Kritikohen ashpër Lajçak dhe Borrell, ish-ambasadori holandez nxjerr një propozim për dialogun Kosovë-Serbi

Politika

Kritikohen ashpër Lajçak dhe Borrell, ish-ambasadori holandez nxjerr një propozim për dialogun Kosovë-Serbi

Nga: A.M. Më: 16 shtator 2023 Në ora: 15:59
Miroslav Lajcak, Josep Borell

Të enjten në Bruksel u zhvillua takimi i radhës ndërmjet kryeminsitrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presindentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Shefi i politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell, tha se Kurt dhe Vuçiç, nuk u pajtuan rreth hapave për zbatimin e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet të dyja palëve, duke theksuar se pa normalizim nuk ka ardhmëri evropiane për të dyja vendet.

Zoti Borrell, drejtoi kritikat më shumë në drejtim të Kosovës, ku deklaroi se ishte kryeministri Kurti ai që nuk e pranoi një propozim të tij për “përmbushje të njëkohshme” të detyrimeve që dalin nga marrëveshja e arritur ne Bruksel dhe në Ohër për normalizimin e marrëdhënieve.

Për takimin e mbajtur në Bruksel, në një prononcim për “Bota sot” foli ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch.

Fillimisht, i cilësoi si të padrejta kritikat ndaj Kurtit, pasi tha se ato duhet t’iu drejtohen Lajçakut dhe Borellit.

Image
Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch.

“Është e padrejtë të kritikohet vetëm Kurti. Me sa shoh unë, kritika e vërtetë duhet të shkojë tek ndërmjetësit e BE-së, Borek dhe Lajçak, të cilët vendosën në tryezë një propozim të paraqitur nga Vuçiq me theks në krijimin e Asocaicionit, dhe me premtime të paqarta për lëshime serbe më pas”, deklaroi ish-ambasadori holandez.

Krahas kësaj, ai u shpreh se tani është koha që Franca dhe Gjermania ta marrin rolin kyç për zbatimine marrëveshjes së Ohrit dhe të mos iu besohet kjo dy përfaqësuesve evropianë.

“Mendoj se tani është koha që veçanërisht Franca dhe Gjermania të shtyjnë për zbatimin e plotë të marrëveshjes së Ohrit, duke përfshirë anekset dhe nuk mbështesin Vuçiqin, të cilin BE në dukje e mbështet.

Është vërtet e turpshme ajo që dyshja pro-serbe po lejohet të bëjë nga ndërkombëtarët kryesisht injorantë”, përmbylli Robert Bosch për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat