Kërkohet “eliminimi” i Vuçiqit nga politika, kritikohen ashpër ndërkombëtarët – përmenden sulmet me karakter ushtarak në veri

Politika

Kërkohet “eliminimi” i Vuçiqit nga politika, kritikohen ashpër ndërkombëtarët – përmenden sulmet me karakter ushtarak në veri

Nga: A.M. Më: 18 nëntor 2023 Në ora: 21:55
Aleksandar Vuçiq dhe harta e Kosovës

Serbia vazhdon me politikat e saj fashiste dhe provokimet ndaj Kosovës dhe vendeve të tjera në Ballkan.

Siguria në rajon, po rrezikohet nga shteti serb, e që i cili duket qartë se ka mbështetjen e Rusisë. Për këtë, edhe ndërkombëtarët po kanë qasjen më të “butë” ndaj Serbisë dhe po tolerojnë disa provokime dhe sulme nga ana e saj.

Analisti politik, Skënder Mulliqi për “Bota sot” kritikoi qasjen e Bashkimit Evropian ndaj Serbisë dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiqi.

Ai kërkoi që ndaj Vuçiqit të përdoren metodat e forcës, njëjtë sikur në të kaluarën që u përdoren ndaj Millosheviqit.

Sipas tij, me këtë qasje të “butë” të ndërkombëtarët ndaj presidentit serb, po kërcënohet seriozisht siguria në rajonin e Ballkanit.

“A po vepron sa duhet BE, për ta ndalur ekspansionizmin serbomadh në rajon? Si do të vepronte Serbia e Vuçiqit, nëse do t’i nënshtrohej presionit shumë më të madh politik dhe të masave të izolimit. Paqja në rajon arrihet vetëm duke e larguar nga loja politike një kriminel dhe terrorist, siç është Vuçiqi, pasardhës i Millosheviqit në pushtet. Nëse Millosheviqi u ndal me luftë në vitet e 90-ta të shekullit të kaluar kur shpërtheu lufta në ish-Jugosllavi, pse mos të përdoret metoda e ushtrimit të forcës edhe ndaj Vuçiqit më kompani, i cili mori aktivitete ushtarake për ta përbysur rendin kushtetues të Kosovës së pavarur në Banjskë.

Po t’i ndalen këtij shovinsti ndihmat financiare dhe ushtarake, do ta kishte futur moti “bishtin nën shale”. Kështu, sikur që është duke vepruar bota perëndimore ndaj Vuçiqit, po kërcënohet paqja në Ballkan dhe më gjerë siç e tha edhe Zelensky. Luftën në këtë pjesë të botës po e dëshirojnë Putini, Vuçiq më ‘piunët’ e tyre në Mal të Zi, BH dhe në veri të Kosovës. Nuk po merren masa adekuate për t’i dhënë fund një regjimi autokratik e kriminal të Vuçiqit. Ne po shohim se politikanët perëndimor ende po preferojnë të flasin me një njeri dyfytyrësh dhe të pabesë, i cili BE-në e sheh vetëm si trampolinë përfitimi, e më tërë qenien është më Rusinë, të cilin shtet e konsideron “vëlla të madh”, deklaroi analisti politik.

Image
Analisti politik, Skënder Mulliqi

Krahasj kësaj, Mulliqi kundërshtoi Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovës, pasi vlerëson se në këtë mënyrë po tentohet t’i falet Serbisë një pjesë e vendit tonë.

Ai kërkoi që t’i merret “arma” Serbisë, kjo për të mirë të demokracisë dhe vlerave liberale.

“Shqiptarët e kanë të drejtën historike të mbrohen, se janë në tokën e tyre. Mjaftë i është falur tokë Serbisë fashiste gjatë historisë, e po na kërkohet që përmes Asociacionit të kamufluar prapë të falim pjesën më vitale të Kosovës. Rusofilët në Ballkan ishte dashur të izolohen, duke iu ndalur sulmet politike por, edhe sulmet e hapura më karakter ushtarak në veri të Kosovës, për ndarjen e saj. Bie fjala, a mund të pritet një tranformim i mirëfilltë i Serbisë? Historikisht, ky shtet ka përfillur elaboratet shfarosëse të elitës serbe, ndaj popullit shqiptar. E kjo politikë fashite, “të gjithë serbët në një shtet”, po vazhdohet edhe nga regjimi i Vuçiqit. Pra, Evropa përparimtare ka shumë përvoja negative më këtë shtet, i cili edhe ishte shkaktari kryesor i dy luftërave botërore. Të poshtërve dhe katilëve duhet marr arma nga dora, nëse dëshirohet të mbrohen vlerat e demokracisë liberale”, shpjegoi ai.

Ndër të tjera, ai vëri në dyshim kredibilitetin dhe qasjen e ndërkombëtarëve ndaj negociatave Kosovë-Serbi.

“Perëndimi me qasjen që po e bënë në dialogun Kosovë –Serbi, mendoj së është duke e humbur besueshmërinë për shkak të njëanshmërisë së tij. Dhe, në këtë kontest shtrohet paksa pyetja hipotetike” A ka Perëndimi forcë të mjaftueshme për të nisur të paktën një hap drejtë paqes?

Deri më tani kjo pak është vënë re, sepse politikanët perëndimorë, natyrisht jo të gjithë, po rrahin “daullen” e luftës në Ballkan, duke e përmbajtur Vuçiqin, duke lëshuar nga pak nga “dora” shtetin më pro-perëndimor dhe pro-amerikan siç është Kosova. Se çka është më shumë në pyetje, ndryshimi i interesave gjeopolitike dhe gjeostrategjike, frika nga Putini, apo edhe kthimi i aleancave të vjetra, do të tregojë koha. Nuk funksionon gjithmonë logjika se paqja shpërblehet finaciarisht dhe politikisht. Me regjimet autokrate historia na ka mësuar se veprohet shumë më ndryshe dhe shumë më fuqishëm” – përfundoi Skënder Mulliqi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat