“Këta janë njerëzit më të afërt të kriminelit Millosheviҫ që po marrin vendime në politikëbërjen e Serbisë”

Politika

“Këta janë njerëzit më të afërt të kriminelit Millosheviҫ që po marrin vendime në politikëbërjen e Serbisë”

Nga: H.O. Më: 19 nëntor 2023 Në ora: 08:08
Foto ilustrim

Serbia vazhdon të ‘luajë lojën’ e ndyrë ndaj Kosovës. Deklaratat e kërcënimet nga krerët e saj, nuk kanë të ndaluar. Madje thonë se këto deklarime dhe kontrolle të politikës serbe, vijnë kryesisht nga njerëzit e afërt të kriminelit dhe Kasapit të Ballkanit, Slobodan Millosheviҫ.

Njohësi i ҫështjeve politike Skender Mulliqi, përmend disa nga këta emra, që sipas tij ende luajnë rol në vendimet politike të shtetit serb.

“Të gjithë e dinë së cili është çetniku Voisllav Seshel. Një kriminel i luftës i dënuar për krime në Bosnje nga Gjykata e Hagës më 10 vite heqje lirie. Sheshel ka qenë gjithmonë njeriu i dytë nga Millosheviqi e te Vuqiqi. Ky është njeriu më pakarakter, më keqbërës dhe më krimineli pas Milosheviqit dhe Mlladiqit. Ky ishte dhe ka mbetur pjesë e projektit fashist për Serbi të Madhe. Nuk do të kisha shkruar asnjë radhë për këtë cope flliqësire, po mos të ishte ndoshta personi kryesor edhe sot që i përcakton politikat në Serbi, e Kosova ende po ka punë më këtë shtet, dhe më figurat më të urryera të shekullit si, Sheshel, Vuҫiq, Daҫiq, Vulin, Nikoliq etj. Kjo garniturë e fëlliqur e gjenocidiale nga Serbia e Madhe po kërkojnë edhe botën serbe”, thekson Mulliqi.

Ai thotë se, apetitet e tyre janë shtuar pas invazionit rus në Ukrainë, dhe pas ardhjës në pushtetin e Malit të Zi, të garniturës politike të ish Momir Bullatoviqit, Millatoviqit.

“Në Bosnje ai që po sforcon idenë për Serbi të Madhe është Millorad Dodik. Në Kosovë po e luajnë lojën e ndytë politike krejtë pas luftën më veriun e Mitrovicës, për ta ndarë atë. Sheshel dhe Nikoliq janë mirëpritur në koalicion zgjedhor nga Vuҫiqi, natyrisht për të realizuar projektin serbomadh të botës serbe. I gjithë trimërimi i tyre po bëhet nga krimineli i Kremlinit, Vladimir Putin. Ajo që këto copa të m… po i bënë të pandalshëm në këtë synim, është mos aftësia e BE-së, për të zgjedhur problemet në Evropë, dhe mos aftësia për të dërguar procesin e dialogut përpara Kosovë –Serbi, për normalizim të marrëdhënjeve”, vlerëson ai.

Sipas Mulliqit, faktin se Vuҫiqi, Sheshelin dhe Nikoliqin po i kthen në jetën publike dhe politike, duke e bërë partner të koalicionit, flet për pareformimin e Serbisë, dhe flet për një ribashkim të Vuqiqit me babain e tij politik.

“Është e qartë së çfarë bënë apo mendon njëri e bënë tjetri. Dhe, që të dytë po bëjnë ofenzivë politike në Mal të Zi, Bosnje dhe më së shumti në veriun e Kosovës për ta ndarë më luftë. Dhe, çështja padyshim është në përpjekjën për të poshtëruar dhe pushtuar të tjerët, duke ju nënҫmuar rëndë identitetin etnik, ideologjik dhe kombëtar, që nuk përshtatet më narriativën e botës serbe. Me një infrastrukturë të tillë kriminale e terroriste në pushtetin e Serbisë, zor që do të arrihet paqja në rajon, dhe zor të kemi ndonjë marrëveshje përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Në vend që këta kriminelë të gjenden prapa grilave, ata po mbahen si figurat më relevante sot në Serbi…”, thotë analisti Mulliqi për ‘Bota sot’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat