Rizgjidhet Abdixhiku/ Analisti politik tregon se sa mund të jetë LDK-ja konkuruese me LVV-në nëse mbahen zgjedhjet e përgjithshme

Politika

Rizgjidhet Abdixhiku/ Analisti politik tregon se sa mund të jetë LDK-ja konkuruese me LVV-në nëse mbahen zgjedhjet e përgjithshme

Nga: H.O. Më: 19 nëntor 2023 Në ora: 21:21
Lumir Abdixhiku

Lidhja Demokratike e Kosovës sot ka mbajtur Konventën Zgjedhore ku me 333 votat e delegatëve është rizgjedhur si kryetar, Lumir Abdixhiku. Si kundërkandidat ishte paraqitur edhe anëtari i kësaj partie, Faton Bislimi, por atij nuk iu lejua kandidimi.

Abdixhiku tha se do ta ushtrojë këtë mandat me sjellje rugoviste.

“Faleminderit nga zemra për këtë besim, do të ushtroj këtë detyrë dhe këtë përgjegjësi me sjellje rugoviste dhe besim në LDK “, tha ai.

Image
Faton Mehmeti

Abdixhiku gjatë Kuvendit, deklaroi se zgjedhjet në këtë parti janë një festë dhe se kuvendi i sotëm zgjedhor është përcaktues i fatit të Republikës së Kosovës. Ai para delegatëve të LDK-së akuzoi qeverisjen Kurti duke thënë se Kosova vazhdon të pranojë goditje të vazhdueshme dhe se po udhëhiqet nga popullistë.

Mirëpo, sa mund të jetë konkuruese LDK-ja ndaj partisë aktuale në qeverisje, nëse zgjedhjet do të mbaheshin brenda një periudhe të shkurtër?

Njohësi i ҫështjeve politike, Faton Mehmeti thotë se LDK-ja ka sjellë të njëjtën strukturë të anëtarsisë. Kështu që sipas tij nuk ka shpresa që LDK-ja të ketë rezultat të ndryshëm me njerëz të njëjtë.

“Duket e pa shpresë me këtë strukturë të saj LDK të bëjë ndryshimin, rritjen e saj. Nga 145 anëtarë të Këshiliit të Përgjithshëm, me përjashtim të Isës dhë Agim Veliut, e gjithë struktura që ka sjellë LDK-në në këtë gjendje është e njëjtë. Si mundet me njerëz të njëjtë të pritet rezultati i ndryshëm, e pamundur”, vlerëson Mehmeti.

Ai theksoi poashtu se në LDK ka ngulfatje për të sjellë emra të rinj dhe të përgatitur.

“Kështu që, nuk shoh shpresë për LDK me Lumirin dhe udhëheqjen e saj të re në Këshill të Përgjithshëm. Ka ngulfatje në marrjen frymë të LDK-së me emra të rinj, të përgatitur dhe mbi të gjitha me mentalitet ndryshe. Edhe nëse mbahen zgjedhjet të dielën tjetër apo kurdo, me këtë strukturë LDK mbetet prapë forcë e tretë në vend. Nuk ka njerëz që sjellin vota, janë po këta që kanë larguar anëtarësinë e devotshme të saj”, thotë Mehmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat