“Nuk është më sekret”, profesori vjen me deklaratë të fortë për draftin e Asociacionit – paralajmëron këtë gjë!

Politika

“Nuk është më sekret”, profesori vjen me deklaratë të fortë për draftin e Asociacionit – paralajmëron këtë gjë!

Nga: A.M. Më: 24 nëntor 2023 Në ora: 20:32
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Draft-statuti i Asociacionit të komunave me shumicë serbe ka qenë një nga temat më të diskutuara kohëve të fundit në vend.

Fakti se po mbahet i fshehtë, ka nxitur edhe reagime të shumta, nga të cilat kanë rrjedhë hipoteza të ndryshme mbi atë se çfarë mund të përmbajë ai.

E për këtë çështje, foli në një bashkëbisedim me “Bota sot” profesori Sadri Ramabaja.

Së pari, ai tha se draft-statuti nuk është më sekret, derisa tha se Asociacioni po i imponohet Kosovës për shkakt të marrëveshjeve të periudhës 2013-2015.

“Draftstatuti i Bashkësisë së Komunave me shumicë serbe, që po emërtohet me emrin Asociacion, tashmë nuk është sekret. Një pjesë e opozitës sonë, ajo më e guximshmja natyrisht, ka gjetur rrugën që ta publikojë. Tashmë ai është pjesë e diskutimit publik. Asociacioni, qoftë edhe i tillë si po i imponohet Kosovës, e dëmton statusin unitar të Republikës. Por, atë duhet ta trajtojmë ashtu si është: produkt i iluzioneve të partnerëve tanë në raport me të ardhmen e serbëve në Kosovës dhe rezultat i marrëveshjeve paraprake [2013/2015]”, deklaroi ai.

Image
Analisti politik, Sadri Ramabaja.

Krahas kësaj, Ramabaja potencoi faktin se ruajtja e funksionalitetit të Republikës varet shumë edhe nga qeveritë që do ta drejtojnë vendin.

“Unë mbështes konstatimin e matur të ish-gjyqtares së Gjykatës Kushtetuese, Dr Gjyljeta Mushkolaj tek pohon se me këtë draftstatut “minat që mund ta hedhin në erë shtetin tonë janë larguar.” Natyrisht se ruajtja e funksionalitetit të Republikës varet shumë edhe nga qeveritë që do ta drejtojnë Republikën në vitet pasuese për aq kohë sa Kosova të arrijë të integrohet në NATO dhe BE”, nënvizoi profesori.

Kurse, sa i përket mundësisë së arritjes së një marrëveshjeje finale mes Kosovës dhe Serbisë, ai vlerëson se kjo gjë varet nga presioni i Perëndimit.

“Kjo varet nga shkalla e presionit që do të ushtrojnë Perëndimi në javët e muajt në vijim. Por, një gjë tashmë është e qartë, me ndërhyrjen e Francës, projekti franko-gjerman, tashmë si akti i vetëm i akceptuar nga të gjithë anëtarët e BE-së dhe i mbështetur edhe nga ShBA-ja dhe Britania e Madhe, nuk është as për së afërmi marrëveshje finale. Sidoqoftë, si e tillë, ajo i hap rrugë Kosovës për njohje nga pesëshja e vendeve të BE-së dhe katërshja e NATO-s [për ne më e rëndësishme është kjo e fundit], që Republika jonë të ecë me procedura të përshpejtuara drejt aderimit në NATO. Por, marrëveshja e Brukselit, siç është pohuar me të drejtë edhe nga diplomatët dhe studiuesit perëndimorë e ata vendorë [seriozë], garanton sovranitetin e Republikës dhe i jep fund iluzioneve të Serbisë për kthim në Kosovë”, përfundoi Sadri Ramabaja për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat