“Forcat e KFOR-it po shtohen”, ish-ambasadori holandez befason me deklaratën – përmend kërcënime dhe tensione!

Politika

“Forcat e KFOR-it po shtohen”, ish-ambasadori holandez befason me deklaratën – përmend kërcënime dhe tensione!

Nga: A.M. Më: 26 nëntor 2023 Në ora: 13:23
KFOR-i

“Rusia po nxit luftë në Ballkan, në mënyrë që një shtet të sulmojë një tjetër”, kështu deklaroi ditë më parë presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Presidenti ukrainas bëri thirrje që t’i kushtohet vëmendje më e gjerë rajonit të Ballkanit, pasi siç theksoi, ka informacione se Rusia po planifikon të nisë një luftë për ta larguar vëmendjen nga Ukraina.

“Sot të gjithë flasin për Lindjen e Mesme. Atje, Rusia po vepron së bashku me aleatin e saj Iranin.

Por kushtojini vëmendje Ballkanit. Më besoni, ne po marrim informacion! Rusia ka një plan të gjatë. Lindja e Mesme e para, shqetësimi i dytë do të jetë Ballkani. Të paktën, nëse vendet perëndimore, partnerët, nuk bëjnë asgjë tani, do të ketë një tjetër ‘shpërthim’ të tillë. Rusia do të investojë për të siguruar që një vend në Ballkan të jetë në luftë me një tjetër”, tha Volodymyr Zelensky.

Ish-ambasadori holandez, Robert Bosch në një prononcim për gazetën “Bota sto” foli në lidhje me këtë çështje.

Image
Ish-ambasadori holandez, Robert Bosch

Së pari, ai tha se është e qartë se Rusia “mirëpret” çdo konflikt tjetër, që ndikon në largimin e vëmendjes së ndërkombëtarëve nga Ukraina.

“Është e qartë se Rusia është e kënaqur me çdo shpërqendrim të komunitetit ndërkombëtar nga lufta në Ukraine. Për ta lufta në Palestinë është një dhuratë nga perëndia pasi merr pothuajse të gjithë vëmendjen. Por sa më shumë telashe aq më mirë për ta”, deklaroi ish-ambasadori holandez.

Sipas tij, shkaku i ndikimit rus në Ballkan, në vazhdimësi po shtohen trupat e KFOR dhe EULEX.

Kurse, nuk e përjashtoi mundësinë e një shpërthimi të konflikti, marrë parasysh edhe ngjarjet e kaluara.

“Nuk kam informacione të inteligjencës, por fakti që edhe KFOR-i edhe EULEX-i po forcohen, tregon se Rusia përpiqet të rrisë tensionet edhe në Ballkan. Për momentin ky është vetëm kërcënim, por duke u bazuar në të kaluarën edhe mund të shpërthejë kur zgjedhjet serbe t'u japin disa liderëve arsye për t'u ekspozuar”, përfundoi Robert Bosch për “Bota sot”.

Vlen të theksohet se numri i trupave të KFOR-it në Kosovë është rritur ndjeshëm, kjo pas rrezikut se mund të rikthehet konflikti në mes të dy shteteve, duke parë një serie incidentesh në muajt e fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat