Samiti në Tiranë/ Profesori i ashpër me BE: Nuk është për dënimin e Serbisë - Deri kur kështu?

Politika

Samiti në Tiranë/ Profesori i ashpër me BE: Nuk është për dënimin e Serbisë - Deri kur kështu?

Nga: A.SH Më: 16 tetor 2023 Në ora: 16:57
Foto nga takimi

Në Shqipëri është mbajtur Samiti i Procesit të Berlinit.

Në këtë samit është diksutuar edhe për Kosovën, për nomrializimin e marrëdhënieve me Serbinë.

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka deklaruar se përshkallëzimi i situatës në veri të Kosovës dëshmon faktin se Kosova e Serbia duhet të zbatojnë marrëveshjen e dakorduar.

Edhe Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, nga Samiti në Tiranë i ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që t’i japin zgjidhje konfliktit mes tyre.

Sipas Charles, nuk mund të ketë bashkëpunim pa pajtim.

Profesori Muhamet Kelmnedi në një pronocim për “Bota sot” është shprehur se BE nuk është për dënimin e Serbisë.

Majde, ai sulmi terrosit e krahason me atë të mes Izraleit dhe Hamasit.

“Takimi i nivelit të lartë të shteteve të Ballkanit Perëndimor, me udhëheqës të UE, kancelarin Scholz, z.Von de Lein, z. Schar Michel, Kryeministrin e Holandës dhe të Spanjës, tregoi se UE nuk është për dënimin e Serbisë.

Serbia ndërmori agresion terrorist në Kosovë. Dërgoi me dhjetëra terrorist, të armatosur dhe me plane për të ndarë veriun nga Kosova dhe për t'ia aneksuar Serbisë. Veproi me mjete të njejta siç veproi Hamasi në Izrael. Po nuk korri suksese terroriste në Kosovë sikundër bëri Hamasi”, thotë ai.

Sipas tij, Serbia ende po lëmohet nga BE-ja, edhe pse BE-ja çliroi Kosovën, ndihmoi në pavarësinë e saj, por sot po i lejon verpimet raciset të Serbisë ndaj Kosovës.

“Përkundër kësaj, edhe më tej nga UE po "lëmohet" shovenizmi racist serb. Evropa e ndau Kosovën nga trungu i Shqipërisë.

UE e ndihmojë në çlirimin e vendit, në pavarësinë e Kosovës dhe në ndërtimin e shtetit. Sot po lejon ndikimet raciste e serbomadhe në shtetin e Kosovës! Deri kur!??”, përfundon ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat