Përmbyllja pa “kompromis” e takimit të fundit në Bruksel/ Paralajmëron analisti: Këto sanksione mund ta presin Kosovën

Politika

Përmbyllja pa “kompromis” e takimit të fundit në Bruksel/ Paralajmëron analisti: Këto sanksione mund ta presin Kosovën

Nga: Q.R Më: 18 shtator 2023 Në ora: 16:21
Foto nga takimi në Bruksel

Analisti politik Arbnor Sadiku, duke komentuar zhvillimet e fundit nga takimi Kurti-Vuçiq në Bruksel, potencon se në rast se dy vendet nuk bien në ujdi për përmirësim të raporteve mund të ketë masa ndëshkuese.

Sipas tij, Kosova rrezikon të pezullohet nga liberalizimi i vizave.

Ndërkaq, për Serbinë thotë se mund të ngadalësohet procesi i zgjerimit.

Image
Arbnor Sadiku

“Sipas ndërmjetësuesve të dialogut u potencua se në rast se nuk ka sukses në dialogun Kosovë-Serbi, BE do të sanksionoj më tej, Kosovën dhe Serbinë, kësaj të fundit mund t’i ngadalësohet procesi zgjerimin me ndalim të hapjes së kapitujve të ri për integrim, kurse, Kosovës mund t’i pezullohet liberalizimi i vizave”, deklaron Sadiku për “Bota sot”.

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, tha në një konferencë për media, më 15 shtator, se “dialogu nuk ka dështuar”, por se takimi i fundit ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i zhvilluar në Bruksel, “nuk ka dhënë rezultate”.

“Palët nuk janë në gjendje të tejkalojnë dallimet e tyre”, përfundoi Stano, duke theksuar se BE-ja është vetëm ndërmjetëse në dialog, dhe se përparimi në këtë proces varet nga Kosova dhe Serbia.

Në Aneksin për zbatimin e Marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve mes dy palëve, ndër të tjera shkruhet se Kosova dhe Serbia do të përballen me pasoja, nëse nuk i përmbushin obligimet që dalin nga ujdia.

Këtë e ka konfirmuar edhe përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, i cili tha më 14 shtator se “pa normalizim nuk do të ketë të ardhme evropiane as për Kosovën, as për Serbinë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat