“Stuhia e një avioni që të kthehet prapa shpëtoi Kosovën” - Alarmon profesori nga SHBA-ja: Serbia po përgatitet për sulmin e ri në Kosovë

Politika

“Stuhia e një avioni që të kthehet prapa shpëtoi Kosovën” - Alarmon profesori nga SHBA-ja: Serbia po përgatitet për sulmin e ri në Kosovë

Nga: Nehat Shaqiri Më: 27 nëntor 2023 Në ora: 13:00
Aleksander Vuçiq dhe Milan Radoiçiq

Profesori dhe analisti politik i cili jeton dhe vepron në Amerikë, Binak Maxharraj, ka folur për dialogun me Serbinë dhe thirrjen e ndërkombëtarëve për themelimin e Asociacionit.

Maxharraj thotë se, dialogu me Serbinë nuk është i ditëve të sotit, por është dialoguar tash e 12 vite.

Ai thekson se, deri tash nuk është arritë pathuaj asgjë pos disa marrëveshjeve paçavra që e poshtërojnë Kosovën.

Kjo për fajin e vetë liderëve që ishin në pushtet në atë kohë të cilët ishin të “shantazhuar, të zënë robë” dhe të nënshtruar nga Serbia gjatë gjithë këtij procesi të dialogomit bile rrëshqitën edhe në pazare të rrezikshme duke dalë jashtë vijëzimit të dialogut për të bërë pazare edhe për kufinjët e Kosovës me mundësi deri në ndarje. Që nga viti 2018 nisi kalvari midis trojkës Vuçiq, Thaçi dhe Rama për mundësinë e ndarjes apo të korigjimit të kufijve nën slloganin se “veriu na qenka një dhuratë e kriminelit, masakruesit dhe përndjekësit të shqiptarëve Aleksandër Rankoviqit””, thotë Maxharraj për gazetën “Bota sot”.

Profesori thekson se, Serbia fare nuk ishte e interesuar për dialog e më së paku për përmiresimin e pozitës sociale të pakicës serbe në veri.

Image
Binak Maxharraj

“Kjo nuk ishte qëllimi që Serbia hyri në dialog, por ishte diçka më shumë, ajo veriun e kishte dhe e ka interes nacional dhe kombëtar. Për këtë interes nacional të Serbisë, sepse sipas kësaj trojke veriu i në ar e argjend që nuk gjendën askund në botë, nuk na qenka interes “nacional i Kosovës” por i Serbisë. Bile kjo katrahurë rreth ndarjes së Kosovës shkojë shumë larg deri në Shtëpinë e Bardhë përmes “tradhtisë” se ish-ambasadorit Richard Grenell çdo gjë ishte gati që Serbisë t’i jepej veriu. Por, dikush i ra “ziles”, u turbullu qielli, erdhën fortuna dhe stuhi të forta të cilat e detyruan një avion që të kthehet, mos të shkojë në Shtëpinë e Bardhë dhe kështu shpëtoi Kosova nga ndarja”, potencon ai.

Maxharraj thotë se, Serbia për dy dekada e kishte “pushtetin” në veri.

Bënte çfarë donte, asaj i duhej veriu e jo pozita e një grushti serb në veri, por ata i ka si vegla pune, për manipulim me ta sa herë i duheshin në mesin e të cilëve zgjodhi kriminelë dhe banda kriminelësh për të destabilizuar veriun çfarë ndodhi disa herë kur kriminelët dhe bandat kriminele në krye me Radoiçiqin dhe bandën tij bënë protesta, bllokuan rrugët duke vënë barikada  e deri në sulmet fizike në policinë e Kosovës, gazetarët e aq më keq edhe deri te poshtrimi i KFOR-it (NATO-s) të cilit i rrahën dajak duke u shkaktuar lëndime mbi 100 pjesëtarëve të KFOR-it”, thekson ai.

Tutje profesori pohon se, ajo më tmerrshmja ndodhi më 24 shtator të këtij viti kur këto banda kriminelësh të armatosur me armatim të sofistikuar të marra nga depozitat e armatës serbe, me dijën presidentit Vuçiq, kryen brenda Kosovës aktin më të turpshëm terrorist duke i cenuar kufijtë e Kosovës, duke e sulmuar policinë e saj dhe duke e lënë të vrarë Afrim Bunjakun.

“Por djemtë trima të policisë së Kosovës e morën së shpejti situatën në dorë duke i vrarë, arrestuar dhe ndjekë nga territori i saj si qent e tërbuar. Dhe përsëri edhe përshkak të këtij akti terrorist të papresedan BE dhe Amerika qëndruan duarkryq duke bërë seri dhe sehire, duke mos e sanksionuar por vetëm me ndonjë vërejtje sa për të larë gojën”, pohon ai.

Maxharraj thotë se, a është e mundshme, dhe si është e mundshme që terroristët i lejojë KFOR-i duke mos reaguar fare por i lanë terroristët lirshëm të hyjnë dhe të largohën?

“Por edhe më drastike është fakti se u shukatën deri në poshtërsinë e tyre që, as BE e as Amerika nuk i vuan kurrfarë sanksionesh Serbisë për çfarë u çudit e krejtë bota, por edhe më tutje përmes Borellëve, Lajçakëve dhe Eskobarëv filluan të lëpijnë dhe ta përgëdhelin Vuçiqin, i cili për shkak të këtij përqafimi Vuçiq po merrë hov, po tallej me ta. Por së shpejti në vend të rrëmujes do ta kënë edhe stuhinë, sespe retë e zeza për rreth asociacionit veç po sillen në qiell. Radoiçiqi është duke e përgatitur palnin me ndihmen e banditëve rus Ëagner, me kriminelët e dështuar me pare, me pjesëmarrjen edhe të ushtrisë serbe, më “lista srpska” me “mbrojtjen civile”, “brigade e veriut” në Rashkë e gjetiu po përgatisin skenar për një sulm të sërishëm në Kosovë”, thotë Maxharraj.

Sipas tij, situata e sigurisë mbetet e brishtë, duke e pas parasyshë situatën “ngreh e mos këput” përgjatë ketyre 12 viteve në dialog.

“Gjatë dialogut 12 vjeçar janë arritë mbi 33 marrëveshje siç thuhet paçavra të cilat nuk vlenin as për t’i fshi duart nga të cilat gati asnjë prej tyre nuk janë realizuar, sespe siç theksova më lartë Serbia nuk e kishte synim dialogun por përmirësimin e gjendjes sociale të pakicës së saj në Kosovë, por diçka tjetër, pra interes i saj është ndarja e Kosovës, anipse ka dështuar por sillët në mendjen e ultra-fashizmit në Serbi dhe deri tani kjo ide të sillet dhe përmes Asociacionit të komunave me shumicë serbe, te cilën liderët e më parshëm Hashimi dhe Mustafa ia lanë si kopil Asociacionin antikushtetues të nenshkruar nga ata me 2013/2015, për të cilin bashkësia Ndërkombëtare kërkon më ngulm që të formohet Asociacioni”, përfundon profesori Binak Maxharraj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat