Lista Serbe e gatshme për zgjedhje/ Tali: Lëvizje taktike e Vuçiqit – Kërkohet kjo gjë nga Perëndimi!

Politika

Lista Serbe e gatshme për zgjedhje/ Tali: Lëvizje taktike e Vuçiqit – Kërkohet kjo gjë nga Perëndimi!

Nga: A.SH. Më: 14 tetor 2023 Në ora: 17:17
Lista Serbe

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kohë që ka thënë se zgjedhjet në katër komunat veriore do të mbahen në vjeshtë të këtij viti. Por, situata ndryshoi, duke pasuar me sulme terroriste në veri të Kosovës nga serbët.

Nga ana tjetër, edhe Lista Serbia ishte deklaruar se nuk do të marrë pjesë në zgjedhje, madje iu kishte bërë thirrje edhe popullatës serbe atje të mos dilinin në votime.

Por, siç duket diçka ka ndryshuar, sepse kemi ‘rrokada’ të deklaratave të Listës Serbe.

Ajo më 13 tetor ka deklaruar se është e gatshme të marrë pjesë në zgjedhjet në komunat në veri të Kosovës.

“…Të stimulojmë procesin politik dhe dialogun që do të kontribuonte në përmbushjen e kushteve tona, të cilat i kemi theksuar disa herë deri më tani”, tha kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq.

Analisti Driton Tali në një pronocim për “Bota sot”, thotë se kjo është një lëvizje taktike e Vuçiqit, duke parë presionin ndërkombëtarë.

“Këtë unë e shoh si lëvizje taktike nga ana e Vuçiçit si rezultat i presionit ndërkombëtar të shtuar pas sulmit terrorist në Banjskë.

Thash Vuçiçit sepse kryetari i vërtet i Listës Serbe është Aleksandër Vuçiçi për faktin se Lista Serbe është një degë (për mos të thënë nëndegë) e Partisë Përparimtare Serbe (SNS) të Vuçiçit dhe ajo bënë atë që kryetari saj thotë”, thotë ai.

Derisa, për dialogun thotë se nuk pret diçka konkrete pa pasur presion serioz ndërkombëtar mbi Serbinë, duke kritikaur edhe perëndimin se një gjë e tillë nuk po shihet, andaj edhe Serbia ka për të vazhduar kësisoj “herë me tensione të shtuara për të pasuar pastaj në periudha kohore më të qeta”.

“Sa i përket dialogut me Serbinë, atë që në vazhdimësi po e them: unë nuk pres arritje substanciale derisa në Serbi të ekzistojë ky vullnet (model kulturor) dhe Perëndimi të vazhdojë me këtë qasje!

Nëse Perëndimi nuk ndërron qasje, në kuptimin e rritjes së presionin serioz, kjo kastë politike e cila e dominon Serbinë do të vazhdojë me këtë avaz.

Por, siç po shihet Perëndimi nuk do ta bëjë atë, pra rritjen e presionit ndaj "kësaj Serbie" deri në pikën e padurueshmërisë, për shkak të "Rusisë putiniane". Andaj kjo sagë do të vazhdojë edhe më tutje kësisoj - herë me tensione të shtuara për të pasuar pastaj në periudha kohore më të qeta.

Kështu ka qenë që nga viti 1999, dhe kështu, sipas gjitha gjasave do të vazhdojë edhe më tutje, nëse vazhdon kjo gjeopolitikë.

Alternativë është ardhja në skenën politike të Serbisë politikanë pa hipoteka me të kaluarën, por mjerisht "kjo Serbi" ende nuk është gati për ata”, përmbylli Tali për “Bota sot.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat