Deklarata e Macron, e pamatur dhe e pasaktë/ Blakaj: Këtë vendim nuk mund ta merr vetëm Franca – ja pse!

Politika

Deklarata e Macron, e pamatur dhe e pasaktë/ Blakaj: Këtë vendim nuk mund ta merr vetëm Franca – ja pse!

Nga: A.SH Më: 18 tetor 2023 Në ora: 16:26
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

Presindenti francez Emmanule Macron në një deklaratë ka thënë se Kosova nuk po mban premtimet e saj, falë të cilave ajo përfitoi dhe liberalizimin e vizave në zonën Schengen duke nisur nga 1 janari i vitit të ardhshëm.

Njohësi i çështjeve për integrime evropiane, Sami Blakaj, në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se deklarata e Macron ishte e pamatur sepse vendimi për liberlizimin e vizave nuk është çëshjte politike, sepse Kosova ka përmbushur kriteret për liberalizim të parapara nga BE.

“Deklarata e presidentit francez Emmanuel Macron, më shumë duhet kuptuar si një presion sesa si një shantazh apo kërcënim ndaj autoritetve të Kosovës.

Megjithatë ky presion mbi Kosovën në vlerësimin tim është i pamatur jo vetëm në aspektin përmbajtësor, por edhe në atë procedural.

pamatur në përmbajtje, sepse vendimi i BE-së pro liberalizimit të vizave nuk është çështje politike dhe si i tillë nuk është marr si rezultat i premtimeve të Kosovës të dhëna në dialog me Serbinë, por si rezultat i përmbushjes së kritereve që ishin të parapara në procesin e liberalizimit, siç janë sundimi i ligjit, lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit etj.

Ndërkaq edhe në aspektin procedural, deklarata e presidenetit francez ishte e pasaktë, dhe kjo për arsyen e thjeshtë, meqë për ta suspenduar vendimin për liberalizim duhet marr një vendim tjetër dhe këtë vendim nuk mund ta merr Franca si një shtet i vetëm por vendimi duhet të kalojë përmes strukturave të Këshillit të BE-së”, thotë ai.

Image
Sami Blakaj

Më tej, thotë se liberalizimi i vizave është fakt i kryer dhe është publikuar në faqën zyrtare të Bashkimit Evropian dhe si i tillë është i plotëfuqishëm.

Në fund, shton se Kosva duhet të punojë fort ngushtë sidomos me SHBA-të, edhe sa i përket Asociacionit, dhe të ketë njohje reciproket sepse ndryshe ky është një dailog i dështuar.

“Tashmë është fakt se vendimi për liberalizimin e vizave për Kosovën është miratuar nga shtetët anëtare të BE-së, është i publikuar në faqën zyrtare të Bashkimit Evropian dhe si i tillë është i plotëfuqishëm.

Krejt në fund dua të nënvizojë se vendimi për lëvizjen e lirë të qytetarëve kosovarë, tash për tash është i pandryshueshëm. Megjithatë një gjë e tillë nuk duhet trimëruar kryeministrin Kurti në çështjet e tjera politike dhe në procesin e dialogut.

Përkundrazi Kosova duhet punuar ngushtë me faktorin ndërkombëtar, veçmas me SHBA-të, jo vetëm në krijimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe në përputhje me kushtetutën e vendit, por mbi të gjitha duhet angazhuar fuqishëm në arritjen e marrëveshjes finale me njohje reciproke. Pa njohje reciproke dialogu Kosovë-Serbi ka vetëm një emër dhe ai quhet, DIALOG I DËSHTUAR”, përmbylli ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat