Analisti e zbulon prapavijën e deklaratës së Lajçakut – ja çfarë paralajmëroi kur përmendi përshkallëzim të situatës!

Politika

Analisti e zbulon prapavijën e deklaratës së Lajçakut – ja çfarë paralajmëroi kur përmendi përshkallëzim të situatës!

Nga: M.Haziri Më: 17 shtator 2023 Në ora: 13:57
Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiq

Takimi i 14 shtatorit nuk arriti të sjellë rezultate mes Kosovës dhe Serbisë.

Është Serbia ajo e cila vazhdon të jetë këmbëngulëse në gjërat që Kosova nuk mendon të ia plotësoj.

Ndërsa pas këtij takimi emisari Lajçak ka thënë se në rast të moszbatimit të marrëveshjes së Ohrit do të këtë më shumë tesnione në veri.

“Jam i bindur se marrëveshja e Ohrit është dokumenti më i mirë, të dyja palët e kanë pranuar dhe do të ishte turp të shkonte huq. Në atë rast presim më shumë konflikte, përshkallëzim të tensionit dhe mundësisht më shumë dhunë në veri të Kosovës.”

Në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur analisti politik Gani Qarri.

Image
Gani Qarri

Ai u shpreh se ky takim nuk pati sukses pasi vazhdoi të ketë anim nga BE-ja për Serbinë dhe se kërkesa e vazhdueshme e Vuçiqit për Asociacion e bëri të mo ketë rezultate.

“Në fakt takimi i nivelit të lartë, ndërmjet kryeministrit të Republikës së Kosovës Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiq,me 14 shtator në Bruksel me ndërmjetësimin e Përfaqësuesit të lartë të Bashkimit Evropian Josep Borell dhe emisarit special për dialog Mirosllav Lajçak, megjithëse pas takimeve të veçanta me liderët e të dy vendeve, u arrit të zhvillohej edhe një takim i përbashkët trepalësh.Shkaku i animit të hapur të ndërmjetësuesve të BE-së, pro-Serbisë dhe kushtëzimit të Vuçiqit, që pikësëpari të formohet asociacioni një etnik serb, me kompetenca ekzekutive, edhe pse asociacioni, në marrëveshjen bazë gjendet në pikën e 9, nga 11 sosh sa ka në përgjithësi marrëveshja e dakorduar në Bruksel, bëri që kësaj radhe të dështonte tërësisht çdo gjë”, u shpreh ai.

Më tej, analisti thekson që deklarata e Lajçakut çuditshme, e lëshuar pas takimit të 14 shtatorit, na bënë jo vetëm të dyshojmë, por edhe të bindemi dhe të kemi frikë reale, se vërtetë tensionimi dhe shtetnsionim i gjendjes në veri të Kosovës.

Për aq më tepër, sikur mos të mjaftonte mbështetja publike e Mirosllav Lajçakut ndaj Serbisë hegjemoniste, deklarata e tij e çuditshme, e lëshuar pas takimit të 14 shtatorit, na bënë jo vetëm të dyshojmë, por edhe të bindemi dhe të kemi frikë reale, se vërtetë tensionimi dhe shtetnsionim i gjendjes në veri të Kosovës, nuk ndodhë spontanisht, apo shkaku i "trysnisë", por inskenohet në formë të veprimit mekanik, nga bandat kriminale serbe ,në krye me Milan Radojçioqin, të dirigjuara si me telekomandë, nga Vuçiq, Lajçak Borell & co, sa herë që atyre u duhet kjo formë trysnie perfide, për të shtuar presionin ndaj Kosovës dhe kushtëzuar Qeverinë Kurti, që ti bëjë lëshime të pafund Serbisë hegjemoniste”, shpjegon Qarri.

Thirrja dyshuese e Lajçak-ut

Nga ana tjetër analisti e sheh tejet dyshuese deklaratën e Lajçakut duke theksuar që është një thirrje për trazira.

“Madje Lajçak personalisht edhe kërcënon hapur, kur shprehet në mënyrë kaq cinike, se; nëse këto vendime themelore nuk merren deri në fund të vitit, kam frikë se na presin konflikte të reja, përshkallëzimi i tensioneve, e ndoshta edhe më shumë dhunë në veri të Kosovës, akt që mund të cilësohet se përveç deklaratës së tij “nxitëse”, kjo është edhe thirrje e hapur për trazira të porositura nga niveli më i lartë i BE-së , përderisa këto thuhen pikërisht nga vet emisari i ashtuquajtur "special" i BE-së, Mirosllav Lajçak, në mënyrë publike, vetëm pse Kosova, nuk mund ti përmbush, dhe atë me "prioritet" e pa asnjë radhë logjike, kushtëzimet e Serbisë hegjemoniste, për bosnjëzimin e Kosovës”, thekson ai.

Gjithashtu analisti cek që përveç qëndrimit të Vuçiqit për themelimin e Asocaicionit, të njejtin qëndrim po e mbajnë edhe emisarët ndërkombëtar.

Në anën tjetër, siç shprehet edhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti, "kushtëzimi i Serbisë" për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, është shndërruar në qëndrim të emisarëve të BE-së. Ndaj duke njohur veprimet e Serbisë hegjemoniste, nga droja se po u formua "asociacioni" kundërkushtetues një etnik serb, dhe Serbia realizon objektivin kryesor të saj hegjemonist, do ta bllokojë vazhdimin e më tejmë të bisedimeve dhe parashtroj ekstra-kushtëzime të reja edhe më të rënda dhe tërësisht të papranueshme, për anulimin komplet të dialogut. Kryministri Kurti për të krijuar siguri, nga veprimet e papritura hileqare të Serbisë dhe Aleksandër Vuçiqit, fillimisht kërkoj njohjen de facto të Kosovës nga Serbia edhe për faktin se vitin e ardhshëm në Evropë dhe në Shtetet e Bashkuara, pritet të fillojnë fushatat paraelektorale dhe krijohet atmosferë zgjedhore, gjë që realisht mund ta ndryshojë edhe kalendarin politik të tyre për Ballkanin Perëndimor dhe ta shtyjë agjendën e dialogut Kosovë-Serbi në plan të dytë”, tha ai.

Në fund, analisti shtoi që Serbia mund ta sabotoj tërësisht dialogun e mëtejmë dhe paraqes kushtëzime të reja, për të mos vazhduar bisedimet, për implementimin e pikave të tjera nga të cilat do të përfitonte edhe Kosova.

Kështu që megjithëse thuhet se Marrëveshja e Ohrit është dokumenti më i mirë i deritanishëm, devijimet për implementim, që inskenojnë Borell e Lajçak në kooketim me Serbinë hegjemoniste, duke hequr nga plani njohjen reciproke ndërmjet të dy vendeve dhe zhvendosur asociacionin nga pika e 9 e marrëveshjes bazë, për implemtim si pikë të parë, pas të cilit, Serbia mund ta sabotoj tërësisht dialogun e mëtejmë dhe paraqes kushtëzime të reja, për të mos vazhduar bisedimet, për implementimin e pikave të tjera nga të cilat do të përfitonte edhe Kosova, tendenca të tilla meskine, jo vetëm që nuk lejojnë të ketë dialogu sukses, por ato pamundësojnë edhe arritjen e çfarëdo marrëveshje ndërmjet të dy vendeve”, përfundoi Qarri për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat