Flet avokati serb që paditi Radoiçiqin për terrorizëm, zbardh detaje mbi lirimin e tij – ja sa do duhej të dënohej për sulmin në Banjskë

Politika

Flet avokati serb që paditi Radoiçiqin për terrorizëm, zbardh detaje mbi lirimin e tij – ja sa do duhej të dënohej për sulmin në Banjskë

Nga: A.M. Më: 15 tetor 2023 Në ora: 15:46
Milan Radoiçiq

Situata në Kosovë vazhdon të jetë e tensionuar, që nga sulmi i terroristëve serbë në Manastirin e Banjskës, i cili u udhëhoq nga kryekrimineli Milan Radoiçiq.

Radoiçiq, shpëtimin e gjeti te shteti serb, ku edhe aktualisht po qëndron.

Gjykimi i kryekriminelit serb në Kosovë vështirë se mund të ndodhë, kjo pas Serbia nuk do ta ekstradojë atë.

E në lidhje me këtë çështje, në një prononcim për “Bota sot” foli avokati serb, Çedomir Stojkoviq.

Sipas tij, kriminalei Radoiçiq nuk do dënohet në Serbi, derisa ditë më parë u lirua me urdhër të autoriteteve politike të Beogradit.

“Radoiçiq nuk do të dënohet në Serbi. Serbia e arrestoi pas 10 ditësh dhe e akuzoi për armëmbajtje pa leje, por nuk e akuzoi për terrorizëm apo vrasje të rëndë (sepse vrasja e një polici është vrasje e rëndë). Pas arrestimit, Radoiçiq u ndalua vetëm për 20 orë dhe u lirua menjëherë, pas një urdhri të qartë të autoriteteve politike drejtuar organeve të drejtësisë. Dhe tani ai është i lire”, deklaroi avokati serb.

Madje, Stojkoviq potencoi faktin se shteti serb nuk do të pranojë provat e mbledhura nga autoritetet shtetërore të Kosovës kundër Radoiçiqit.

Image
Avokati serb, Çedomir Stojkoviq.

“Përveç kësaj, është e qartë se edhe Radoiçiq do të lirohet nga akuza për atë procedurë, sepse Serbia nuk e njeh zyrtarisht Kosovën si shtet, dhe kjo do të thotë se gjykatësi në Serbi nuk do të pranojë provat e mbledhura nga autoritetet shtetërore të Kosovës në Banjskë, dhe kundër Radoiçiqit nuk ka asnjë provë tjetër përveç atyre të mbledhura nga Kosova dhe më pas ai do të lirohet”, nënvizoi ai.

Më tej, avokati serb përmendi edhe padinë për terrorizëm që e bëri ndaj Radoiçiqit, derisa tha se për krime të tilla që rëndojnë mbi Milanin, shqiptohen dënime të përjetshme.

“Ditën kur Radoiçiq u arrestua dhe më pas u lirua, unë bëra një kallëzim penal personal kundër tij për terrorizëm, në mënyrë që të regjistrohej se e kishte bërë dikush në Serbi, sepse sipas ligjit të Serbisë, ajo që bëri ai grup ishte pa mëdyshje terrorizëm dhe vrasje e rëndë, dhe për ato krime mund të shqiptohet dënimi me burgim të përjetshëm në Serbi, pavarësisht se krimi është kryer në Kosovë. Me atë raport kam përfshirë jo vetëm Radoiçiqin, por edhe të paktën 30 anëtarë të tjerë të panjohur të grupit dhe zyrtarë të tjerë të panjohur në strukturën e sigurisë së Serbisë.

Fakti që Serbia nuk e akuzoi Radoiçiqin dhe të paktën tridhjetë anëtarë të grupit të tij për terrorizëm, edhe pse e kërkon Kodi Penal i Serbisë, flet se regjimi në Serbi e organizoi grupin e Radoiçiqit dhe e dërgoi në Kosovë, dhe se kjo Aktakuza fyese në Beograd kundër tij për "armëmbajtje të paligjshme" shërben vetëm për të portretizuar në mënyrë të rreme se regjimi në Serbi është duke bërë diçka ligjërisht, qoftë edhe simbolikisht kundër Radoiçiqit, edhe pse ai me të vërtetë e mbron atë”, përmbylli Cedomir Stojkoviq për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat