Kamishi ‘shpërtheu’ me akuza të rënda naj Kurtit, vjen reagimi i ashpër ndaj tij, i bëhet me dije kjo gjë: Albini nuk e ka dërgu Thaçin në Hagë!

Politika

Kamishi ‘shpërtheu’ me akuza të rënda naj Kurtit, vjen reagimi i ashpër ndaj tij, i bëhet me dije kjo gjë: Albini nuk e ka dërgu Thaçin në Hagë!

Nga: A.SH Më: 12 nëntor 2023 Në ora: 15:02
Albin Kurti dhe Hashim Thaçi

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka akuzuar Albin Kurtin se ende po hedh “gurë mbi Thaçin kudo që i ipet mundësia”.

“Bashkëpunuan me djallin, sponzorizuan raporte dhe derguan dosje në Hagë kundër udhëheqësve te UÇK-së, te cilët po mbahen padrejtësisht në Hagë dhe këto manipulime nuk po i mjaftojnë Albin Kurtit për të hedh gurë mbi Thaçin kudo që i ipet mundësia.

Serbia dhe Albini me të njëjtin mllef kundër krerërve të UÇK-se në veçanti ndaj Hashim Thaçit projektet dhe vizionin e të cilit nuk po e arrin dot “Bini i Binqes”!, ka thënë deputeti i PDK-së.

Për këtë ka reaguar ashpër analisti Binak Maxharraj, i cili ka thënë se haxhiu duhet ta dijë që Kurti nuk e ka votuar gjyatën, madje ka qenë kundër themelimit të saj.

“O Kamish dije një gjë se Albin Kurti nuk e ka çuar Thaçin ne Hagë, edhe me pas deshtë nuk ka mujtë s’ka pas kaçik.

Albin Kurti ishte kundër formimit të Gjykatës së Hagës, kurse Thaçi ishte për, bile edhe u kërcënohej deputetëve nëse nuk e votojnë Gjykatën Speciale të Kosovës me seli në Hagë. Kjo është e vërtetë?!

A e dini se pse Gjykata Speciale u çu në Hagë, sepse po të bëhej në Kosovë do të bëhet kasaphane gjatë gjykimit dhe se nuk do të kishte avokat që do të kishte guximin t’i gjykojë këta komandatë. Edhe kjo është e vertetë Kamish?!

Por dihet edhe kjo se Albin Kurti me LVV ishte kundër formimit të Gjykatës Speciale të Kosovës me seli në Hagë. Nuk ka votuar në Kuvend për këtë”, ka thënë ai.

Më tej Maxharraj ia bën kujton se Haxhiut se ai e di shumë mirë kush e montoi aferën “Syrin e popullit” që i nxori në gjyq Albin Kurtin dhe Glauk Konjufcën për t’i gjykuar.

“Albin Kurti ishte edhe kundër demarkacionit me Malin e Zi strumbullar të të cilit ishte Thaçi, Mustafa dhe Haradinaj. Edhe për këtë nuk ka votuar në Kuvend të Kosovës.

Por, ti e di fort mirë se kush e montoi aferën “Syrin e popullit” që i nxori në gjyq Albin Kurtin dhe Glauk Konjufcën për t’i gjykuar. Në gjykatë ishin si dëshmitar Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli që s’lanë gjë pa thënë veç të dënoheshin dhe të futeshin në burg këta të dytë.

Por, fal drejtesisë dhe Zotit sot këta dytë e kanë shtetin në duar sepse vetë populli i deshti duke i votuar mbi 50%. Jo vetëm ju por krejt populli e dinë se Hashim Thaçin me shokë nuk e çojë Albin Kurti dhe kjo është një trilliim, një e pa vertetë. Shkuarja e Thaçit me shokë në Hagë është projekt më i madh euro-amerikan”, përfundon ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat