“Kjo është goditje e drejtpërdrejtë kundër Kosovës” - Bytyçi me akuza të forta për Edi Ramën dhe Emmanuel Macron

Politika

“Kjo është goditje e drejtpërdrejtë kundër Kosovës” - Bytyçi me akuza të forta për Edi Ramën dhe Emmanuel Macron

Nga: Nehat Shaqiri Më: 24 nëntor 2023 Në ora: 16:03
Emmanuel Macron dhe Edi Rama

Profesori dhe anlisti politik, Enver Bytyçi e ka komentuar publikimin e draft statutit të Asociacionit nga Burim Ramadani, ish kryeinspektor i AKI-së.

Bytyçi thotë se Ramadani  ka publikuar një projekt të Asociacionit ose asaj që në marrëveshje quhet bashkësia e Komunave Serbe në Kosovë, të cilën kryeministri Kurti e ka pranuar, së paku nëse marrim parasysh deklarimet e tij publike.

“Në fillim u tha se ky projekt ishte i njëjti me atë projektin e Edi Ramës që në fund të qershorit të këtij viti ai ia dërgoi presidentit Macron dhe kancelarit Scholz. Më pas vetë Rama u mburr se disa pjesë të tij ishin brenda këtij projekt-statuti. Tani kemi një publikim të tij dhe nëse Burim Ramadani i ka dhënë publikut shqiptar variantin identik me atë që është pranuar, atëherë unë them se ai i ka bërë një shërbim të mirë publikut shqiptar”, thotë Bytyçi për gazetën “Bota sot”.

Profesori shprehet se, ai nuk mban lidhje me qarqe të dyshimta dhe për pasojë mundi ta sigurojë variantin e këtij projekti.

“Por asgjë nuk është më e rëndësishme sesa të informosh publikun me të vërtetën. Zoti Ramadani e ka arritur këtë. Ishte paradoks këshilla e Brukselit dhe vendimi për ta mbajtur atë larg nga sytë e banorëve të Kosovës, aq të interesuar për fatin e vendit të tyre. Prandaj dhe u bë mirë që u sfidua edhe ai vendim”, shton ai.

Image
Profesori dhe anlisti politik, Enver Bytyçi

Sipas tij, nga ajo që kemi njohur e lexuar duket se projekti ka problematika që për mendimin tij shkojnë përtej korrnizës dhe frymës kushtetuese në Kosovë.

“Plani Ahtisaari, mbi bazën e të cilit është hartuar dhe miratuar Kushtetuta e Kosovë në prillin e vitit 2008, u jep serbëve të Kosovës një autonomi të gjerë. Megjithëse pakica serbe përbën 5 përqind të popullsisë së përgjithshme, ata kanë të drejtë të flasin në gjuhën e tyre në të gjitha institucionet e shtetit. Nuk ndodh kjo me shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, ku edhe akademikët e Akademisë së Shkencave të etnisë maqedonase largohen nga mbledhja kur akademikët shqiptarë flasin shqip. E pra, shqiptarët në Maqedoni janë rreth 40 përqind e popullsisë së këtij vendi”, pohon profesori.

Sipas tij, serbët në Kosovë me planin e Ahtisaarit kanë përfituar të drejtën e bllokimit të ndryshimeve kushtetuese dhe kanë të rezervuar gati dhjetë përqind të parlamentit kosovar, megjithëse janë 5 për qind.

“Tani ky Asociacion ose kjo bashkësi komunash të serbëve përfitojnë autonomi shtesë në fushën e kulturës, arsimit, shëndetësisë, planifikimit urban, investimeve në ndërtimtari e madje subvensione për ndërtimin e ndërtesave të banimit për serbët. Por edhe në fushën e sigurisë sa i përket forcave policore e gjzqësorit. Me këtë status ka shumë mundësi që të vazhdojnë që të vazhdojnë politikat e kolonizimit në veri të vendit. Me kompetencat që ka kjo bashkësi komunash, ndalon dhe nuk lejon rikthimin shqiptarëve të larguar me dhunë në kohën e masakrave serbe në Kosovë (1998-1999), megjithëse ata kanë në veri të vendit banesat dhe pronat e tyre”, thotë ai.

Profesori tregon se ka edhe problematika të tjera.

“Krijon mundësi që Serbia të mbetet prezent në Kosovë, ndërkohë që marrëveshja përfundimtare Kosovë-Serbi do të duhej tu jepte të drejta pakicës serbe, por ta largonte Serbinë nga ky vend. Ndërkaq anashkalohet autoriteti i institucioneve qendrore dhe bashkësia e komunave serbe mund të veprojë jashtë këtyre institucioneve. Derisa do të ketë koordinator midis institucioneve dhe asosacionit, do të thotë se asosacioni do të veprojë ai bashkësi e pavarur prej tyre”, shton ai.

Formalisht profesori thotë se ka parë devijime parimore të rrezikshme.

“Përmendet fakti se ky projekt bazohet në Rezolutën 1244. Kjo do të thotë se bashkësia në fjalë dhe Serbia nuk do ta njohin integritetin territorial dhe pavarësinë e Kosovës. Sa herë ka referenca te 1244-ta duhet ditur se bëhet fjalë për “Kosovën si pjesë e Serbisë”. Kjo nuk është plotësisht e saktë, sepse Rezoluta 1244 konfirmon se Kosova është pjesë e Federatës Jugosllave, atëherë Serbi-Mali i Zi. E kjo federatë nuk ekziston më. Por edhe për këtë arsye nuk ka asnjë aesye e kuptimi përdorimi i kësaj klauzole. Ajo që më ka shqetësuar ka të bëjë me faktin se në dokument nuk përmenden institucionet e Kosovës, por thohet “autoritetet e Prishtinës”! Prishtina ka patur autoritete edhe me kushtetutën e 21 shkurtit 1974. Kjo është goditje e drejtpërdrejtë dhe mos-pranim i hapur i pavarësisë së Kosovës”, thotë Bytyçi.

Prandaj profesori mendon se gjithçka duhet të jetë e pajtueshme me kushtetutën dhe pavarësinë e Kosovës.

“Pavarësia dhe shtetësia duhet të përmenden në statut dhe të pranohen nga bashkësia e Komunave serbe. Zbatimi i Kushtetutës e respektimi i saj duhet përmendur dhe duhet garantuar në këtë dokument. Angazhimi për ta respektuar shtetin dhe institucionet e Kosovës duhet të jetë pjesë e këtij projekti. Por BE i ka anashkaluar këto nevoja për një arsye të vetme. Ka vende auropiane si Franca, të cilat nuk pranojnë definicione si këti, sepse janë për ndarjen e Kosovës. Për ndarje është edhe Serbia. Po ashtu Edi Rama, i cili në tetor u mbyll me Emmanuel Macron dhe bënë plane kundër Kosovës”, përfundon profesori Enver Bytyçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat