Avokati shqiptar ‘shpërthen’ pas njoftimit të Macron për pezullimin e vizave: Franca dhe Beogradi janë një!

Politika

Avokati shqiptar ‘shpërthen’ pas njoftimit të Macron për pezullimin e vizave: Franca dhe Beogradi janë një!

Nga: A.M. Më: 17 tetor 2023 Në ora: 14:29
Emmanuel Macron, Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Rama shokoi me njoftimin se janë pezulluar përkohësisht vizat për Kosovën.

Macron nuk dha më shumë detaje rreth kësaj çështje, mirëpo ai tha se çështja e vizave për momentin është pezulluar.

“Pres që presidenti Vuçiq dhe presidentja dhe kryeministri i Kosovës, të jenë të përgjegjshëm. Ne u kemi besuar për çështjen e vizave dhe u pezullua nga ana e Francës se ka të bëjë me respektin e fjalës së dhënë dhe fjala nuk është mbajtur. Pres që të angazhohen të dyja palët që të ecim përpara në javët e ardhshme, është kushti i paqes në të gjithë zonën”, tha Macron.

E për këtë vendim mbi pezullimin e liberalizimit të vizave për Kosovën në një prononcim për “Bota sot” foli avoakti shqiptar, Spartak Ngjela.

Ai tha se Franca është kundër shqiptarisë.

Madje, avokati i konsideron Francën e Beogradin si një.

“Franca është kundër shqiptarisë dhe sigurisht që është kundër Kosovës...

Franca dhe Beogradi janë një... Franca është me Beogradin...”, u shpreh shkurtimisht Spartak Ngjela për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat