Arrestimet e fundit/ A po kërcënohen dëshmitarët e Speciales në Kosovë?

Politika

Arrestimet e fundit/ A po kërcënohen dëshmitarët e Speciales në Kosovë?

Nga: P.Rudi Më: 5 nëntor 2023 Në ora: 21:02
Gjykata Speciale

Gjykata Speciale gjatë javës së kaluar ka arrestuar zyrtarin e PDK-së, Isni Kilaj, tek i cili, sipas speciales janë gjetur dokumente konfidenciale që lidhen me identifikimin e dëshmitarëve dhe pengimin e drejtësisë.

Natyra e materialeve të gjetura tregon gjithashtu që ekziston rreziku që z.Kilaj të shkatërroj, fshehë, ndryshojë apo të falsifikoj provat e një krimi apo se do të pengoj ecurinë e procesit duke ndikuar tek dëshmitarët, viktimat apo bashkëpunëtorët e tyre. Në fakt, materialet e gjetura sugjerojnë që z.Kilaj është marrë pikërisht me këtë lloj sjellje dhe fushëveprimi i materialeve të sekuestruara tregojnë një lloj modeli i sjelljes penguese dhe ekziston kështu rreziku se do t’i përsërisë këto lloj veprash pa u ndaluar. Gjatë kontrollit të banesës së z. Kilajt që u bë me 2 nentor 2023, ZPS-ja evidentoj dhe gjeti materiale që lidhen me dëshmitar dhe janë materiale konfidenciale. Këto materiale lidhen drejtpërdrejtë me procese gjyqësore të DhSK-së. Ishte informacion konfidencial të cilin z.Kilaj ligjërisht nuk duhej ta mbante, nuk kishte autorizim për të pasur një informacion të tillë. Duke pasur informacion të tillë do të thotë që shkelje e procedurës penale dhe kjo është një arsye e bazuar për ne që të kuptojmë që ky material do të përdorej për të ndërhyrë në procesin e drejtësisë dhe ndikimin e procesit gjyqësor”, tha prokurori Matt Halling.

E sipas analistit dhe njohësit të zhvillimeve politike në vend, Nexhat Hazirit, aksionet e Speciales vijnë pas frikësimit të dëshmitarëve të mundshëm të Gjykatës Speciale.

Aksionet dhe arrestimet e fundit nga Gjykata Speciale e Kosovës janë në funksion të drejtësisë pasi ka indikacione të aktiviteteve në drejtim të identifikimit të dëshmitarëve dhe frikësimit të tyre, gjë që paraqet pengim të procesit në Gjykatën Speciale të Kosovës në Hagë”, thotë Haziri për “Bota sot”.

Sipas tij, këto aksione janë në shërbim të drejtësisë, gjë kjo e cila nuk ka ndodhur më parë në Kosovë.

Image
Nexhat Haziri

Janë veprime normale tw njw institucioni tw drejtësisë siç është Gjykata Speciale e Kosovës. Mbase një pjesë të opinionit edhe mund t'i duken të jashtëzakonshme këto veprime, pasi jemi mësuar me një sistem të drejtësisë në Kosovë i cili nuk ka funksionuar, kemi dëgjuar se si të paraburgosurve iu është dërguar picë dhe më pas gjykata ia ka vjetruar lëndën edhe pse ka qenë vepër për korrupsion siç ka qenë rasti i z. Armend Muja tash deputet e LVV-së , apo edhe jemi mësuar të shohim se si tallej Adem Grabovci me prokurorin dhe gjykatësin në rastin e tij gjyqësor për aferën 'Pronto’”, shprehet Haziri.

Pra nuk jemi mësuar të shohim veprimet e institucioneve të drejtësisë. Maturia e një shoqërie, emancipimi i saj politik dhe shtetformues matet edhe më atë se sa i respekton vendimet dhe veprimet e institucioneve të drejtësisë, pra edhe të Gjykatës Speciale të Kosovës, për çka që kjo ka selinë në Hagë”, përfundon për “Bota sot”, analisti Nexhat Haziri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat