Naim Miftari vazhdon akuzat e rënda në drejtim të Thaçit e Veselit, ja çfarë përmend tani

Politika

Naim Miftari vazhdon akuzat e rënda në drejtim të Thaçit e Veselit, ja çfarë përmend tani

Nga: N. Shaqiri Më: 9 tetor 2023 Në ora: 12:27
Naim Miftari

Pas ngjarjeve të fundit që ndodhën në veriun e Kosovës, ka reaguar përsëri ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari.

Ai ka akzuar përsëri me emër e mbiemër, ish-presidentin Hashim Thaçin, Kadri Veselin dhe Agim Çekun për konspiracione ndaj UÇK-së dhe për tradhti ndaj veriut të Kosovës.

Miftari thotë se kjo ka ndodhë gjatë dhe pas luftës në Kosovë.

“Të gjitha gabimet, dredhitë dhe konspiracionet e bëra kundër UÇK-së... kundër Kosovës, kundër veriut në Mitrovicë... gjatë dhe sidomos pas luftës të bëra nga Hashim Thaçi, Kadri Veseli... kanë ardh nga ky njeri, përndryshe shefi-patroni i Hashimit, Kadriut, Agimit...., agjenti i shërbimit sekret Francez DGSE-së, përdryshe edhe dhëndër i serbëve, agjenti francez Denjear Arnaudi i cili edhe Aleksandër Vuçiqin e solli në pushtet në Serbi, kurse sot është euro deputet nē parlamentin Europian në Bruksel i cili edhe sot përzihet në punën e Gjykatës Speciale në Hagë...!”, shprehet Miftari.

Miftari thekson se po të njëjtit kishin manipuluar dhe korruptuar misionin e UNMIK-ut në Kosovë, por edhe EULEX-in.

Ai vazhdon me akuza se po të njëjtin edhe ndanë veriun e Kosovës.

“Të njejtit agjenta të DGSE e dështuan, e manipuluan dhe e korruptuan misionet si UNMUK-un ashtu dështuan dhe EULEX-in misioniet e tyre në Kosovë, të njejtit 1999 kinse gabimisht bombarduan dhe vranë ushatar të UÇK-së në Koshare me aeroplanat e tyre të luftes Mirazh, dhe gjatë bombardimit ndërkombëtar kundër Serbisë spiunuan rregullisht kordinatat e NATO-s për llogari të Serbisë, dhe të njëjtit (DGSE-ja) ndan Mitrovicën në qërshor 1999 por pytja është pse u bënë dhe bëhen edhe sot nga Franca të gjitha këto veprime aspak të rastësishme në koordinim të plotë me Serbinë kundër shqiptarëve, sidomos kundër Kosovës?”, thekson ai.

Sipas tij, pastrimi etnik në veri ndodhi në prani të ushtarëve francez.

“Kush e bëri pastrimin etnik të 2, 3 shkurtit në vitin 2000 në Mitrovicë në veri para syve të mbi 7000 ushtarëve francez të armatosur deri në dhëmb, kush e bëri masakren kundër qytetarëve shqiptarë ndoshta alinët, kur për 48 orë u vranë dhjetëra, u plagosën qindra civilë shqiptarë, u ndjekën nga shtëpitë e banesat e tyre, u torturuan mbi 15.000 qytetarë shqiptarë etnik të Mitrovicës”, përfundon Naim Miftari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat