Rizgjedhja kryetar i LDK-së, Lumir Abdixhiku rreziku i Albin Kurtit?

Politika

Rizgjedhja kryetar i LDK-së, Lumir Abdixhiku rreziku i Albin Kurtit?

Nga: P.Rudi Më: 22 nëntor 2023 Në ora: 08:06
Lumir Abdixhiku dhe Albin Kurti

Lumir Abdixhiku është zgjedhur kryetar i LDK-së edhe për një mandat.

Në Kuvendin e 10-të zgjedhor, Abdixhiku siguroi drejtimin e partisë më të vjetër në vend edhe për katër vjet, ku 333 delegatët e LDK-së prezentë votuan unanimisht që Abdixhiku ta drejtojë edhe më tutje partinë, udhëheqjen e secilës e mori pas humbjes së rëndë në zgjedhjet e fundit nacionale, ku LDK shënoi rezultatin më te keq në historinë e saj, duke marr vetëm 12% te votave.

Lidhur me rizgjedhjen e Abdixhikut kryetar të LDK-së edhe për një mandat, për gazetën “Bota sot” ka folur analisti dhe njohësi i zhvillimeve politike në vend, Nexhat Haziri.

Image
Nexhat Haziri

Në një periudhë dyvjeçare nga kuvendi i jashtëzakonshëm dhe deri te ky i rregullti, pra kuvendi i dhjetë zgjedhor, nuk është pritur që të kemi një proces më ndryshe të zgjedhjeve të brendshme në LDK, se pasi kjo periudhë është karakterizuar me lidershipin e z. Abdixhiku, duke mos lënë anash edhe një rezultat pozitiv që patë LDK-ja në zgjedhjet e fundit lokale, ku doli si partia e parë, pasi një debakli që kishte pësuar 6-7 muaj më parë në zgjedhjet parlamentare”, shprehet Haziri.

Por a do të rikthehet LDK-ja si forcë kryesore politike në vend nën udhëheqjen e Lumir Abdixhikut?

Se a do të rikthehet LDK-ja tani pas këtij procesi të brendshëm zgjedhor, varët shumë nga opozitë bërja e saj nëse do të vazhdojë të bëjë opozitë inerte dhe pa përmbajtje siç ka bërë deri më tani, dhe poashtu mbetët që të shihet se si do ta plasojë programin e saj politik e qeverisës me të ashtuquajturin “Rruga e re”, sa do të jetë bindëse për qytetarët e vendit dhe këtu është interesante se cila do të jenë format e zgjedhura të LDK-së që ta përçojë mesazhin dhe ofertën e saj te qytetari për të qenë alternativë e vetme kundër partisë në pushtet”, thotë Haziri.

Sipas tij, nga liderët opozitarë, vetëm Lumir Abdixhiku është ai i cili mund ta rrezikojë Albin Kurtin, i cili tash e tri vite është duke qeverisur në Kosovë.

“Unë mendoj se z. Abdixhiku ka aftësitë politike dhe profesionale për ta sfiduar z. Kurtin, por edhe në këtë rast vlen ajo se si do të reflektojë LDK-ja pas procesit të brendshëm zgjedhor”, përfundon për “Bota sot”, analisti Nexhat Haziri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat