Analisti: Dialogu s’ka më kuptim, u shkatërrua nga këta tre njerëz – ja pse Lista Serbe u kthye në zgjedhje!

Politika

Analisti: Dialogu s’ka më kuptim, u shkatërrua nga këta tre njerëz – ja pse Lista Serbe u kthye në zgjedhje!

Nga: A.SH Më: 15 tetor 2023 Në ora: 10:01
Foto nga një prej takimeve Kosovë-Serbi

Situata në Kosovë vazhdon të jetë e njejtë, por më pak e tensionuar.

Së fundi, Lista Serbe ka deklaruar se do të marrë pjesë mnë zgjedhje në veri, për të cilat ende nuk është vendosë se kur dhe si do të mbahen. Kjo pasi në Kosovë pasuan ngjarje tjera, duke filluar nga akti terrorist i serbëve në Banjskë të Zveçanit.

Analsiti Binak Maxharraj për “Bota sot” ka thënë se nga BE dhe SHBA nuk po shohim ndonjë gjë konkrete mbi Serbinë e cila e kreu aktin terroriist në veri të Kosovës, duke shtuar se ata e dënuan vetëm verbalisht.

Sipas tij, a duhet që Serbia të kryejë sulm nuklear mbi Kosovën që të mund të sanksionohet?

“Kaluan qe tri javë nga akti terrorist, dhe Serbia nuk e pranon aktin terrorist të kryer në Kosovën sovrane, bile edhe shpallë ditë zie për terroristët të mbetur në betejën e turpit, dhe duke e kërcënuar Kosovën me rrethim të hekurtë nga ushtria e saj në 27 pika të rrethimit dhe priste ndonjë urdhër sulmi nga kryefashisti Vuçiq.

BE dhe SHBA pos dënimit verbal të sulmit terrorist nuk ndërmorrën deri më tani asgjë konkret anipse fakti terrorist ishte konkret dhe i qëllimshëm nga Serbia për qëllimin e tyre barbarë për të grabitë territor në veri. Është shumë e tmerrshme sjellja makabre e Bashkësisë Ndërkombetare(BE/SHBA) e cila nuk po bënë sa duhet, nuk po ndërmerr asgjë që Serbia fashiste, terroriste të sanksionohet, deri kur këta tipat siç janë Borell, Lajçak dhe Escobar do të vazhdojnë ta ledhatojnë Serbinë dhe Vuçiqin edhe nëse ajo ka bërë akt agresiv terrorist duke e cenuar sovranitetin e një shteti.

A mos vallë BE/SHBA po presin që Serbia të bëjë edhe diçka më të madhe, siç është bie fjala sulmi nuklear mbi Kosovën që të mund të sanksionohet. Turp, skandal ndërkombëtar që s’ka ku shkon me tepër. E bëjnë këtë ndërkombëtarët për t’ia kthyer drejtimin Serbisë kah Perëndimi, por kot e kanë, Serbia i ka rrënjët thellë në Lindje, në sllavizëm atje edhe ku e ka origjinën e lindjes. Veç, çka mundohen kot, derisa ta kuptojnë një ditë se Serbia është e humbur përgjithmonë”, thotë ai.

Tutje, analisti dekaron se edhe në këtë pozicion, Kosova nuk duhet të vazhdojë dialogun me Serbinë.

Madje, ai përmend edhe dy arsyje, pse nuk duhet të ketë rikthim të bisedimeve.

-Së pari, është e tmershme, skandaloze kërkimi e lëre më rikthimi në dialog së pari pa u sanksionuar Serbia për aktin barbar, terrorist të sulmit mbi Kosovën për qëllim të shkatërrimit të sovranitetit dhe pavaresisë së saj me të cilën as se si të pajtohen. Këtë qeveria e Kosovës asssi nuk mund të pajtohet. Për të rifilluar dialogu ai duhet të reformohet. Është e qartë se Serbisë më së paku i intereson që dialogu të vazhdojë, sepse është ajo vet e cila nuk i ka nënshkruar marrëveshjet e Brukselit dhe të Ohrit, dhe këto marrëveshje për Serbinë janë inekzistente, të pa qena, për të cilat vetë Vuçiq haptas në sy të ndërkombëtarëve thotë se nuk janë marrëveshje të mira sepse nuk i kam nënshkruar. Dihet se ka të drejtë sepse çdo marrëvshje e arritur midis dy shteteve të pa nënshkruara nuk janë të vlefshme dhe të pranueshme nga juridiksioni ndërkombëtar. Ndërsa marrëveshjet gojarisht ashtu siç i thotë goja i merr era.

Së dyti, nuk është e mundshme që të rifillojë çfaredo dialogu pa reformim, e aq më keq nuk është e mundur që rikthimi i dialogut të bëhet me aktorët e njejtë të cilët edhe e shkatërruan këtë dialog siç janë: Borell, Lajçak dhe Escobar, të apostrofuar edhe nga shumë akter ndërkombëtar, qofshin ata analist, opinionist, deputet, kongresmen apo senator të cilët kanë vënë dyshimet e tyre rreth dialogut të ”mbrapështë” të udhëhequr nga këta tre musketarët shkatërrimtar të dialogut”, nënvizon ai.

Në fund, ai përmend edhe zgjedhjet, të cilat tashmë e kanë pranuar edhe serbët se do të marrin pjesë, duke e ditur se tashmë e kqeja iu doli sheshit dhe po mundohen që t’i tregojnë botës se Serbia është bashkëpunuese.

“Besoj që qeveria e Kosovës do të jetë në nivel të detyrës se nuk do të nisë dialogu i cili çon askund por që ka për qëllim shkatërrimin e Kosovës, sepse një gjë dihet se historikisht është vërtetuar se serbët janë rrenca, mashtrues, janë të pabesë, nuk e mbajnë fjalën, të presin në besë kur e kanë interesin e tyre. Në fund edhe deklarimi i tyre si i Vuçiqit dhe Rakiqit për t’i organizuar zgjedhjet në veri të cilat ata vetë i bojkotuan, por kur e panë se u doli duqi për ledinë hajde të kthehemi në zgjedhje me qëllim që të zbehin aktin e tyre terrorist që e bënë para dy-tri javësh me qëllim për t’i treguar botës se na jemi bashkëpunues, e nuk ishin dje kur Vuçiq në 23 nëntor i përfshiu si gjanë e gjalla të gjithë serbët e veriut të largohen nga institucione e Kosovës. Kërkimin e zgjedhjeve e kanë si farcë, si mashtrim i cili nuk duhet të pranohet jo tani në këtë kohë, pa dhënë llogari Serbia për aktin terrorist, pa u sanksionuar ajo nga BE dhe SHBA te cilët si duket po i frikësohen që ta sanksionojnë”, përfundon ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat