Tomë Gashi zbulon prapaskenat e deklaratës së fundit nga Vuçiq – jep këto detaje!

Politika

Tomë Gashi zbulon prapaskenat e deklaratës së fundit nga Vuçiq – jep këto detaje!

Nga: M.Haziri Më: 26 nëntor 2023 Në ora: 17:01
Tomë Gashi

Gjatë ditës së sotme presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, tha sot se Serbinë e presin javë dhe muaj të vështirë.

Kjo sepse qëllimi kryesor i bashkësisë ndërkombëtare është që ta detyrojë Serbinë, në një mënyrë apo në një tjetër, duke e vendosur atë në një kornizë të caktuar ligjore, deri te njohja e pavarësisë së Kosovës, për të cilën ai përsërit se nuk do të pajtohet.

E në lidhje me këtë deklaratë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur avokati Tomë Gashi.

Ai tha se e gjithë kjo deklaratë është vetëm ‘fasadë’ kinse Vuçiq ka presion nga ndërkombëtarët.

Kjo deklaratë është për përdorim të brendshëm në Serbi dhe Vuçiqi e bën këtë për të treguar kinse ka presion të madh nga Bashkësia Ndërkombëtare për ta pranuar pavarësië e Kosovës dhe se ai këtë nuk do ta pranojë”, u shpreh ai.

Gashi thotë më tej që prapavija e kësaj deklarate është që ai të votohet më 17 dhjetor kinse do ta mbajë Kosovën në Serbi.

“Pra kërkon që të votohet ai më 17 dhjetor përsëri si president i Serbisë sepse sipas tij vetëm ai do ta mbajë Kosovën në Serbi. Përralla të Vuçiqit për ta mbajtur pushtetin”, përfundoi Tomë Gashi për “Bota sot”.

Kujtojmë që përpjekjet e ndërkombëtarëve për një marrëveshje finale mes Kosovës dhe Serbisë po vazhdojnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat