“Bëhet varri për së gjalli”/ Analisti tregon ‘goditjen’ fatale për Serbinë, por nuk po e lejon Rusia - Paralajmëron edhe Kosovën!

Politika

“Bëhet varri për së gjalli”/ Analisti tregon ‘goditjen’ fatale për Serbinë, por nuk po e lejon Rusia - Paralajmëron edhe Kosovën!

Nga: Nehat Shaqiri Më: 11 tetor 2023 Në ora: 22:40
Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiq

Profesori tregon për ndikimin e Rusisë të Serbia në raport me Kosovën

Dialogu Kosovë – Serbi nuk është i drejtë, është i pabalansuar dhe i anshëm.

Kështu po vlerëson profesori dhe analisti politik Binak Maxharraj i cili shprehet se këtë e ka thënë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Ai thotë se kjo që po ndodhë me dialogun është si pasojë e “dyftyrësisë së ndërkombëtarëve” duke përdorë politikë të dyfishtë në dialog në stilin “ledhatojë Serbinë”, anipse ajo është fajtore për çdo gjë që po ndodhë në veri tash e tri dekada dhe “shkelë Kosovës” e cila po mundohet të zbatojë Kushtetutën dhe ligjet e veta në veri.

“Kjo është e qartë kur dihet se shtetet perëndimore kanë krijuar gabimisht, qëllimshëm një përceptim se Kosova është problem kryesor i rrëmujave në veri. Një qasje e tillë e ndërkombëtarëve ka munguar ndaj Serbisë ajo nuk dënohet, e as qortohet kur ajo i përdorë serbët e veriut si vegla pune, siç është rasti largimi i serbëve me urdhërin e Vuçiqit nga të gjitha institucionet e Kosovës në veri me qëllim që pastaj t’i bojkotojnë zgjedhjet, për të krijuar situatë tensionuse në veri siç edhe ndodhi, të cilët Kurtit ia lanë ‘arushën në dorë’”, thotë Maxharraj.

Ai mendon se Seria nuk është e interesuar për dialogun me Kosovën.

“Mosvazhdimi, mbajtja e satatus kuosë në veri i konvenon Serbisë e jo Kosovës e cila është e interesuar që dialogu të ecën përpara. Ka shumë arsye që Serbia e ka neglizhuar dialogun tash e 12 vite, por tani psiqë po vazhdon lufta midis Rusisë dhe Ukrainës ka edhe me shumë arsye të mos vazhdojë, sespe Serbia është duke e pritur “Godon” e përfundimin e luftës Rusi-Ukrainë. E kotë është laritja që perëndimi po i bënë Serbisë e cila deri më tani i refuzoi sanksionet kundër Serbisë. Më kot është që perëndimi të ledhatojë Serbinë duke e tërheqë nga perëndimi. Jo Serbia nuk e “hanë” këtë karrem, sepse duke i pas lidhjet e saj historike dhe shpirtërore me Rusinë si “vellaun” e madh ajo kurrë nuk heq dorë nga Rusia, por që edhe më tutje do të vazhdojë me mashtrime dhe lajthitje ndaj perëndimit për të shfrytëzuar investime nga ajo”, potencon ai.

Ai thekson se, Serbia nuk është e detyruar të vazhdojë dialogun por të prolongoi atë sa me gjatë që është e  mundur edhe për shkakun se ajo anipse në parim, por pa nënshkrim e pranoi Marrëvshjen e Brukselit dhe Ohrit dhe këtë Serbia nuk do të zbatojë për sa kohë të mundet.

“Serbia, marrëveshjen e Ohrit e konsideron të papranueshme dhe fatale për të e cila de fakto e ka njohjen e Kosovës. Serbia nuk është e interesuar të vazhdojë dialogu edhe nga shkaku se këtë vet presidenti i Rusisë nuk ia lejon se Marrëveshjen e Ohrit Franko-gjerman nuk duhet pranuar sepse Putin i sygjeron se ajo është fatale për Serbinë. Putin i sygjeron Vuçiqit që sa të mundet të mbajë të tensionuar situatën në veri, qoftë me protesta apo rrëmuja përmes kriminelëve dhe bandave terroriste deri në përfundimin e luftës Rusi-Ukrainë të cilën synon ta fitaj, e më pastaj te kërkohet një Konferencë nderkombetare lidhur me Kosovën dhe veriun e saj”, shton profesori.

Maxharraj thekson se, kjo do të ishte fatale për Kosovën.

“Në këtë Konferencë sipas të gjitha gjasave dhe projekteve të Rusisë dhe Serbisë pos të tjerëve do të merrë pjesë edhe vetë Rusia por edhe Kina, çfarë do të thotë se Kosovës i bëhet varri për së gjalli. Dhe mu për këtë drjetim që kjo të mos ndodhë SHBA duhet të jetë në nivel të detyrës sa nuk është vonë, të merr fuqishëm dialogun mbi supet e sajë, të përfundojë sa më shpejtë që të jetë e mundur, sepse nga një BE e këtillë, e njëanshme dhe e padrejtë nuk do te këtë përfundim të dialogut, e as arritje të ndonjë marrëvshje përfundimtare, e krejtë kjo i shkon përshtati Serbisë dhe Rusisë”, përfundon profesori Binak Maxharraj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat