“Asociacioni në arrest shtëpiak”/ Analisti “godet” opozitën: Duhet pritur se a ka nënshkruar Kurti gjithçka

Politika

“Asociacioni në arrest shtëpiak”/ Analisti “godet” opozitën: Duhet pritur se a ka nënshkruar Kurti gjithçka

Nga: A.SH Më: 20 nëntor 2023 Në ora: 19:59
Albin Kurti, foto ilustrim

Për Asocacionin ende nuk dihet realisht përmbatja e tij, të paktën nuk kemi konfrimin zyrtar.

Marrëveshja mes krymeisnitrit dhe ndërkombëtarëve ishte mos-publikimi i tij, deri në një moment të caktuar.

E, opozita është ajo e cila po kritikon Qeverinë Kurti duke thënë se ajo është e gatshme të nënshkrujë gjithçka.

Analisti Binak Maxharraj në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se monentalisht Asociacioni është në arrest shtëpiak, duke pasur parasysh atë që nuk dihet përmbatja reale e tij.

“Punën që se kryen vetë ta kryejnë tjerët. Që sa kohë e kemi vu veten në lajthitje lidhur me Asocoacionin. Nga BE dhe SHBA kanë kërkuar që na vetë ta bëjmë Asociacionin. Por, u hamendëm për shumë kohë. Nuk e bëmë.

Tani pasi që nuk e bëmë ne vetë na e bënë të tjeret BE/SHBA. Na i prenë teshat, na e lanë kopilin te dera me të cilin duhet të merremi tani deshëm e nuk deshëm.

Ky Asociacion tani për tani është në arrest shtëpiak, po për të po flitet dhe shpërflitet nga secili subjek dhe individ sipas bindjeve të tyre. Dikush thotë se është brenda kushtetutes e dikush thotë se ka shumë vrima që qojnë jashtë kushtetutes. Kjo është më së e vërtetë. Kështu po thonë analistët dhe juristët, por po them edhe unë”, thotë ai.

Madje, ai për këtë Asociacion kritkon ashpër liderët e kësaj opozite që siç thotë ai duket se nuk kanë ditur se çfarë kanë nënshkruar.

“Opozita ani pse qe sa kohë është larg lojës së Asociacionit por duke gjuajtur gunxha për pozitën, duke theksuar se kryeministri Kurti është në gjendje të nënshkruaj gjithçka. Kurti i ka punët e veta ai e dinë se çka nënshkruan.

Por, kjo opozitë nuk thoshte edhe më herët kur liderët e mëparshëm nënshkruanin gjithçka siç ishte falja e Çakorrit, e Malit të Zi pa kurrfarë haku, nënshkrimi i dy marrëveshjeve të Asociacionit të vitit 2013/15, që si kopila ia lanë qeverisë Kurti te dera pa e pyet askënd bile jam i bindur që as vet ata liderë të asaj kohe nuk kanë ditë se çfarë po nënshkruajnë.

Por, duhet pritë edhe pak derisa Asociacioni të dalë nga arresti shtëpiak për të parë se a ka nënshkruar Kurti gjithçka”, përfundon ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat