“Po përgatitet një kurth i rrezikshëm”, Bytyçi ‘frikësohet” nga treshja Macron-Vuçiq-Rama – ka një paralajmërim për Kosovën!

Politika

“Po përgatitet një kurth i rrezikshëm”, Bytyçi ‘frikësohet” nga treshja Macron-Vuçiq-Rama – ka një paralajmërim për Kosovën!

Nga: A.M. Më: 17 nëntor 2023 Në ora: 22:27
Presidenti i Francës, Emanuel Macron dhe Edi Rama

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka folur në lidhje me situatën në Ballkan.

I pyetur për situatën mes dy vendeve pas sulmit në Basnjskë, Macron tha se aktualisht tensionet janë ulur pak.

Macron u shpreh se liderët e dy “kampeve” të ndryshme, duke aluduar për kryeministri, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç duhet të ndjekin ‘udhërrëfyesin’ që është vendosur për gjetjen e dialogut.

Gjithashtu, Macron u shpreh se është i shqetësuar, por jo i frikësuar për rifillimin e konfliktit në Kosovë.

E për këtë çëështje, në një prononcim për “Bota sot” foli profesori Enver Bytyçi.

Së pari, ai tha se deklarata e Macronit ishte një risi, derisa tha se ky i fundit e di më mirë nëse mund të ketë konflikt në Kosovë apo jo.

Ai këtë gjë tha se e di, bazuar në lidhjen e treshes Macron-Vuçiq-Rama.

Image
Profesori Enver Bytyçi.

“Deklarata e presidentit francez, Emmanuel Macron, rreth Kosovës, të cilën e mbajti në një universitet, ishte një risi në qëndrimet e tij. Ai foli pak ndryshe kësaj radhe. Ishte më optimist sesa në rastet e kohët e kaluara. Tha se është i shqetësuar, por jo i frikësuar për një rifillim konflikti në Kosovë. Urojmë të mos jetë i frikësuar, sepse unë jam i bindur për një gjë. Macron e di më mirë edhe se Scholz se në Kosovë do të ketë ose jo konflikt. Pse ai e di më mirë këtë fakt? Sepse ka një lidhje specifike me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Madje ata janë një treshe: Macron-Vuçiç-Rama.

Nuk mund ta gjej ende sot arsyen pse Macron në tetorin e kaluar nuk erdhi në samitin për Procesin e Berlinit, por erdhi në mbrëmje për të kaluar një natë në Shqipëri! Eshtë një enigmë e çuditshme. Ai ndenji gjatë gjithë kohës me zotin Rama, folën vetëm për Kosovën, ndërkohë që gjatë asaj dite kancelari gjerman nuk e përmendi konfliktin në Kosovë, edhe pse kryeministri shqiptar e provokoi rastin disa herë. Donte t’i shkëpuste kancelarit një opinion negativ kundër Albin Kurtit. Ndërkohë atë që nuk e arriti me zotin Scholz e tejkaloi në masë e në normë me presidentin Macron”, deklaroi profesori.

Krahas kësaj, Bytçi foli edhe mbi “zbutjen e qëndrimeve” të Macron, po ashtu edhe të Ramës e Vuçiqit.

Në këtë, sipas tij, e gjithë situata që ka ndryshuar, është thjeshtë pranimi i projektit të pesëshes evropiane nga ana e kryeministrit Albin Kurti.

“Kosova dhe kritikat ndaj saj, pse ajo, më saktë pse Kurti nuk pranonte këshillat e Ramës e të Macron, qenë epiqendra e deklarimeve dhe qëndrimeve në Tiranë. Më vonë zoti Macron “u zbut“! I ndryshoi fjalët e tetorit dhe ndryshe po flet tashmë në nëntor. Në fakt, në terren nuk ka ndryshuar ndonjë gjë e madhe. Terrori serb i 24 shtatorit ishte më i freskët në tetor sesa në nëntor. Dhe po të nisemi nga kjo, atëherë duhej që presidenti Macron e kryeministri Rama të ishin më të “urtë” e të “butë” atë kohë. Por jo! Edhe Macron, edhe Edi Rama janë zbutur kohët e fundit. Madje shoh që edhe Vuçiç, megjithëse në fushatë elektorale, është më i përmbajtur. Nuk përdor më fyerjet e para dy muajve kundër zotit Kurti.

Çfarë ka ndryshuar? Ajo që shohim është thjesht një pranim i kryeministrit të Kosovës i projektit të pesëshes europiane për asosacionin. Madje, zoti Rama e përshëndeti këtë zhvillim dhe me cinizëm tha para dy ditësh se “Kurti tani ka nis të bëhet kryeministër”! Sepse nocioni i Ramës, përceptimi i tij për të qenit kryeministër e president matet me “guximin” për t’u falë territore armiqve të shqiptarëve, ose po e them me fjalë më të butë, fqinjëve të shqiptarëve. Kjo është praktika e tij. Dhe këtë lloj praktike e quan guxim prej kryeministri os eburrë shteti”, nënvizoi ai.

Më tej, profesori vlerësoi se Macron është pika kryesore e mbështetjes së Vuçiqit.

Po ashtu, nuk i besoi fare deklaratës se në Kosovë nuk do ketë konflikt, pasi ka disa dyshime të forta mbi presidentin francez.

“A ka lidhje kjo me ndërrimin e pikëpamjes së Macron për Kosovën, me një lloj optimizmi të tij?! Ai thotë se është i shqetësuar për Kosovën. Unë besoj se presidenti i Francës është pika kryesore e mbështetjes për Serbinë dhe presidentin e saj, Aleksandër Vuçiç. Presidentit serb i qeshin sytë vetëm kur takohet me Macron dhe me Edi Ramën. Tani këta të dy janë entuziastë se “nuk do të ketë konflikt” midis Kosovës dhe Serbisë. A është kjo e vërtetë? Dyshoj se nuk është e vërtetë. Macron deri ditën e fundit, thoshte se Rusia nuk bën agresion ushtarak kundër Ukrainës, sepse i besonte bisedave me mikun e tij, Vladimir Putin. Tani thotë se Serbia nuk do ta sulmojë Kosovën. Duhet lexuar edhe si truk. Mund të jetë tërheqje vëmendjeje me qëllim që Kosova të mos armatoset dhe të flejë në gjumë. Së paku të mos jetë vigjilente siç ishte më 24 shtator”, vlerësoi Bytyçi.

Gjithashtu, tha se është shumë e rrezikshme lavdërimi i Kosovës nga treshja Macron-Vuçiq-Rama, derisa paralajmëroi edhe një kurth.

Tutje, ai përmendi edhe një takim të Macron me Thaçin e Putinin.

“Kur Vuçiç, Macron dhe Edi Rama e lavdërojnë Kosovën unë kam frikë, shumë frikë. Më bëhet se bash në këtë moment po përgatitet ndonjë kurth i rrezikshëm kundër saj. Asnjërit prej këtyre të treve nul ju besoj. Sepse kemi një eksperienë të hidhur. I vetmi lider i rëndësishëm europian që mbajti qëndrim pro ndarjes së Kosovës ishte Emmanuel Macron. Ju kujtohet vera e vitit 2018, kur Thaçi dhe Rama shkuan në samitin e Frankofonisë deri në Armeni, vetëm e vetëm që ta angazhonin zotin Macron në projektin e ndarjes së Kosovës. Më pas presidenti francez organizoi një samit në Paris, ku ftoi dhe i vendosi pranë njëri-tjetrit Hashim Thaçin dhe Vladimir Putin. Këta biseduan me njëri-tjetrin. Ne nuk e dime çfarë. Por për një gjë jam i sigurt, se Macron donte t’i mbushte mendjen presidentit rus se presidenti i Kosovës ishte serioz për projektin e nryshimit të kufijve. Dhe zotit Thaçi donte t’i jepte më shumë kurajo, pasi kishte garanci se në këtë project kishte edhe përkrahjen e Moskës”, shpjegoi profesori.

Në fund, shtoi se duhet të jesh shumë naiv për të besuar se Macron ka ndryshuar qëndrim ndaj Kosovës.

“Tani të ketë ndryshuar Emmanuel Macron?! Duhet të jesh naiv ta besosh këtë. Presidenti i Serbisë i ‘qukit’ çdo ditë në vesh, duke i kërkuar ndryshimin e kufijve dhe ndarjen e Kosovës. Prandaj Albin Kurti tha para një jave se “ideja e ndryshimit të kufijve nuk ka vdekur”! E tha kur ishte në samitin e Macronit në Paris”, përmbylli Enver Bytyçi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat