesën e vazhdueshme të miqve tanë amerikan, që Kosova duhet ta përmbush këtë obligim të marrë me marrëveshjen e Brukselit në vitin 2013, gjegjësisht 2015, sidomos kur kihet parasysh fakti, se të gjithë zyrtarët amerikan, përfshirë dhe ambasadorin amerikan në Prishtinë, z. J. Hovenier, i kanë siguruar udhëheqësit shtetëror të Kosovës, se në Kosovë nuk do të lejojnë të ketë një “Republika Srpska” të dytë. Ndaj, qeveria e Kosovës, duhet ta ofrojë Draft-Statutin e Asociacionit, dhe atë ekskluzivisht sipas normave kushtetuese të Kosovës, dhe se, a do ta pranon të njëjtin pala serbe, apo jo, kjo do duhej të jetë krejtësisht çështje irelevante për palën kosovare, sado që Beogradi zyrtar mund të vazhdojë me kërkesën e tij për themelim të Asociacionit me kompetenca ekzekutive!

Ndërsa, kërkesat tjera të serbëve lokalë në veri janë çështje teknike të cilat janë në kompetencë të plotë të qeverisë së Kosovës”, përfundoi Elezaj për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat