“Serbia e njeh vetëm forcën”/ Kelmendi thërret SHBA-në dhe BE-në t’i kundërpërgjigjen Beogradit

Politika

“Serbia e njeh vetëm forcën”/ Kelmendi thërret SHBA-në dhe BE-në t’i kundërpërgjigjen Beogradit

Nga: M.Lakna Më: 24 shtator 2023 Në ora: 14:42
Foto nga vendi i ngjarjes

Juristi Muhamet Kelmendi ka thënë se vrasja e policisti Afrim Bunjaku dhe sulmbi mbi Policinë e Kosovës në Zveçan është akt i rëndë kriminal dhe rrjedh drejtpërdrejtë nga Qeveria e Serbisë, nga kryekrimineli Vuçiq.

Në një prononcim për gazetën “Bota sot” Kelmendi ka thënë se sulmet kriminale në veri nuk duhet ta frikësojnë Kosovën.

Sulmet e armatosura, sot ne ora 03 të mëngjesit, mbi organet e rendit dhe të sigurisë në Kosovë ku u vra një police, përkatësisht Afrim Bunjaku dhe u plagosën dy të tjerë, është akt i rëndë kriminal dhe rrjedh drejtpërdrejtë nga Qeveria e Serbisë, nga kryekrimineli Vuçiq. Bllokimi i këtyre më shumë se 30 kriminelëve të armatosur rëndë dhe me mjete të blinduara, të veshur me rroba luftarake, në Manastirin e Bajnskes, është një veprim tjetër kriminal, sepse po keqpërdoret objekti fetar për sumle kriminale”, ka nënvizuar ai.

Image
Muhamet Kelmendi

Juristi tha se organet e Kosovës gjenden në lartësi të detyrës shtetërore.

“Policisë së Kosovës që është mirë e përgatitur dhe me siguri ka kapacitete të merret me gjendjen e tillë kriminale.

I urojme suksese”, nënvizoi Kelmendi.

Ai shtoi se kërkohet nga UE dhe nga SHBA të dënojnë aktin kriminal dhe të kërkojnë nga Qeveria në Beogradit të ndal veprimet e tilla kriminale.

“Serbia i ka organizuar, armatosur dhe nga Vuçiqi udhëhiqem naksione kriminale.

Priten edhe veprime kriminale shumë më të gjera.

Kjo ndalet në Beograd.

Serbia e njeh vetëm forcën”, ka nënvizuar ai.

Profesori theksoi se NGA SHBA dhe BE kërkohet të tregojnë forcë ndaj Beogradit, sidomos kryekriminelit Vuqiç, që paqja në Kosovë të arrihet.

“Vetëm me këto mjete ndalen aktet kriminale”.

Policia e Kosovës është sulmuar mëngjesin e së dielës në veri, ku për pasojë një polic ka mbetur i vrarë, një tjetër është plagosur dhe një është i lënduar.

Sulmi ndaj tyre është kryer nga persona të maskuar dhe të armatosur rëndë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat