Përgjimet e Speciales/ Juristi vjen me parashikimin – ja çka pritet të ndodhë me procesin gjyqësor!

Politika

Përgjimet e Speciales/ Juristi vjen me parashikimin – ja çka pritet të ndodhë me procesin gjyqësor!

Nga: M.Haziri Më: 27 nëntor 2023 Në ora: 14:26
Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi

Ditë më parë Zyra e Prokurorit të Specializuar, ka bërë të ditur se pas një hetimi brenda Speciales, ka zbuluar se ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli e Rexhep Selimi, kanë thyer rregullat duke zbuluar identitetin e dëshmitarëve të fshehtë dhe duke ndarë prova konfidenciale.

Prokurorja amerikane Kimberly West, e cila tani drejton Prokurorinë Speciale të Hagës, ka propozuar rregulla më strikte të paraburgimit për Thaçin, Veselin dhe Selimin.

Në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur juristi Blerim Burjani.

Ai u shpreh se varet nga Gjykata se si i vlerëson këto shkelje dhe sa mund të dëmtohet procesi gjyqësor.

“Kjo mbetët tash në shqyrtim të procedurës pëfundimtare në nxjerrjen e aktgjykimit përfundimtar, varet nga Gjykata se si i vlerëson këto shkelje me pasoja për dëshmitar apo pa pasoja, apo sa mund të dëmtohet procesi gjyqësor , kjo varet nga pasojat që i ndodhin procesit”, u shpreh ai.

Image
Blerim Burjani

Juristi më tej thekson që nuk mund të ndalen vizitat e familjes mirëpo duhet të ketë ligje vendore dhe ndërkomëbtare për të drejtat e njeriut.

“Nuk mund të iu ndalen vizitat të afërmëve të familjes, këto çështje mbrohen me ligje vendore dhe ndërkombëtare për të drejtat e njeriut”, përfundoi juristi Burjani për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat