Vjen paralajmërimi i fuqishëm për ndërkombëtarët - kërkohet sanksionimi i Serbisë, ja plani që po “kurdiset”!

Politika

Vjen paralajmërimi i fuqishëm për ndërkombëtarët - kërkohet sanksionimi i Serbisë, ja plani që po “kurdiset”!

Nga: M.Haziri Më: 21 nëntor 2023 Në ora: 16:47
Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiq

Situata mes Kosovës dhe Serbisë vazhdon të jetë e shoqëruar me tensione dhe pa një marrëveshje finale. 

Në lidhje me ngjarjet e fundit në vend, për “Bota sot”, ka folur opinonisti Dedë Preqi. 

Ai u shpreh se Serbia duhet të sanksionohet nga ndërkombëtarët pasi, Vuçiq po dëshiron që të ndez tërë Ballkanin në flakë. 

Çka po pret Evropa dhe bashkësia ndërkombëtare, që nuk po e sanksionon Serbinë dhe nuk po e dënon për të bëmat e saj kriminale dhe gjenocidiale, në veçanti kohën e fundit, dhe nëse i thotë vetës Evropë dhe një Kontinent i lirë i kombeve të barabarta, përndryshe në gjirin e saj, janë të instaluar mekanizma, të cilët duan me qëllim ta shkatërrojnë këtë bashkësi njerëzore, duke i ndihmuar vendet dhe apetitet e atyre, që këtë kontinent nuk e dëshirojnë të lirë dhe të zhvilluar, siq është Rusia, Kina dhe aleati i tyre dyfytyrësh i Ballkanit, Serbia. 

Serbia, sikur është e bindur se NATO, nuk është e bashkuar sikur në vitin 1999, kur e bombardoi Serbinë, duke aluduar edhe në krahun e fuqive të Rusisë dhe Kinës, që ato sot janë më vendimtare për ta ndihmuar Serbinë në çdo rrethanë, dhe për atë, kjo Serbi, ka marrë krye, sikur nuk do të ndalet pa e bombarduar vetveten edhe njëherë, sepse në krye të saj ekziston një Millosheviq i vogël i ashtuquajtur Vuçiq, i cili po don me ia kalue të parit, që ta ndez tërë Ballkanin në flakë”, u shpreh ai. 

Image
Dedë Preqi

Më tej, opinonisti thotë që ka deklarata se Rusia po dëshiron të zhvendosë vëmendjen në Ballkan. 

Dikush po hamendet me fjalimet e kryeministrit Albin Kurti, se Serbia, po përgatitet për luftë, kur në Rashkë të Serbisë, afër kufirit të Kosovës, bëjnë organizime dhe përgatitje paramilitare dhe ushtarake, të cilat po i inicon dhe udhëheq krimineli Radoiçiq, i cili me grupin e vet terrorist me 24 shtator të këtij viti bëri sulëm terrorist ndaj policisë së vendit tonë në Banjskë të Kosovës. 

Padyshim se ka informacione të ndryshme se nga Rusia, po planifikohet që për ta larguar vëmendjen nga lufta në Ukrainë, të filloj një luftë e re në Ballkan, e kush e ka më afër këtë fatkeqësi, përveç Kosovës, nuk e ka askush më afër prej Serbisë fashiste dhe terroriste, e cila sikur po e pret momentin për t’u hedhur në aksion, ku pa dyshim se do të përfshihen edhe vendet tjera të Ballkanit”, shpjegon Preqi. 

 Nga ana tjetër, Preqi thotë se qetësimi i kësaj situate nuk mund të bëhet me realizimin e kokëfortë të Serbisë. 

 “Bashkësia ndërkombëtare sikur po vazhdon të dështojë me politikat e saj jo serioze dhe ledhatuese, sidomos ndaj Serbisë, e cila po e dëshmon edhe vet se nuk ka vullnet, apo nuk është e aftë ta disiplinojë Serbinë, përmes sanksioneve dhe formave të mundshme alternative, por duke ia rritur apetitet e saj me përkëdhelje, duke iu revanshuar Kosovës me sanksione, që nuk e ka merituar. 

Qetësimi i kësaj situate nuk mund të bëhet me realizimin e kokëfortë të Serbisë, e cila prodhon vetëm kob dhe tragjizma, si edhe me përpjekjet e saj mashtruese dhe koncesionet e kalbura mitike, të cilat udhëheqjet e saj të larta në krye me Vuçiqin, i bëjnë duke jetuar në iluzione, që ndoshta do të ngopen një ditë me politikat e tyre të shfrenuara të një politike të dështuar, që edhe Evropa, në një mënyrë pa arsye po e toleron, duke ditur se imazhi i tyre është i rrezikshëm për tërë rajonin dhe më gjerë”, thekson ai. 

Në fund, opinionit përmend opozitën e Kosovës duke thënë që po degradon me deklarata dhe se udhëheqja e tyre është parë më herët, nuk ka më asgjë që vlen. 

 “Për fat të keq, në Kosovë, kemi edhe një opozitë aq të ulët dhe aq primitive, që Kosovën, po e degradon, sa që kurrë s’ka me pas Kosova, një të tillë, e cila nuk ka argumente ta argumentojë një kundër iniciativë me sjellët e saj arrogante në një mënyrë aq të ulët dhe pa ndjenja njerëzore, jo vetëm ndaj kësaj qeverie dhe kryeministrit Albin Kurti, por pa shembullin e një opozite të mirëfilltë dhe në dobi të këtij populli dhe shteti, sepse farën e ka të mbjellë mbrapsht nga e kaluara e udhëheqjes së saj në pushtet, që Kosovën e degraduan deri në themelet e pavarësisë dhe shtetit të saj, përmes korrupsionit dhe krimit të organizuar, dhe tani kjo opozitë e ngreh kokën sikur pulat e lagura në shi, që siç thotë një fjalë popullore, nuk janë as mish dhe as peshk për kurrgjë send, sepse nuk u ka mbetur asgjë e vlershme dhe e shijshme në udhëheqjet e tyre”, përfundoi Preqi për “Bota sot”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat