Deklarata tronditëse e Trendafilovës dhe ‘mbrojtësi’ i Thaçit, Bytyçi ‘godet’ Dardan Molliqajn, ja pse e lidhë me Thaçin dhe Ramën!

Politika

Deklarata tronditëse e Trendafilovës dhe ‘mbrojtësi’ i Thaçit, Bytyçi ‘godet’ Dardan Molliqajn, ja pse e lidhë me Thaçin dhe Ramën!

Nga: N.Shaqiri Më: 29 nëntor 2023 Në ora: 18:41
Edi Rama, Ekaterina Trendafilova,Hashim Thaçi dhe Dardan Molliqaj

Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, Ekaterina Trendafilova, ka thënë se Gjykata Speciale mund të shqiptojë edhe dënime me burgim të përjetshëm.

“Gjykata mund të shqiptojë dënime me burgim të përjetshëm. Gjykatësit mbështeten në Kodin Penal të Kosovës dhe mund ta marrin në konsideratë” këtë dënim, ka thënë Trendafilova gjatë një diskutimi me shoqërinë civile në Prishtinë.

Kjo deklaratë e Trendafilovës, normalisht që është tronditëse për të akuzuarit, kreret e UÇK-së që tashëm gjendet në Hagë.

Image
Ekaterina Trendafilova

Por, praprakisht, në kundërshtim të vizitës së Trendafilovës, PSD-ja e cila është mbështetur nga veteranët e luftës, kanë mbajtur një protestë në Prishtinë, ku edhe u arrestua Dardan Molliqaj dhe disa zyrtarë të tjerë të PSD-së.

Për këtë protestë, ka reaguar profesori dhe analisti politik Enver Bytyçi.

Ai thotë se, Dardan Molliqaj thirri sërish protestë kundër shefes së Gjykatës Speciale në Hagë, Ekaterina Trendafilova, për të kundërshtuar jo vetëm gjykimin e ish-krerëve të UÇK-së, por edhe ekzistencën e kësaj gjykate! Thirrjes së tij iu përgjigjën edhe disa veteranë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Me këta të fundit nuk kam asnjë kundërshti. Por Molliqaj pse duhet të bëhet organizator dhe protagonist e protestave kundër Gjykatës Speciale të Kosovës në Hagë? Ai nuk përfaqëson asnjë lloj kontributi në luftë. Nuk është kryetar i ndonjë partie konservatore, e cila mund të ishte kundër gjykatave të tilla, të cilat cënojnë sovranitetin e vendit. Ai është kryetar i një partie liberale, e cila edhe sovranitetin, edhe legjitimitetin e konsiderojnë çeshtje relative, jo tabu. Ndaj Molliqaj është hapur për shkëmbim territoresh, ndryshim kufijsh dhe ndarjen e Kosovës”, thotë profesor Bytyçi.

Image
Prof. Dr. Asoc. Enver Bytyçi

Profesori pyet se, me çfarë lidhet rezistenca e tij kundër gjykatës në fjalë, përveçse me akuzat ndaj qeverisë së Kosovës.

“Lidhet me pikëpamjet e njëjta me ish-liderin e UÇK-së dhe ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, sa i përket ndarjes së Kosovës për ta shpërblyer Serbinë e Millosheviçit dhe të Vuçiqit për genocidin dhe krimet e tmerrshme që ata bënë në Kosovë në vitet 1998-1999! Lidhet gjithashtu me miqësinë e ish-shefit të gruas së tij dikur ministre e Arsimit në Tiranë, pra me Edi Ramën”, potencon Bytyçi.

Fakti që Molliqaj është kaq aktiv për të punuar kundër territorit të Kosovës, sipas profesorit, do të thotë se ai sovranitetin dhe integritetin territorial të shtetit e sheh të cënueshëm.

“Por në rastin e Gjykatës Speciale thotë se është cënuar ky sovranitet. Pra është kontradiktor”.

“Atëherë duhet besuar se Dardan Molliqaj i shërben një kauze të cënuar rëndë me shkuarjen e Hashim Thaçit në Hagë. Kjo do të thotë se nëse Hashimi nuk do ishte marrë në përgjegjësi penale nga kjo gjykatë, Dardani nuk do të protestonte kundër kësaj gjykate. Sepse as mentori i tij, Edi Rama, nuk do ta këshillonte të mbronte p.sh Jakup Krasniqin!”, përfundon profesori dhe analisti politik, Enver Bytyçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat