Profesori: Punën pro ruse të Serbisë po e bënë Lajçak dhe Borell - Kështu përputhen ata me Vuçiq-in

Politika

Profesori: Punën pro ruse të Serbisë po e bënë Lajçak dhe Borell - Kështu përputhen ata me Vuçiq-in

Nga: A.SH Më: 18 shtator 2023 Në ora: 18:37
Fotografi e takimit të 14 shtatorit midis kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në Bruksel.

Pas deklaratës së Miroslav Lajçak se në rast të mos zbatimit të marrëveshjes së Ohrit nga të dyja palët “presim më shumë konflikte, përshkallëzim të tensionit dhe ndoshta edhe më shumë dhunë në veri të Kosovës”, ka komentuar edhe profesori Muhmet Kelmendi.

Ai në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se Lajçak dhe Borrell janë të njëanshëm, duke ia mbajtur krahun Serbisë në dialog.

Sipas tij, vet Lajçaku dhe Borrelli kanë futur asociacioni në plan të parë në bisedime me Kosovën, duke shtuar se që të dy janë kundër shtetësisë së Kosovës.

“Z.Lajcak ka treguar vazhdimisht se është pro serb dhe pro kërkesave të paraqitura nga Serbia. De-fakto i tërë debakli i dialogut vjen nga anëshmeria e tij dhe e z.Borell. Çdoherë kanë qenë anti Kosovës. Deklaratat e tij në skenën politike jane luftënxitëse. Z Lajçak punon për të mos patur marrëveshje. Duket se po e bënë punën e Rusisë ne UE. Është ndërmjetës që, në njërën anë, fton dhe tregon suksesin dhe detyrën e respektimit të Marrëveshjes se Brukselit të shkurtit dhe Aneks marrëveshjen se Ohrit dhe, në anën tjetër, vepron në implemtntimin e marrëveshjes për të mos u realizuar marrëveshja.

Futja nga z. Lajçak dhe z Borell në çështje thelbësore Asociacionin serb, duke i dhënë pushtet, në krahasim me çështjen tjera, si gjetja e të humburëve, dëmet e luftës dhe reciprociteti; njohja reciproke, është qesharake. Nuk mund të diskutohet Asociaconi pa marrëveshje për njohje recioroke. Këtë e dinë qartë në Bruksel dhe kudo. Por, këtë nuk e do as z. Lajçak dhe as z. Borell. Të dytë janë kundër njohjes. Këta e futën Kosovën në një pozitë të rëndë. E Prishtina ra viktimë”, thotë ai.

Duke folur mbi këtë çështje, ai tha se janë harruar çështje tjera si reciprociteti, pastaj edhe të pagjeturit për çka edhe bisedon Kosova.

Ai thotë se kërkesa e qëndrimit të Begradit u bë pikëmbështetëse e UE-së dhe e SHBA-ve.

"Tash i kemi edhe masat ndëshkuese. Është z.Borell dhe z.Lajçak që e futën Asociacionin në çështje të parë. Thjeshtë: Kërkesa e qëndrimit të Begradit u bë pikëmbështetëse e UE-së dhe e SHBA-ve. Tamam sikur me qenë minoriteti serb në Kosovë në gjendje të rëndë, në gjendje për t’u zhdukur nga jeta. Kjo nuk është e vërtetë.

Edhe z.Borell dhe edhe z.Lajçak dhe çdo lajçak tjetër e dinë se çfarë të drejta ka minoriteti serb në Kosovë. Nuk ka minoritet në botë me më shumë të drejta dhe mbrojtje ligjore. Kosova dhe Serbia kanë edhe të tjera çështje të pazgjudhura. Nuk po futet askund reciprociteti. Është lënë tërësisht përgjegjësia penale për gjenocidin e bërë në Kosovë. Për të pagjeturit nuk diskutohet fare. Dëmet e luftës as që janë bërë temë e dialogimit. Kudo gjinden vetëm kërkesat serbe. Më 15.09.2023 ne Nish krimineli i luftes, Vuçiç, tha: "Jam i kënaqur se tash po e kuptojnë në Bruksel, fjalën e ka për z. Borell dhe per z. Lajçak, pozitën e serbëve. Ne jemi për realizimin e planit të paraqitur në Bruksel. Nuk do të punojmë kurrë kundër interesit serb".

Qëndrimi i tillë tregon anësimin e dy ndërmjetësëve të UE. Përndryshe, kurrë nuk do të përshëndeteshin nga Beogradi. Tash punën pro ruse të Serbisë po e bënë z.Lajçak dhe z.Borell. Këtu është përputhja Vuçiç-Borell-Lajçak. Me z Borell dhe z.Lajçak kurrë nuk do të ketë marrëveshje. Ata janë kundër shtetit të Kosovës”, përfundon ai.

Kujtojmë, se Lajçak kishte deklaruar se është thelbësore që këtë vit të nisë zbatimi i marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve. Nëse procesi mund të ngrihet dhe të fillojë, ai do të vazhdojë edhe vitin e ardhshëm.

“Nëse ato vendime themelore nuk merren para fundit të vitit, kam frikë se kalendari politik në Evropë dhe në Shtetet e Bashkuara do të jetë i tillë që ta shtyjë këtë axhendë në fund. Jam i bindur se marrëveshja e Ohrit është dokumenti më i mirë. Të dyja palët e pranuan dhe do të ishte turp nëse do të binte në pluhur. Në atë rast presim më shumë konflikte, përshkallëzim të tensionit dhe ndoshta edhe më shumë dhunë në veri të Kosovës”, ka përfunduar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat