“Serbia po krijon turbulenca”/ Analisti: Ja pse BE dhe SHBA po e tolerojnë?

Politika

“Serbia po krijon turbulenca”/ Analisti: Ja pse BE dhe SHBA po e tolerojnë?

Nga: A.SH Më: 4 shtator 2023 Në ora: 21:00
Foto ilustrim

Analisti politik Binak Maxharraj në një pronocim për “Bota sot”, ka folur mbi situatën politike në Kosovë.

Ai në raport me Kosovën, ka kritikuar opozitën, BE dhe SHBA, të cilat sipas tij, janë bërë bashkë kundër qeverisë dhe po ia mbajnë anën Serbisë.

“Partitë politike në vend se të bashkohen pozitë dhe opozitë për t’i dalë zot vendit në këto ditë të vështira nëpër të cilat po kalon vendi kur të gjithë janë kundër Kosovës sepse ajo po lufton për mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit të saj territorial e shtetëror. Por gjithnjë e më të fuqishme po bëhen edhe kritikat jo parimore nga Evropa e deri te Amerika duke i dalë zot Serbisë vrastare, gjenocidale, armikut shekullor të kombit tonë.

Përkrahje qyqare po i japin Serbisë Evropa me veglat e saj Borellin dhe Lajçakun, por Serbisë nuk po i mungon as përkrahja e Amerikës përmes Escobarit, Hill dhe Hovenierit për veprimet e saj monstruoze në krijimin e trazirave, eksesve dhe dhunës deri në sulme frontale të kriminelve dhe bandave të Vuçiqit ndaj KFOR-it, policisë dhe gazetarëve, veprime këto që edhe Escobar, Hill dhe Hovenier po i përkrahin në heshtje. E tmershme, skandaloze”, thotë ai.

Sipas tij, ata nuk po janë parimor me Kosovën.

Më tej, ai shprehet se Serbia po i bën të gjitha turbulencat dhe po kërkon territor Kosove, derisa BE dhe SHBA nuk i vëren shpata prapa shpine që po i bën ajo.

“Të gjithë këta në raport me Kosovën nuk po janë parimor, po e përkrahin Serbinë si shkaktare kryesore e krizës në veri të Kosovës tash e tri decenie. Këtë e bënë përmes formave të ndryshme përfide siç është dialogu i pakuptimët përmes të cilit inskenon kriza gjoja për pozitën e palakmushme të serbëve të veriut çfarë nuk është e vertetë. Ajo të gjitha këto trumbulenca i bënë për diçka tjetër, kërkon territor Kosove ashtu siç i është premtuar nga liderët e mëparshëm kur edhe zhvilloheshin bisedat lidhur me ndarjen e Kosovës që nga Prishtina, Beogradi, Brukseli e deri në Washington.

Edhe pse Serbia siç po e quajnë këta ndërkombëtarët që nga Brukseli e deri në Washington si “shtet paqësor që po e promovon paqen” duke mos ia vërejt pas shpine shpatat dhe sopatat të gatshme për sulme, për të krijuar tensione të pandërprera në veri, të cilën gjë këta ndërkombëtarët e BE/SHBA po e tolerojnë për hir “të dreqit e djallit” e jo për hirë te paqes e qetësimit të situatës. Serbia nuk kritikohet edhe pse ajo është fajtore për krejt atë se çfarë po ndodhë në veri sikur krijon vakuum institucional në veri duke i detyruar që të gjithë serbët e veriut me dhunë e kërcënime t’i lëshojnë institucionet e Kosovës si në polici, administrat, shëndetësi, arsim e kulturë, prokurori e gjyqësi etj”, përfundon ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat