Policia e Kosovës rrëzoi me sukses skenarin serb/ Vjen paralajmërimi i rëndë për Vuçiqin – analistët e kanë këtë porosi!

Politika

Policia e Kosovës rrëzoi me sukses skenarin serb/ Vjen paralajmërimi i rëndë për Vuçiqin – analistët e kanë këtë porosi!

Majlinda Haziri Nga Majlinda Haziri Më 27 shtator 2023 Në ora: 09:31
Policia e Kosovës teksa sjellin njërin terrorist serb në stacionin e policisë

Vrasja tragjike e Rreshterit Afrim Bunjaku, i shpallur tashmë hero i Kosovës dhe sulmi terrorist i serbëve në veri të Kosovës ka ndryshuar rrjedhën e ngjarjeve politike e shoqërore në vendin tonë.  

Terroristët të cilët tentuan të prekin sovranitetin e vendit u ndalën me sukses nga Policia e Kosovës. 

Kjo ngjarje mori vëmendjen e gjithë opinionit vendor dhe atij ndërkombëtar. 

Të gjithë dënuan ashpër këtë veprim të Serbisë, ani pse Vuçiq vazhdoi propagandën e tij. 

Ai mbajti fjalimin e tij pas ngjarjes tragjike ku edhe i dështoi plani që kishe. 

Vuçiq, ka thënë se nuk dëshiron që ta arsyetojë vrasjen e policit të Kosovës në Branjska të Zveçanit, por ka tentuar të akuzojë autoritetet në Kosovë në lidhje me ngjarjet e sotme në Banjskë të Zveçanit. 

 “Nuk dua të arsyetoj vrasjen e policit, nuk kishte askush nevojë për këtë vepër, në Zveçanit jo për popullin serb, kur Kurti është organizuesi kryesor i kaosit në Kosovë”- tha Vuçiq. 

Vuçiq u arsyetua për vonesën për t’u deklaruar për zhvillimet në veri të Kosovës duke thënë se i mori kohë për “ta kuptuar se çfarë ka ndodhur”. 

“Na është dashur kohë që të kuptojmë vet se çka ka ndodhur ne Kosovë për të treguar të vërtetet dhe të përgatitemi për marrjen e vendimeve të duhura” –  tha Vuçiq në konferencë për media. 

Derisa shprehet në këso forme, Vuçiq vazhdon propagandën të cilën fatmirësisht më nuk po luan rol tek opinoni, pasi gjatë ditës së sotme janë publikuar edhe dëshmi të planeve që terroristët i patën. 

Kujtojmë që sot ka përfunduar seanca dëgjimore ndaj të arrestuarve për sulmin fshatin Banjkë të Sveçanit. 

Gjykata Themelore në Prishtinë ua ka caktuar nga një muaj paraburgim të dyshimtëve për sulmin terrorist të së dielës në fshatin Banjskë të Zveçanit. 

Mulliqi: Nëse dëshirohet që procesi i dialogimit të mbyllet me sukses duhet hequr masat Kosovës 

Image
Skënder Mulliqi

Në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot” ka ka folur analisti politik, Skënder Mulliqi. 

Ai u shpreh se Vuçiq ka pasur këtë skenar të futjes në veri tash e një kohë, mirëpo që aksioni i shpejt i policëve bëri që ky skenar serbo-rus të dështojë. 

Akti i fundit terrorist në veri të Kosovës, ishte skenar mirë i përgatitur i Beogradit zyrtar e i Moskës për t’i krijuar rrethanat për ndarje të veriut nga jugu. Se ishte një skenar moti i hartuar nga kryçetniku i Serbisë, Aleksandar Vuçiqi, me  strukturat kriminale paralele serbe dhe grupin paramilitar rus Ëagner, flet e dhëna se sa shumë armatim ju është gjetur grupit terroristë prej 30 vetave siç mendohet apo edhe më shumë. Ky grup kishte plan që të instrumetalizojë serbët në veri për të ju bashkangjitur atyre në planin për ndarje të Kosovës. Por, aksioni i shpejtë i Policisë të Kosovës ndaj terroristëve, bëri që ky skenar ruso serbë  të dështoj”, u shpreh ai. 

Më tej, analisti thekson që gjuha e butë që ndërkombëtarët në vazhdimësi kanë pasur me Serbinë kanë sjellë këtë situatë. 

Mendoj së tolerimi i gjatë i politikave fashiste të Vuçiqit nga BE-ja dhe deklaratat në favor të tij në Bruksel të Borrelit, Lajçakut por edhe te Eskobarit, bën që Serbia krahas bisedimeve të vepron në veri të vendit me metoda të dhunës të bën faktike implementimin e Asociacionit , të cilin Kosova nuk e pranon. Tolerimi i dhunës të shkaktuar nga terroristët serbo rus, gjatë protestës së dhunshme  para disa ditësh bëri  që të kemi të lënduar shumë pjesëtarë të policisë të Kosovës, vetura të djegur dhe lëndime të rënda të pjesëtarëve të KFOR-it, dy prej tyre dhe ju  amputuan këmbët nga lëndimet e marra. Nuk u reagua  nga faktori ndërkombëtar, ndaj veprave subversive destabilizuese , por u fajësua Kosova, e cila ende i ka mbi supe masat ekonomike nga BE-ja”, shpjegon analisti. 

Sa i përket paraqitjes dhe propagandës së Vuçiqit, analisti thotë që nuk është hera e parë që vepron kësisoj, por sipas tij kësaj radhe planet e tij djallëzore u shuan nga policia e Kosovës. 

Ndërsa paraqitja e Vuçiqit pas skenarit të tij të dështuar në veri ishte  shumë e zbehtë, demoralizuese pse nuk ju realizua plani që kishte. U pa nga qielli fajësia e tij  dhe reagimi  se në këto ngjarje është i implikuar gjoja minoriteti serb , e që  është shumë qesharake .Vuçiqi  fshehu me këtë rast mllefin e tij pse grupi terroristë nuk ju ka bashkangjitur pjesa më e madhe e minoritetit serbe. Nuk është hera e parë që Vuçiqi  e fajëson Kosovën dhe Kurtin. Kjo nuk na çuditë fare duke ditur  për planet djallëzore të Serbisë ndaj Kosovës sovrane dhe të pavarur.Nëse dëshirohet që procesi i dialogimit të mbyllet me sukses duhet hequr masat Kosovës dhe t’i adresohen Serbisë. Kosova pas këtij grushti të rëndë që i dha kryçetnikut serbe Vuçiqi dhe kriminelit  rus Putin, duhet të bashkëpunojnë shumë ngushtë sidomos më Amerikën mike, zaten që është bërë edhe deri më tani”, nënvizoi Mulliqi për “Bota sot”. 

Ahmeti: Serbia ka investuar jashtëzakonisht shumë në grupet kriminale 

Image
Hidajet Ahmeti

Ndërsa, analisti tjetër politik Hidajet Ahmeti në një bashkëbisedim me “Bota sot”, thotë që skenari që Vuçiq kishte u demaskua dhe tani është koha që ndërkombëtarët ta sanksionojnë Serbinë. 

Serbia ka investuar jashtëzakonisht shumë në grupet kriminale, por  në fund u demasku i gjithë ky skenar i arkitektit të se keqes, Vuçiq. Ndërkombëtarët e kanë imperativ që ta sanksionojnë Serbinë, pasi çdo qasje tjetër e ndërkombëtarëve nuk do të prodhonte paqe në mes dy vendeve”, thotë ai. 

Në fund, analisti potencon që duhet të ketë formë të re dialogut pas kësaj ngjarje që u demaskua Vuçiq. 

Tash duhet të ketë një format të ri të dialogut, pasi kryearkitekti i krimit të organizuar në Mitrovicën e veriut është demaskuar. Ndërkombëtarët duhet të veprojnë objektivisht nëse dëshirojnë zgjidhje afatgjate”, përfundoi Ahmeti për “Bota sot”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat