Ngritet alarmi për Kosovën: Kujdes, në këto objekte ka “bomba” të kurdisura – ky është plani i fshehtë serb!

Politika

Ngritet alarmi për Kosovën: Kujdes, në këto objekte ka “bomba” të kurdisura – ky është plani i fshehtë serb!

Nga: A.M. Më: 27 nëntor 2023 Në ora: 10:27
Aleksandar Vuçiq - Foto ilustrim “Bota sot”

Politikani serb, Nenad Canak ka ngritur alarmin për rrezik në Ballkan, duke përmendur armatosjen e grupeve serbe përmes Kishës Ortodokse Serbe (KOS).

Sipas tij, tanket e ish-Armatës Popullore të Jugosllavisë, janë llamba e Kishës së Serbisë.

“Në Bosnjë dhe Hercegovinë, kontrabanda e armëve për kampet terroriste ruse të Dodikut kalon përmes Kishës Ortodokse Serbe (KOS). Në Kosovë i gjithë terrorizmi dhe armatimi ‘patriotik’ kalon përmes KOS-it".

Në lidhje me këtë çështje, në një bashkëbisedim me “Bota sot” foli opinionisti Dedë Preqi.

Së pari, tha se është dëshmuar edhë kohë më parë se kishat serbe bëjnë grumbullimin e armëve të kriminelëve serbë, dhe nuk i kanë si qëllim kryesor ritet fetare.

Ai u shpreh se Kisha Ortodokse serbe, gjatë gjithë historisë së saj e ka luajtur rolin e saj të fshehtë kundër popullit shqiptar.

“Kisha Ortodokse Serbe (KOS), në Kosovë, në vend të organizimeve të riteve fetare, në këto manastire dhe kisha serbe bëhen organizime të grumbullimit të armëve nga kriminelët serb, një gjë e tillë është dëshmuar edhe gjatë periudhave historike, po ashtu edhe në luftën e fundit  ka pasur raste të tilla kudo në manastiret serbe në Kosovë, dhe rasti më i  freskët është me 24 shtator të këtij viti në Banjskë të Zveçanit, me ç’rast policia e Kosovës dhe me ndihmën e KFOR-it, konfiskuan armë të rënda luftarake brenda manastirit dhe në oborr, që i lanë dhe ikën terroristat serb, të cilët e kishin organizuar sulmin dhe qëllimin e aneksimit të kësaj pjese veriore të këtij vendi.

Kisha Ortodokse serbe, gjatë gjithë historisë së saj në vazhdimësi e ka luajtur rolin e saj të fshehtë të natyrave të ndryshme kundër popullit dhe institucioneve shqiptare, duke u rreshtuar përkrah politikave vrastare dhe gjenocidiale serbe, sikur që ka dëshmuar edhe në luftën e fundit në Kosovë, Kroaci dhe Bosnjë e Hercegovinë, e cila e prezanton luftën e vet si luftë të shenjtë kundër atyre jo serb, apo jo sllav, duke e konsideruar martir secilin që sakrifikon vetën për hir të kombit serb, dhe e ushqejnë narracionin mitik të tyre se Kosova, është vendi i tyre i shenjtë”, deklaroi opinionisti.

Krahas kësaj, Preqi potencoi se Kisha Ortodokse serbe mban lidhjen e grupeve kriminale serbe me pushtetin e Vuçiqit.

Image
Opinionisti Dedë Preqi.

Ai kujtoi edhe paralajmërimin e deputetes britanike në lidhje me deponimet e armëve të kriminelëve serbë që po bëhen në kishat serbe.

“Është e qartë se Serbia, është faktori kryesor dhe i drejtpërdrejtë i destabilizimit të Kosovës, dhe rajonit, e cila ka për synim që përmes tensioneve të ngritura në Kosovë, në Bosneje dhe Mal të Zi, t’ia arrijë qëllimeve të saj përmes grupeve terroriste, të cilat i financon dhe dirigjon Vuçiq, ndërsa Kisha Ortodokse serbe, në bashkëpunim me pushtetin serb e mbajnë lidhjen organizative dhe operative të zotëruar nga politikat dhe forca e mistershme me njëra-tjetrën.

Veçanarisht më rëndësi mbetet edhe lajmi i mëhershëm i deputetes dhe kryetares së Komisionit për Punë të Jashtme të Britanisë së Madhe, nga zonja Kearns, e cila e paralajmëroi Kosovën dhe bashkësinë ndërkombëtare, se kanë dëshmuar ushtarët e saj britanik si pjesë e KFOR-it, se nëpër Kishat  Ortodokse Serbe në Kosovë, po fshehet dhe deponohen armë luftarake nëpër manastire nga kriminelët serb, të cilat trasportohen përmes auto-ambulancave, dhe se një gjë e tillë u vërtetua në sytë e botës”, nënvizoi ai.

Gjithashtu, opinionisti mbështeti paralajmërimin që Çanak e bëri në lidhje me grumbullimin e armëve në manastiret serbe.

“Prandaj edhe politikani serb dhe ish-deputeti i Serbisë, Nenad Çanak, këto ditë e bënë lajm të veçantë rolin e Kishës Ortodokse serbe në Kosovë, e cila mund ta rrezikojë përveç Kosovën edhe Ballkanin, përmes grupeve terroriste serbe, të cilat grumbullimin e armëve luftarake e bëjnë nëpër manastire serbe në gjithë teritorin e Kosovës.

Sipas Nenad Çanak, asnjë manastir nuk ekziston në Kosovë, që nuk shfrytëzohet për synime politike, dhe serbët këto kisha dhe manastire i përvetësuan përmes falsifikimeve sepse nuk ishin të tyre dhe ka një rrezik shumë të madh, që do i kanoset Kosovës, përmes Kishës Ortodokse Serbe(KOS) e cila do ta kërkojë pushtetin e vet, poashtu sikur edhe në Mal të Zi, duke marrë një përkrahje edhe nga bashkësia ndërkombëtare”, shpjegoi Preqi.

Më tej, ai tregoi edhe për rolin indirect që e ka Kisha Ortodokse Serbe në dialogun në Bruksel, derisa kërkoi nga Kosova që të ketë kujdes.

Pasi, sipas tij ne objektet fetare serbe ka “bomba” të kurdisura, e që mund të përdoren për të nxitur një luftë të re në Kosovë.  

“Edhe në negociatat në mes Kosovës dhe Serbisë, që zhvillohen në Bruksel, që kanë të bëjnë me realitetin politik dhe ndërtimin e marrëdhënieve në mes këtyre dy palëve, një rol të veçantë në fund të fundit do ta ketë edhe Kisha Ortodokse Serbe, e cila është produkt i këtyre marrëveshjeve dhe e koordinuar në mënyrë të përpikët me politikat e Beogradit, kundër pavarësisë së këtij shteti.

Mbrojtjen e lirive fetare dhe trashëgiminë kulturore, Kosova e mbështet dhe sipas kornizës kushtetuese e ligjore, sikur që është edhe ajo serbe në këtë vend, mirëpo në anën tjetër Kosova, duhet pasur kujdes të veçantë në rolin që e ka marrë Kisha Ortodokse Serbe, së cilës duhet të i druhet në rolin e saj, duke iu përzier në rolin dhe rrezikimin e shtetit, për deri sa qeveria dhe shteti duhet të marrë masa dhe të drejtën, që të gjitha manastiret dhe kishat serbe të dyshurara për fshehjen e armëve brenda objekteve të tyre të kontrollohen përmes policisë së Kosovës dhe KFOR-it, përndryshe ato objekte nuk janë fetare, por objekte me «bomba» të kurdisura që mund të shpërthejnë dhe përdoren me vetëdije, duke krijuar edhe një luftë të re në Kosovë dhe rajon”.

Ndër të tjera, opinionisti paralajmëroi se situata mund të eskalojë, kjo duke u bazuar në provokimet që Serbia po ia bënë Kosovës në vazhdimës.

“Situata momentale në mes Kosovës dhe Serbisë, është në gjendje të brishtë, e cila mund edhe të eskaloj, kur Serbia, po e vazhdon provokimin e saj ndaj Kosovës, me shfaqjen e ushtrisë së saj përgjatë kufirit me vendin tonë, me ç’rast e ka nxitur edhe reagimin e NATO-s, e cila e ka rritur dhe katërfishuar numrin e ushtarëve të saj në veçanti në pikat kufitare, dhe kjo nuk do të thotë se edhe FSK-ja, dhe policia e shtetit tonë, nuk duhet të jenë vigjilent dhe syçelë ndaj një situate të tillë”, përmbylli Dedë Preqi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat