“Rrjeti i tij kriminal i vriste” - Halil Geci me akuza të rënda për Hashim Thaçin dhe vëllaun e tij, përmend Ramën dhe Vuçiqin

Politika

“Rrjeti i tij kriminal i vriste” - Halil Geci me akuza të rënda për Hashim Thaçin dhe vëllaun e tij, përmend Ramën dhe Vuçiqin

Nga: N. Shaqiri Më: 22 nëntor 2023 Në ora: 22:28
Hashim Thaçi dhe Halil Geci

Veprimtari i LDK-së, Halil Geci, thotë se ishte ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ai që nënshkroi për ndarjen e Kosovës apo korigjimin e kufijve me Serbinë.

Ai shprehet se, kur nënshkroi Thaçi aty ishte edhe LDK-ja, teksa shton se, Zajednicën e quante marrëveshje historike për Kosovën.

Geci flet edhe për presidentin serb Aleksandër Vuçiq, për të cilin thotë se po i ‘shembet kulla’ sikurse Thaçit.

Ai paralajmëron edhe Edi Ramën për një gjë të tillë.

“A po i shëmbet kulla e pushtetit të Vuçiqit, njësoj si iu shemb nipit të tij Thaçit dhe rrethit të tij, i cili përfundoi aty ku e meritonte, së bashku me ta edhe kryetradhtari i shekullit Edi Rama? Krimineli Vuçiq dhe shteti i tij fashist e kërkonte votën e qytetarëve serbë duke i gënjyer se nëse më votoni do ua kthej Kosovën. Nipi i Danilloviçit alias Polari e kërkonte votën e qytetarëve të Kosovës, o me hater o me dhunë, thonte neve ju kemi çlirua neve ju ….. tregoni a ka këtu asi që janë kundra çlirimtarëve, ata që e kundërshtonin vrisnin, rraheshin dhe frikësoheshin nga rrjeti i tij kriminal, u lartësua në pushtet nga shërbimet tashmë të njohura që ai dhe vëllai i tij Ganiu punuan palodhshëm për ta sjellur ‘botën serbe; të Vuçiqit dhe shumadisë në Kosovë”, thotë Geci.

Sipas tij, “ardhja e këtij monstrumi serbë në pushtet i krijoi dëme të pariparushme atdheut tpnë të larë me gjak”.

“Sa herë bënte marrëveshje dhe i nënshkruante ato, e kishte LDK-në e sotit që ia aprovonte, filloi me ndarjen e Kosovës apo siç e quante ai korigjim kufijsh, i rrente qytetarët se po e kerkojnë Kosovën Lindore, po ja dhanë nja 17 fshatra atje në Leposaviç dhe po e marrin Preshevën, Medvexhën dhe Bujanocin”, shton ai.

Geci pohon se, Thaçi nënshkrimin e Zajednicës e quante marrëveshje historike.

“Nënshkrimin e Zajednicës e quante marrëveshje historike e të shkëlqyshme për Kosovën, pas së cilës do e marrum një vend në OKB, thoshte tradhtari i Brojës, së bashku me Luten e Gjilanit, Agim Veliun e Llapit, dhe bashkëpuntorin e Rrahman Morinës nga Gollaku, Isa Mustafën, si dhe e gjithë LDK-ja e sotit komplet ishin pjesë e tradhtisë….!”, shton ai.

“Që të dy së bashku, si Vuça i Serbisë, si Danilloviçi i Brojës kishin një mendim amanetin e Rankoviqit ta dergojnë në vend, që t’i jepet  veriu i Kosovës Serbisë dhe zhbërja e Kosovës…!”, përfundon Halil Geci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat