Kurti ndaloi zgjedhjet serbe në Kosovë/ Analisti ngre alarmin: Ja si po e planifikon Serbia aksionin e radhës në veri!

Politika

Kurti ndaloi zgjedhjet serbe në Kosovë/ Analisti ngre alarmin: Ja si po e planifikon Serbia aksionin e radhës në veri!

Nga: A.SH Më: 25 nëntor 2023 Në ora: 15:58
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Zgjedhjet parlamentare në Serbi pritet të mbahen më 17 dhjetor.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se "për votimin e qytetarëve të komunitetit serb në Kosovë, me shtetësi të dyfishtë, në zgjedhjet serbe jashtë Zyrës Ndërlidhëse të Serbisë në Kosovë, duhet të arrihet një marrëveshje e posaçme midis Kosovës dhe Serbisë”.

Analisti Skënder Mulliqi, në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se Serbia me kërcënimet e saj ndaj Kosovës, duket se nuk ka mësuar nga sulmi i NATO-s më 1999.

Sipas tij, Serbia po sillet si fituese duke menduar që askush nuk mund t’i bëjë asgjë.

Serbia duket se nuk mori mësim kur u bombardua nga NATO në vitin 1999. Ky shtet ka mbetur vrimë e zezë në mes të Evropës. Pushteti i Vuqiqit nuk po heqë dorë nga planet ekspanisioniste në rajon. Nuk e dënuan agresionin rus, duke amnistuar krimet dhe plagët e dhimbshme të vitit 1999. Në këtë kontradiktë, Vuçiqi, Daçiqi e Vulini po sillen si fitues të bindur që askush nuk mund t’u bënë asgjë. Vuçiq po feston “urtësinë” e tij dyfytyrëshe apo më shumë fytyra. Ai me Daçiqin e kanë kthyer rusofilizmin. Shtrohet pyetja logjike. Çfarë po mendojnë të bëjnë në rajon inkuizitorët e errët? Kjo është pasqyra e politikës sot në Serbi, të cilën Evropa sikur nuk po dëshirojnë ta kuptojë.

Me këtë garniturë pushtetare që pritet të jetë edhe pas zgjedhjeve të 17 dhjetorit, nuk përjashtohet gjendja në rajon të merr përmasa dramatike. Serbia është vend vampirësh, të gjithë janë përkrahës të Vuçiqit, siç kanë qenë edhe pro Millosheviqit. Rrugët e tyre të fshehta janë varrëmihëse për popujtë jo sllavë në Ballkan”, thotë ai.

Tutje, thotë se Vuçiqi po armatoset si nga Rusia ashtu edhe nga Kina, madje edhe me helikopterë.

Ai elaborn situatën më tej, duke thënë se Serbia do të gjejë ndonjë arsye për të nxitur konflikt në veri të Kosovës, dhe një ndër arsyet Mulliqi thotë se mund të jetë moslejimi i mbajtjes së zgjedhjeve serbe në Kosovë.

“Vuqiqi po armatoset nga Rusia, Kina dhe tash së fundit mediat në Serbi raportojnë së janë ble 11 helikopterë “Mi-35” të prodhimit rus nga Qipro. Vuqiqi këtë e shpjegon duke kamufluar se Serbia është shtet neutral, por që është e rëndësishme të pushton hapësirën ajrore në rajon. Duket se Putin po e sforcon politikat luftënxitëse të Vuqiqit dhe Dodikut, që të fillojnë përgatitjet për luftë në vitin 2024. Serbia gjithmonë është shërbye me ndonjë pretekst për të ndërmarr ndonjë aksion në veri të Kosovës. Kësaj radhe një pretekst i tillë, mund të jetë mos lejimi i mbajtjes së zgjedhjeve serbe 17 dhjetorit, edhe në Kosovë, siç edhe zotua kryeministri, Albin Kurti”, shprehet ai.

Në fund, analisti nënvizon se Putin dhe Vuqiqi kanë mundësi të provokojnë ashtu siq po paralajmërohet ndonjë konfikt ushtarak në rajon, dhe në Kosovë, por që do të kenë punë me gjithë shqiptarët dhe me aleancën ushtarke të NATO-së.

“Nëse Vuqiqi po e konsideron Kosovën pjesë përbërëse të Serbisë, është punë e tij, por që puna e Kosovës është që të mbrojë sovranitetin dhe integritetin territorial, edhe kur bëhet fjalë për mos lejimin e mbajtjës të zgjedhjeve të huaja në territorin e saj. Edhe disa ditë më parë e kam theksuar në një prononcim për Bota Sot, se nxitësi kryesor i luftës ka qenë dhe ka mbetur Kisha Ortodokse Serbe, e cila kultet fetare i ka shëndrruar si duket në depo të municionit ushtarak. Organet tona duhet të jenë shumë vigjilinte, të hulumtojë në 40 kishat dhe manastiret serbe sa konsiderohen që janë në Kosovë, e që në fakt kurrë më parë nuk kanë qenë kulte të tyre, që mos të shëndrrohen në depo të armatimit, siç me të drejtë u dyshua edhe në rastin terrorisit në Banjskë. Putin dhe Vuqiqi kanë mundësi të provokojnë ashtu siq po paralajmërohet ndonjë konfikt ushtarak në rajon, dhe në Kosovë, por që do të kenë punë me gjithë shqiptarët dhe me aleancën ushtarke të NATO-së. Gjatë vizitës në Shkup, kreu i NATO, Stotelberg, bëri me dije për kërcënim për shkëputje të Republika Serpska nga BH-ja, dhe për gjendjen e brishtë në veri të Kosovës. Stotelberg përçoi mesazhe të qarta për Beogradin dhe për Moskën, se nuk do të tolerohen aventurat e tyre ushtarake në Ballkan”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat