Vuçiq tha do të vijë në Kosovë/ Analisti nga Amerika: Trimëria e budallait nuk ka kufij - Këta janë dy manipuluesit në dialog

Politika

Vuçiq tha do të vijë në Kosovë/ Analisti nga Amerika: Trimëria e budallait nuk ka kufij - Këta janë dy manipuluesit në dialog

Nga: A.SH Më: 16 shtator 2023 Në ora: 19:58
Foto ilustrim

Kosova dhe Serbia nuk po bien mes vete. Serbia shtë ajo e cila çdoherë e kushtëzon procesin e dialogut, madje, ai po ajo po gjen përkrahje edhe të emisarët e dialogut, Borrell e Lajçak.

Derisa, Vuçiq i pyetur se a do to vizitojë Kosovën, ai përgjigjet se do të vijë në Graçanicë dhe pse jo edhe në Prishtinë, duke shtuar se nuk do ta pyes Kurtin.

Profesori nga Amerika, Binak Maxharraj, ka thënë se se dialogun mes Kosovës dhe Serbisë është duke e manipuluar dy emisarët me të cilët BE-ja duhet të merret urgjentisht.

“Takimi i 14 shtatorit ka marrë fund pa ndonjë sukses ashtu siç është pritur, sepse kësaj në të madhe i kontribuan me marifetet e tyre pro-serbe Borell dhe Lajçak që dolën hapur në anën e Serbisë, bile edhe duke përvjedhë dokumentet e para gjashtë muajve në emër të Serbisë në të cilin shkruhet se ndër dokumentet e para duhet të trajtohet Asocoacioni. Ky është një keqpërdorim flagranët e këtyre dy manipuluesve në dialog me të cilet është mirë të merret BE”, thotë ai.

Më tej, Maxharraj komenton deklarimin e Vuçiqit i cili thotë se do të vizitojë Prishtinën, trimëria e budallës nuk ka kufij, dhe se kjo do të duartrokitje nga opozita e cila sipas tij është në koordimin e Vuçiqin.

Por, pas përfundimit të takimit Vuçiq sikur e kapi nostalgjia për të vizituar Kosovën sepse herën e fundit e kishte parë atë në vitin 2018.

Madje ai tha se nuk do të qëndroi vetëm në veri për me shti “mish dhije” me serbët e veriut, kriminelët dhe bandat e tij kriminele por do vazhdoi edhe me në jug do ta vizitojë Graçanicën por edhe Prishtinën.

Merrne me mend në këtë situatë Vuçiq të endet rrugëve të Prishtinë, do ta duartrokisnin ata të opozitës sepse janë “të një fjale dhe bese” me qëndrimet e Vuçiqit për rrëzimin e qeverisë Kurti.

Por u pyet se duhet pyetur qeverinë e Kosovës që se njeh, e në veçanti pa lejen e Kurtit nuk bënë të hyjë në Kosovë.

“Do vijë ne Graçanicë…Nuk pyes Kurtin”, kush ia var atij.

Nuk thonë kot se trimëria i budallës nuk ka kufijë.

Pra, siç po duket edhe pa “leje ai do rraset” në Kosovë i rrethuar me kriminelët dhe bandat e tij të udhëhequra nga Radojçiqi, të armatosur, po me ata kriminel e banda që e “zbutën” KFOR-in duke i sakatuar së rrahuri. Pra, Vuçiq, siç thotë populli edhe atyre ua ka hanger orën.

Por një gjë dihet se me ardhjen e Vuçiqit në Kosovë do të jetë në veçanti e gëzuar dhe e entuziazmuar opozita e Kosovës e cila i ka të njejta qëndrimet ndaj qeverisë Kurti sikurse ato të Serbisë duke i dal zot, bile opozita policinë e Kosovës e quante fashiste poashtu si Vuçiq, kur ata luftonin për mbrojtjen e veriut pa pikë ndihme a përkrahje nga opozita”, përfundon ai për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat