Eksperti i sigurisë flet për vendosjen e ushtarëve të NATO-s në veri – ka këtë paralajmërim për Serbinë!

Politika

Eksperti i sigurisë flet për vendosjen e ushtarëve të NATO-s në veri – ka këtë paralajmërim për Serbinë!

Nga: M.Haziri Më: 26 nëntor 2023 Në ora: 13:40
Hajrullah Tërnava

Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutash ka thënë se situata e sigurisë në Kosovë pas rritjes së tensioneve në muajt e fundit është përmirësuar.

Ai tha se NATO-ja i është përgjigjur shpejt dhunës së fundit, duke vendosur edhe 1000 ushtarë dhe automjete të blinduara shtesë.

Në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur eksperti i sigurisë, Hajrullah Tërnava.

Ai thotë se kufijtë që kufizohen me Serbinë janë të mbrojtura nga NATO dhe KFOR dhe se policia e jonë gjithashtu po vazhdon të mbrojë sovranitetin e vendit tonë me plotë përkushtim.

Situata politike e tanishme mes Kosovës dhe Serbisë është mjaft seriozisht dhe e tendosur dhe mund të eskalojë në çdo moment, por fal rrethanave dhe miqësisë me SHBA dhe me shtetet anëtare të NATO-së, e që si garantues i sovranitetit të Kosovës është KFOR-i, që në tërësi i kontrollon kufijtë ku kufizohemi me Serbinë, dhe në tërësi është e informuar për të gjitha veprimet që i ndërmerr Serbia ndaj Kosovës, në ato pjesë të veriut. Prandaj lirisht mundemi të themi se edhe sukesesi i 24 shtatorit i policisë tonë ka qenë edhe si kontribut i tyre”, thotë ai.

Eksperti i sigurisë më tej shton që vizita e Stoltenberg ishte një mesazh i qartë për Serbinë.

Dëshmia edhe më e fortë e kësaj situata është vizita e Stoltenbergut i cili është kryekomandanti i NATO-s, që i bëri Kosovës, Serbisë dhe shteteve përreth vizitës, dhe Serbis ia terhjeku vrejtjen pe ushtrin qe e ka ofrua afer kufirit me Kosovën”, thekson eksperti i sigurisë.

Ndër të tjera, ai thotë që Serbia nuk do të ketë zgjidhje tjetër përveç se të njoh Kosovën dhe të jetë krah shteteve demokratike.

“Prandaj edhe Serbia duke i pa këto situata si reale si po zhvillohen edhe ajo do të detyrohet të iu bashkangjitet shteteve demokratike në krye me SHBA dhe BE sepse edhe Serbia i takon me konfiguracionin e saj Evropes dhe si e tillë i duhet të zhvillohet në harmoni me të gjitha shtetet e regjionit, dhe një pajtim i mundshëm duhet të ndodhë mes Serbisë dhe Kosovë. Që tani Evropa të llogaritet si një kontinent me të gjitha shtetet që e përbëjnë atë, por deri te kjo situatë e pajtimit duhet të kaloj edhe një kohë, sepse në muajin 17.12.23 në Serbi janë zgjedhjet dhe partia që do i fitoj këto zgjedhje duhet të vendosë për planet e saj demokratike të zhvillimit të shtetit të tyre”, u shpreh për “Bota sot”, Tërnava.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat