Analisti “zbulon” planet djallëzore të Vuçiq-it e Dodik-ut për të trazuar Ballkanin, Kosovën!

Politika

Analisti “zbulon” planet djallëzore të Vuçiq-it e Dodik-ut për të trazuar Ballkanin, Kosovën!

Nga: A.SH Më: 23 nëntor 2023 Në ora: 14:12
Millorad Dodik dhe Aleksander Vuçiq

Analisti Skënder Mulliqi për “Bota sot” ka komentuar situatën politike në Kosovë.

Sipas rrethanave që po ndodhin përreth, duke përfshirë edhe Kosovën, Mulliq thotë se mund të hapet një front i ri i luftës në Ballkan.

Sipas tij, këtë po e bën Rusia me ndihmën e Serbisë, dhe aleatit rus, Millorad Dodik.

Madej, ai thotë se është pobRusia e cila hapi konflikt me Ukrainën e poashtu edhe mes Izraelit dhe Hamasit, e që tani duket se do nis konflikt në Ballkan, që në radhë të parë është Kosova.

A do të përballet Evropa edhe më një front tjeter të luftës në fillim të vitit 2024, mbetet me shumë pyetje hipotetike, por jo edhe larg realitetit, sipas zhvillimve të deritashme. Putinit sikur nuk i mjaftojë agresioni ushtarak mbi Ukrainën sovrane. Ai duke pa që ky agresion nuk po i shkon sipas planeve, dhe se sa po kalon koha po e humb luftën me ukrainasit, ndihmojë shumë në hapjën edhe një fronti të ri të luftës, ndërmjet Izraelit dhe Hamasit në Rripin e Gazës. Dhe, nuk po kënaqet Putin me dy konfliktet ushtarake ekzistuese. Po bën gjithçka çka është e mundur që luftën ta zhvendosë edhe në Ballkan. Millorad Dodikun e ka që shumë vjet aleatin kryesor i cili po vepron për ndarje të Republika Serpska nga BH-ja. Madje, ai tha se “kjo do te ndodhë në fillim të vitit që po vjen me hatër apo me zor”.

Forcimit të realizimit të ideve fashiste për botën ruse dhe të botën serbe, i ka kontribuar ardhja në krye të pushtetit në Mali të Zi, të Jakov Millatoviqit. Serbinë e ka aleatin e kahmotshëm natyror, të cilën tash po e drejton Aleksander Vuqiq. Se ekzitojnë plane serioze për të filluar luftën në Ballkan nga ana e Putini, u bë e ditur këtyre ditëve nga Zelensky, dhe Aleksander Rotert të Radios “Deutsche Welle”. Për vizitë në Kinë, Vuqiqi kishte shkuar të kërkon armë, por edhe nga Rusia, për çka ishte takuar në Samit më presidentin rus dhe ate kinez. Aleksandar Vuçiq dhe Milorad Dodik nuk i fshehin më qëllimet e tyre, dhe synimet për Serbi të Madhe - për të viktimizuar së pari dikënd nga radhët veta, e pastaj të sulmohen fqinjët, në radhë të parë është Kosova”, shpjegon ai.

Më tej, analisti thotë se një gjë të tillë e tregon edhe armatosja e Serbisë dhe puna e saj përmes Kishës Ortodokse.

Por, ajo çfarë deklaron Mulliqi është se pakti i NATO-s është një pengesë e pakapërcyeshme për Serbinë.

“Vuçiq thotë se ka frikë se viti 2024 do të sjellë shumë më tepër konflikte”, duke menduar në kërcënimin për të shkëputë Republika Serpska nga BH, dhe për të nda Kosovën. Se ekziton rreziku i një lufte të re në rajon, e tha edhe Stotelberg gjatë vizitës së tij, në rajon. Serbia po armatoset, po punon edhe ideologjikisht si gjithmonë përmes Kishës Ortodokse Serbe, si nxitësi shpirtëror i luftës edhe në vitet e 90-ta, të shekullit të kaluar në ish-Jugosllavi. Se a do të marr guximin Sebria të hap edhe Fronitn e Tretë, duke e ndihmuar Putinin në këtë plan pasi që e dinë mirë se në rast të një Lufte Ballkanike, shtetet aleate të Perëndimit dhe Amerika, përmes NATO-së, Serbinë sigurisht do ta rrashfojnë me tokë, pa marrë parasysh, se si do të jetë epilogu përfundimtar, dhe se çfarë përmasa do të këtë hapja e këtij froni të luftës, shumë të rrezikshëm sigurisht edhe për paqën në botë. Mendoj, se këto plane djallëzore për të përshfi rajonin e Ballkanit në luftë, pengesë e pa kapërcyeshme do të jetë veprimi proaktiv i paktit të NATO-së. Njerëzit në krye të aleancës sot më të fortë ushtarake, nuk do të qëndrojnë duarkryç, para një ofenzive të tillë politike dhe ushtarake të mundshme të Kremlinit dhe të Beogradit zyrtar përmes satelitëve të tyre, duke lejuar ‘ukrainizimin” e Ballkanit. Rasti terrorist i Serbisë të Vuqiqit, në Banjskë ka treguar, se ka për qëllim të ndërhyjë me armë, jo vetëm në Kosovën e pavaruar, por edhe më gjerë”, përfundon ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat