Lista serbe i ka përmbushur “kushtet” të shpallet terroriste/ Analistët tregojnë se si duhet të veprojë Qeveria me këtë parti

Politika

Lista serbe i ka përmbushur “kushtet” të shpallet terroriste/ Analistët tregojnë se si duhet të veprojë Qeveria me këtë parti

Armira Shaqiri Nga Armira Shaqiri Më 27 shtator 2023 Në ora: 08:32
Qeveria e Kosovës

Të dielën që kaloi Policisë së Kosovës iu vra rreshteri Afrim Bunjaku, nga terroristët serbë në fshatin Banjskë, të Zveçanit.

Për këtë ngjarje tragjike pati reagime të ashpra jo vetëm nga liderët vendorë edhe por edhe nga komuniteti ndërkombëtarë.

Lista serbe, e cila vepron nën direktiva të Beogradit në Kosovë, reagoi një ditë pas sulmit terrorist që ndodhi në Banjskë duke ia hedhur fajin Policisë së Kosovës.

Të martën ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka publikuar pamjet ku shihet nënkryetari i Listës Serbe i armatosur, Milan Radoiqiq duke i prirë grupit terrorist.

Po të martën, subjekti politik Lista serbe e bashkë me të edhe Serbia shpallën ditë zie kombëtare për vrasjen e terroristëve.

Këto po konsiderohen arsye të mjaftueshme që Qeveria e Kosovës, subjektin politik Lista serbe ta shpall organizatë terroriste.

Nela: Qeveria e Kosovës duhet t’i japë ultimatum Listës Serbe

Image
Milaim Nela

Analisti Milaim Nela në një përgjigje për “Bota sot” ka thënë se Qeveria e Kosovës duhet t’i japë ultimatum Listës Serbe që ose të distancohet nga krimi ose do të shpallet organizatë terroriste.

Qeveria e Kosovës duhet ta shfrytëzojë këtë rast për të ndërtuar ura bashkëpunimi me komunitetin serb të Kosovës pasi është një moment oportun.

Qeveria e Kosovës duhet ti japë ultimatum Listës Serbe që ose të distancohet nga krimi dhe aktet terroriste ose duhet të shpallet organizatë terroriste!

Me serbet e Kosovës duhet të hapet një dialog publik që ata ta ndjejnë veten qytetarë të barabartë të Kosovës e ata të mos përdoren nga Beogradi!

Pra dialog ne serbet e Kosovës e kurrsesi jo me Beogradin për çështjet e brendshme të Kosovës!”, deklaron ai.

Tali: Lista Serbe të vëzhgohet në mënyrë strikte, sidomos i disa anëtarëve të saj

Image
Driton Tali

Ndërkaq, analisti Driton Tali thotë se Lista Serbe sillet konform detyrave dhe urdhrave që i merr nga Aleksandër Vuçiq.

“Lista Serbe edhe kësaj radhe e vërtetoi atë që unë e them në vazhdimësi se "ajo (Lista Serbe) është degë (madje realisht nëndegë) e Partisë Përparimtare (SNS) të Vuçiçit!".

Andaj Lista Serbe sillet sipas urdhrave dhe detyrave të cilat i merr nga kryetari faktit i saj, Aleksandër Vuçiç”, thotë ai.

Sipas tij, për shkak të rrethanave politike nuk është koha që ajo të shpallet organizatë terroristë, por që duhet të vëzhgohet ajo dhe anëtarët e saj 24 orë në ditë.

Ky reagim i Listës Serbe është konform reagimit të mbrëmshëm të Vuçiçit, i cili për sulmin terrorist të organizuar nga vet ai, pasi dështoi, tentoi ta akuzojë Kosovën.

Për njohësit e skenës politike të Serbisë kjo nuk është diçka e panjohur. Sa për hir të argumentit të ceku sulmin me bomba në tregun e Sarajevës për çka Beogradi akuzoi boshnjakët edhe pse faktet flisnin qartë se ishte organizuar dhe ekzekutuar nga Beogradi apo rasti në kafiterinë Panda në Pejë, etj.

Sa i përket shpalljes së Listës Serbe si terroriste, unë mendoj se, për shkak të rrethanave politike aktuale (real politikës), nuk është koha por obsrevimi i saj në mënyrë strikte, sidomos i disa anëtarëve të saj, nga institucionet gjegjëse të shtetit, duhet të jetë 24/7 dhe kontinuel”, përfundon ai për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat