Vuçiq në Kinë për të blerë armatim, eksperti i sigurisë tregon nëse ka rrezik për një front të luftës në Kosovë

Politika

Vuçiq në Kinë për të blerë armatim, eksperti i sigurisë tregon nëse ka rrezik për një front të luftës në Kosovë

Nga: Naile Ejupi Më: 18 tetor 2023 Në ora: 18:01
Aleksander Vuciq

Zgjodhi Kinën dhe jo Procesin e Berlinit ku u mblodhën liderët evropianë dhe ata të vendeve të Ballkanit Perëndimor, presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq madje ka çuar mesazhe nga Kina duke thënë se lidhja me të është e hekurt.

Pas një takimi me presidentin Xi Jiping, Vuçiq ka thënë se lidhjet e tyre dypalëshe i kishin rezistuar provave të ndryshme dhe pranoi mbështetjen e Kinës ndaj Serbisë kur përballej me vështirësi.

Përveç Xi, Vuçiq tha se është takuar edhe me Presidentin e Rusisë Vladimir Putin.

“E pashë se Putini po shpërthen nga vetëbesimi”, tha Vuçiç, duke shtuar se ai pa që presidenti rus kishte bisedime të gjata me presidentin kinez Xi dhe kryeministrin hungarez Viktor Orban.

Presidenti i Serbisë më pas përmendi se ai vetë ka folur me Orbanin për seancën e ardhshme të Këshillit Evropian Evropian.
Vuçiç tregoi që në Kinë është edhe për blerje të armatimit.

“Kemi hasur në mirëkuptimin e miqve tanë kinezë. Ne folëm edhe për gjëra të tjera që janë të nevojshme për ne nga bashkëpunimi në të gjitha fushat e ekonomisë, biznesit, bashkëpunimit ushtarako-teknik”, tha Vuçiq dhe shtoi se për momentin Serbia nuk ka nga kush tjetër të marrë armë më moderne dhe më të sofistikuara sesa nga Kina.

Gjersa, Serbia po armatoset vijnë dyshimet se mund të jetë duke u përgatitur për një sulm tjetër terrorist, apo edhe për një luftë në Kosovë.

Për një rrezik të mundshëm ka folur eksperti i sigurisë, Drizan Shala, i cili thotë se situata e sigurisë në Kosovë pas sulmit të 24 shtatorit është rikthyer në status qou.

Sipas tij, masat e ndërmarra japin rrugën e duhur për të argumentuar lidhjen zyrtare të Beogradit në atë sulm.

“Situata tani në aspektin e sigurisë së brendshme në Kosovë është rikthyer në status qou edhe pas rastit terrorist të 24 shtatorit në veri që ndodhi. Ndërsa masat e ndërmarra si rezultat i sulmit nga ana e nivelit të sigurisë, por edhe atij politikë në vend ta jap rrugën e duhur për të argumentuar lidhjen zyrtare të Beogradit në atë sulm”, deklaron Shala.

Image
Drizan Shala

Tutje sipas Shalës, rruga është e qartë

"Në nivelin gjeopolitik e strategjik që ka përcaktuat Beogradi tani është i qartë duke referuar në nivelin e parë që Serbia e kanë përcjell bllokun për forcim politik, ekonomik e atij të sigurisë në Rusi dhe Kinë, ndërsa në atë strategjik duke luajtur rolin përfundimisht për t’i ikur përgjegjësisë për sulmet terroriste ndaj Kosovës, por edhe destabilizimin e rajonit në tërësi mbi motivin e krijimit të botës serbe përmes influencimit të një politike të atillë fashiste nacionaliste në disa shtete anëtare të BE-së që se kanë njohur Kosovën”, shton Shala.

Serbia në Kinë ka nënshkruar edhe marrëveshje tjera, marrëveshje këto që sipas BE-së do të duhen të tërhiqen në ditën e pranimit në Bashkimin Evropian.

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano ka deklaruar sot se Serbia mund të lidhë marrëveshje tregtare me vende apo organizata të tjera përpara se të anëtarësohet në BE, me kusht që ato të mos bien ndesh me dispozitat e Marrëveshjes së Asociimit dhe Stabilizimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat