Ishin përgatitur për ta pushtuar veriun, por u thyen nga Policia e Kosovës, Maxharraj akuzon Ramën për këtë deklaratë

Politika

Ishin përgatitur për ta pushtuar veriun, por u thyen nga Policia e Kosovës, Maxharraj akuzon Ramën për këtë deklaratë

Nga: N. Shaqiri Më: 18 tetor 2023 Në ora: 23:13
Milan Radoiçiq

Profesori dhe analisti politik, i cili jeton dhe vepron në SHBA, Binak Maxharraj, e ka komentuar deklaratën e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama i cili tha se nuk përjashton mundësinë e një takimi mes liderëve të Kosovës dhe Serbisë në Tiranë.

Maxharraj thekson se nuk duhet të lejohet që kryeministri Kurti të bie në kurthin e Edi Ramës dhe të takohet me Vuçiqin.

Sipas tij, një gjë të tillë nuk e bëri as presidentja Vjosa Osmani në Samitin në Spanjë që u mbajtë ditë më parë, anipse kishte tentime që kjo të ndodhë.

“Nuk ka takim me Vuçiqin, bile as në dialog jo, derisa bashkësia ndërkombëtare BE dhe SHBA të sanksionoj Serbinë për krimin, për terrorin që e bëri në veri duke e thyer kufirin që është shkelje flagrante e sovranitetit të Kosovës”, thotë Maxharraj.

Sipas tij, është Vuçiqi ai i cili i futi në Kosovë terroristët serbë për të pushtuar veriun e Kosovës, por që nuk ia doli.

“Vuçiq i futi terroristët të prirë nga kryeterroristi Milan Radoiçiq më të vetmin qëllim për pushtimin e veriut, por nuk ia doli sepse u thyen keq nga djemtë trima të policisë së Kosovës të cilët do i vrau, do i arrestoi, kurse të tjerët nëpër spitale të Serbisë, e disa me ndihmën e KFOR-it u arratisën në Serbi, duke e lanë arsenalin e paparë që me luftë ta pushtonin veriun”, thekson profesori.

Në fund ai shton se, “nuk ka takim me Vuçiqin për hirë të një arroganti kryeministër siç është Edi Rama i cili për çdo gjë e ka në plan te parë Serbinë dhe Vuçiqin se sa Kosovën me Vjosën dhe Albinin”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat