Veprimtari nga Amerika del me propozim të ri për Asociacionin, akuzon me emra dy politikanë që e sollën Dardaninë “në këtë gjendje”

Politika

Veprimtari nga Amerika del me propozim të ri për Asociacionin, akuzon me emra dy politikanë që e sollën Dardaninë “në këtë gjendje”

Nga: A.Zh Më: 17 nëntor 2023 Në ora: 10:42
Foto ilustrim

Ushtaraku shqiptaro-amerikan Muharrem Maralusha, së fundmi ka deklaruar se draft statuti për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, që i është dorëzuar Kosovës, është një kurth.

Ai i ka sugjeruar kryeministrit të Kosovës Albin Kurtit, që të njëjtën mos ta pranojë.

Sipas Maralushës, më mirë do të jetë dorëheqja e qeverisë dhe shkuarja në zgjedhje të parakohshme.

Ai ka thënë se për ato që po “fshihen” prapa draftit të prezantuar, mund të dëshmojë para Kuvendit të Kosovës.

“Unë jam më se gati me dhënë një dëshmi të shkurtër para Parlamentit të Kosovës dhe me ju shpjeguar pse ky draft i fundit nuk duhet me u pranuar dhe çka fshihet prapa perdës së teatrit pasi të mbaron shfaqja”, ka theksuar gjenerali.

Se dokumenti është kastrofal për vendin, e thotë edhe veprimtari që jeton në Amerikë Hafiz Shala, përcjell Bota sot.

Image
Hafiz Shala

Njohësi i çështjeve politike, ka propozuar që ky draft së pari të diskutohet në Kuvendin e Kosovës dhe pastaj të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese, ose të shkohet në referendum që populli të vendosë për këtë marrëveshje.

“Mendoj se ky draft dokument, para se të shkojë në Gjykatën Kushtetuese, së pari të diskutohet në Parlament me përfaqësuesit e popullit dhe pas vërejtve, sugjerimeve dhe amandamenteve, pastaj të shkojë në Gjykatë.

Sepse, sipas praktikës së deritanishme, është bërë presion i paimagjinueshëm ndaj Gjykatës dhe ajo ka dhënë shpjegime politike e jo juridike, prandaj kur po e kuptojmë me vonesë, po duam me i nxjerrë sytë, por shumë vonë. Ose, të shkohet në referendum e populli le të vendosë.

Nëse populli e sheh të arsyeshme, edhe pse është marrëveshje ndërkombëtare, mund të anulohet dhe refuzohet, sepse populli nuk e pranon”, ka thënë Shala, përcjell Bota sot.

Ai ka akuzuar ish-presidentin e Kosovës Hashim Thaçin dhe kryeministrin shqiptar Edi Ramën, se e kanë sjellë vendin në këtë gjendje.

“Thaçi, Rama me bashkëpunëtorë e sollën Dardaninë në këtë gjendje.

Serbia, gjithmonë në Tiranë i ka sjell udhëheqësit që ajo i kontrollon dhe i ka rrëzuar ata që e kanë kundërshtuar.

Ky draft dokument është katastrofë për Dardaninë”, ka shtuar Hafiz Shala./Botasot

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat