Kurti ‘shpërthen’ me akuza për Edi Ramën dhe Bashkimin Evropian!

Politika

Kurti ‘shpërthen’ me akuza për Edi Ramën dhe Bashkimin Evropian!

Nga: N. Shaqiri Më: 17 tetor 2023 Në ora: 23:13
Edi Rama

Kryetari i Partisë Republikane të Kosovës, Faton Kurti e ka kritikuar ashpër kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën.

Kurti e quan Samitin rutinë të BE-së në Tiranë, që sipas tij, nuk sjell asgjë konkrete për rajonin e  Ballkanit, ndërsa shton se, në mediat gjermane nuk iu kushtua asnjë sekondë vëmendje.

Ai thotë se, ky Samit u shfrytëzua nga kryeministri Rama.

“Në anën tjetër ky Samit u shfrytëzua nga "Lideri Botëror" dhe artisti i dështuar E.K.RAMA, si një platformë e vetë ekspozimit egocentrik duke e paraqitur veten para mysafirëve të BE-së sikur të ishte "Ata-Albani" i shqiptarëve!”, thotë Kurti.

Ai shprehet se, video prezantimi për Shqipërinë, ishte një skandal i vërtetë, ku me qëllimet e vetme i këtij videoprezentimi ishte promovimi i kryeministrit Rama si dhe rehabilitimi i gjakatarit Enver Hoxha dhe të kaluarës së tmerrshme të regjimit të tij.

“Nga ardhja e tij në vitin 2000 në politikën shqiptare ndodhi "shpëtimi" i Shqipërisë dhe vetëparaqitja e tij si "Mesia i Ballkanit"! Artisti, gazetari, goleadori, Komentatori Edi Rama që krejt rastësisht ndodh të jetë dhe kryeministër përveçse dëshiron të vërë në gjumë popullin e vet thjesht bën PR ndërkombëtar vetes me vlerën e miliona eurove të paguara nga xhepi i varfëruar i shqiptarëve”, shton tutje Kurti.

Ai shton se, nga podiumi ku e ka lartësuar veten i bën dëm edhe Kosovës duke bërë vetëm deklarata dykuptimëshe që nuk marrin pozicion apo thjesht përfaqësojnë vasalitetin e tij ndaj Beogradit.

“As ai dhe as Bashkësia Europiane duke dëgjuar këshillat e "Liderit të Ballkanit" nuk dënojnë qartazi terrorizmin e kryer nga shteti serb më 24 shtator ndaj Kosovës”, potencon ai.

Sipas tij, “në të njëjtën kohë kur Europa premton të njëjtat gjëra në Tiranë dhe përkëdhelë Beogradin me premtime dashurie për një martesë afatgjatë presidenti serb Aleksandar Vuçiq është prezent në tavolinën e "të fortëve" në Kinë, në trekëndëshin Moskë-Pekin-Beograd”.

Ai shton se BE po i mbyllë syt ndaj realitetit.

“E çfarë bën Bashkësia Europiane?! Thjesht, mbyllë sytë ndaj realitetit ashiqare se Serbia nuk i ka përkitur kurrë Europës dhe as nuk do t’i përkasë as si qasje dhe as si mentalitet dhe syleshësinë e saj e çon dhe më tutje duke qortuar Kosovën pse e ngre zërin për ekzistencën e vet”.

“Në gjithë këtë panoramë groteske por edhe në prag eksplozioni Kryeministri i Tiranës krihet para pasqyrës vanitoze të një njeriu që kriminalitetin dhe korrupsionin e maskon me ngjyrat pink të një realiteti mondan që ekziston vetëm në oborrin e tij”, përfundon Faton Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat