Tomë Gashi flet për bastisjen e policëve në veri – ka këtë paralajmërim për Serbinë!

Politika

Tomë Gashi flet për bastisjen e policëve në veri – ka këtë paralajmërim për Serbinë!

Nga: M.Haziri Më: 14 tetor 2023 Në ora: 22:04
Tomë Gashi

Gjatë ditës së sotme Policia e Kosovës ka njoftuar se ka kryer kontrolle në shtatë lokacione në veri të vendit që lidhen me ngjarjet e 24 shtatorit 2023, ku janë gjendur armë, municion, mjete shpërthyese e pajisje tjera ushtarake.

Në njoftim thuhet se kontrollet janë kryer në lokacione të ndryshme, katër në Mitrovicën e Veriut, dy në Zveçan dhe një në Banjskë.

Gjatë këtyre kontrolleve, në një bodrum të njërit nga tre soliterët në Mitrovicën e Veriut, janë gjetur një sasi municioni, kallashnikovë, zola, eksploziv etj.

Pjesëmarrës në këto kontrolle ishin edhe zyrtarë nga EULEX-i, kurse te tre rrokaqiejt prezent kanë qenë edhe EOD -KFOR-i, po ashtu EOD e Policisë së Kosovës është në vend të ngjarjes.

Në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur avokati Tomë Gashi.

Ai u shpreh se situata në veri ka ardhur si pasojë e e keqqeverisjes për 22 vite me radhë.

Situata në veri që nga ardhja në pushtet të qeverisë Kurti është sikur kur jau prish çerdhen grejzaëve që kanë bërë vezë për 22 vite sa kanë qenë në pushtet paraardhesit e kryeministrit Kurti. Për këtë arsye radikalët serbë të veriut të mbështetur nga Serbia dhe nga Vuçiq erdhen deri në atë fazë sa të sulmojnë Kosovën në tentativë për të shkëputur veriun me dhunë sepse e dijnë që me Albinin nuk kryhet kurrë ajo punë”, u shpreh ai.

Më tej, avokati thekson që Kurti nuk do të pranoj asnjëhere Asociacionin që Serbia e kërkon dhe sa i përket armatimit të zbuluar gjatë ditës së sotme Gashi tha është pjesë e armatimeve të grupit terrorist të cilët vranë policin tonë më 24 shtator.

Albini nuk do të ju jep atë që ju dha Thaçi më 2013 e Mustafa më 2015. Pra me Albinin në Qeveri kurrë nuk do të ketë Asociacion çfarë e kërkon Serbia. E sa i përket armatimit të zbuluar sot kjo është pjesë e armatimeve të grupit terrorist të cilët vranë policin tonë më 24 shtator. Dhe këtë armatim e këto mbetje terroriste të Serbisë nuk po kanë si ta mbajnë të fshehur për të përsëritur aktet terroriste si të 24 shtatorit për shumë arsye, isa prej të cilave janë : nuk i ka më rreth 500 e sa policë serbë që dhanë dorëheqje me urdhër të Vuçiqit në nëntor të vitit të kaluar. Ku shumica e tyre edhe pse në uniforma të policisë së Kosovës punonin për Serbi”, shpjegon avokati.

Në fund, ai potencon që me kryeministrin Kurti tashmë pjesa e veriut është e kontrolluar.

Pastaj duhet ta kujtojme se është hera e parë që me Kurtin në pushtet Kosova ka 7 baza të policisë speciale në veri dhe tani situata është në kontroll të 100% nga policia jonë e cila çdo ditë po i shpartallon mbetjet terroriste siç ishte aksioni i sotëm”, përfunfoi Tomë Gashi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat