Analisti nga Amerika: Ky ishte skandali i BE-së - Blinken, Scholz dhe Marcon të përfshihen në dialog, kërkon largimin e tre emisarëve!

Politika

Analisti nga Amerika: Ky ishte skandali i BE-së - Blinken, Scholz dhe Marcon të përfshihen në dialog, kërkon largimin e tre emisarëve!

Nga: Nehat Shaqiri Më: 22 shtator 2023 Në ora: 17:46
Olaf Scholz, Albin Kurti, Aleksandar Vuçiq dhe Emmanuel Macron

Profesori dhe analisti politik, i cili jeton dhe vepron në SHBA, Binak Maxharraj, thotë se do të vazhdojë retorika e Serbisë në procesin e dialogut me Kosovën.

Maxharraj thekson se, Serbia nuk prodhoi kurrë asgjë nga dialogu, madje as edhe vet diaogu nuk solli diçka për t’u vlerësuar.

Sipas tij, tash e 12 vite janë humbje kohe, ndërsa disa marrëveshje që janë arritur deri tash, sipas tij, asnjë nuk zbatohet kryesisht nga Serbia.

“Janë ardhë veç disa marrëveshje të dëmshme për Kosovën nga kuislingët Thaçi dhe Mustafa që Serbia po insiston të zbatohen, e nëse zbatohen ashtu siç kërkon Serbia dhe ashtu siç janë nënshkruar nga kuislingët renegatët shqiptarë të Kosovës e “rruajti dreqi” i trokiti një “Republika Srpska” në derë të cilën kryeministi i Kosovës, Albin Kurti me çdo kusht po insiston të ia mbyllë derën, të pengojë edhe përkundër presionit ndërkombëtarë”, thotë Maxharraj për gazetën “Bota sot”.

Ai pohon se dialogu midis Kosovës dhe Serbisë, tanimë është i dështuar, dhe do të ishte mirë që mos të vazhdojë pa ndonjë formacion në një nivel tjetër dhe aktorë tjerë.

Kjo sipas tij, dialogu me ndërmjetësimin e BE-së ka dështuar dhe do të dështojë përsër.

“BE deri më tani është treguar e njëanshmë në dialog, duke ia dhënë anën Serbisë, përmes vënies qëllimshëm të personave si Borrell e Lajçak që vijnë nga dy vendet që nuk e njohin Kosovën”, potencon ai.

“Ky ishte një skandal sui generis i BE-së me qëllim të dëmtimit të Kosovës, por hiç më i mirë se këta nuk është as emisari special Gabriel Escobar”, shton tutje profesori.

Pra, sipas tij, me ndërmjetësimin e Borrellit, Lajçakut dhe Escobarit nuk duhet të vazhdojë tutje dialogu.

Ai madje kërkon që dialogu në kalojë fuqishëm me ndërmjetësimin e SHBA-së.

“BE duke e pasë parasysh “armiqësinë” e saj shekullore ndaj shqiptarëve e cila i masakroi dhe i deportoi jashtë trojeve të veta, nuk është e aftë këtë dialog të përfundojë edhe për 100 vjet me këta “zotërinjt” që i ka në dialog. Dialogu duhet të rrethohet nga Blinken, Scholz dhe Marcon për t’i dhënë jetë dhe fuqi të përfundojë me një marrëveshje gjithëpërfshirëse që në qendër e ka njohjen e Kosovës si shtet sovran e të pavarur. Vetëm me ndërmjetësimin e BE-së kurrë nuk do të këtë ndonjë marrëveshje përfundimtare”, përfundon profesori dhe analisti politik, Binak Maxharraj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat