“Paralajmëroi luftë në Ballkan”/ Driton Tali zbërthen deklaratën: Ky është plani i Rusisë dhe Serbisë!

Politika

“Paralajmëroi luftë në Ballkan”/ Driton Tali zbërthen deklaratën: Ky është plani i Rusisë dhe Serbisë!

Nga: M.Haziri Më: 20 nëntor 2023 Në ora: 11:06
Driton Tali

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha në komentet për mediat afrikane më 15 nëntor se Ukraina ka prova të synimeve të Rusisë për të nisur një luftë midis vendeve të Ballkanit.

“Kushtojini vëmendje Ballkanit. Më besoni, ne po marrim informacione. Rusia ka një plan të gjatë. (Së pari kemi pasur) Lindjen e Mesme - shpërqendrimi i dytë do të jetë Ballkani”, tha Zelensky.

Gjithashtu Bashkimi Evropian ndan shqetësimin e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, se Rusia mund të tentojë të nxisë konflikte në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Këtë e ka thënë zëdhënësi i BE-së për çështje të politikës së jashtme dhe të sigurisë, Peter Stano, duke iu përgjigjur pyetjes se a e ndan BE-ja shqetësimin e shprehur nga Zelensky se Rusia do të tentojë të provokoj konflikte në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

E në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur Driton Tali.

Ai u shpreh se deklarata e Zelensky-t duhet të merret seriozisht pasiqë edhe në sulmin në Banjskë Vuçiqi pa inkurajimin e Putinit nuk do të ndërmerrte një veprim të tillë.

“Që Rusia tenton ta fillojë një luftë në Ballkan këtu unë nuk kam asnjëfar dyshimi! Zatën, unë jam i bindur, ashtu siç e kam potencuar disa here, se në sulmin terrorist në Banjskë Rusia qëndron mbrapa, ngase Vuçiçi vet, pa inkurajimin nga Putini, nuk kishte guxuar ta ndërrmarri një asi veprim,i assesi!

Të ju them të drejtën, dorën e Putinit e kam parë edhe në sulmin e Hamasit në Izrael për faktin se për një sulm të tillë Hamasit i mungojnë kapacitetet.

Prandaj deklaratat e Zelenskit duhet marrë shumë seriozisht”, u shpreh ai.

Më tej, Tali thekson që situata në Gaza po i jep hapësirë manovruse Putinit.

Unë vet personalisht ka një kohë të gjatë që e avokoj një gjë të tillë ngase çfardo konflikti në Europë do të ishte shumë i mirëseardhur për Putinin.

U pa me këtë krizën e Gazës se si Ukraina u hoq nga qendra e vëmendjes gjatë këtyre javëve sa po zgjatë kriza e Gazës. Kjo i ka dhënë hapsirë manovruese Putinit. Jo vetëm në aspektin politik por edhe në aspektin e fushbetejave sepse aleatët e Ukrainës janë të involvuar edhe në Gazë dhe rezurset e tyre duhet ndarë në dysh.

Problemi i Putinit me Gazën është se Izraeli (për të mirë apo për të keq) po e zotëron tërësisht atë krizë dhe siç po duket kanë mbetur edhe pak kohë derisa Izraeli ta shpallë armëpushimin d.m.th., edhe ajo krizë të "shuhet".

Andaj Putini do të hulumtojë mundësinë e fillimit të ndonjë krize diku në terrenin e kundërshtarëve të tij, apo ndryshe të aleatëve të Ukrainës. Gjasat për ta filluar një krizë të tillë diku në Europë nuk ka pos në Ballkan. Që pastaj ta akuzojë ShBA'në dhe UE'në në stilin "shihni ju oborrin tuaj e mos u përzini në oborrin huaj””, shpjegon Tali.

Në bised e sipër Tali përmend aleancën e re në Serbi duke theksuar që kjo aleancë: Sheshel –Vuçiq dhe Daçiq, na kthen në kohën e gjenocidit në Kosovë.

Mirëpo ai nënvizon që seriozisht është merr kjo deklaratë e Zelenskyt dhe kjo vrehet me vizitën e sotme të Stoltenberg.

“Edhe kjo aleanca e tashmë e Sheshelit me Vuçiçin (dhe natyrisht edhe Daçiçin), në këto zgjedhjet e dhjetorit në Serbi, për bindjen time e betonon skenarin e një lufte të re. Sepse aleanca e re Serbinë e kthen në kohën e gjenocidit në Kosovë (1998-1999) kur në koalicion ishin SPS i Millosheviçit me Radikalët e Sheshelit. Me një dallim, që tashti Vuçiç nuk do të jetë ministër i Propagandës së "Hitlerit të Ballkanit" por "vet Hitleri i Ballkanit".

Them "vet Hitleri i Ballkanit" ngase kudo që Vuçiç të nisë luftë të re i tërë Ballkani përsëri do të digjet. Për faktin se, ta zëmë, nëse lufta fillon në Kosovë atëhëre automatikisht edhe në Bosnje krisë, dhe anasjelltas. Sigurisht se edhe Mali Zi shpejtë kaplohet, por as Maqedonia, e as Shqipëria dhe Kroacia nuk do mund të rrijnë anash.

Prandaj këtë parashikim apokaliptik timin (por edhe të Zelenskit dhe shumë analistëve të tjerë) unë jam shumë i sigurtë se janë duke u marrë shumë seriozisht miqtë e tanë ndërkombëtar sidomos ShBA, Britania dhe UE. Biles edhe vizitën e sotme të sekretarit të NATO's unë e shoh në këtë optikë”, përfundoi Tali për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat