Rritja e krimeve në Kosovë, eksperti i sigurisë tregon pse po ndodhë një gjë e tillë

Politika

Rritja e krimeve në Kosovë, eksperti i sigurisë tregon pse po ndodhë një gjë e tillë

Nga: P.Rudi Më: 5 dhjetor 2023 Në ora: 21:37
Liridona Ademaj

Së fundi, në Kosovë kanë shënuar rritje dukuritë kriminale, sic janë vrasjet dhe grabitjet me armë.

Rasti më i freskët që tronditi jo vetëm Kosovën, është ai i vrasjes së Liridona Ademajt, ku i akuzuar për planifikimin dhe porositjen e vrasjes së Ademajt, sipas prokurorisë është burri i saj, Naim Murseli.

Po ashtu, një grabitje me arme ndodhur edhe n qytetin e Suharekës, ku si pasojë e përplasjeve me armë, mbeti i plagosur një polic i Kosovës.

E për rritjen e numri të krimeve në Kosovë, eksperti i sigurisë, Drizan Shala, thotë se është pasojë e armeve që kanë mbetur që nga vitet e 90-ta,

“Grabitjet dhe veprat të tjera kriminale kanë zanafillën të armët që kanë mbetur në hapësirën e vendeve të Ballkanit si pasojë e luftërave në vitet e 90 ta dhe kryesisht ri-ciklohen në mënyrën e shitjes dhe ri shitjes se tyre. Në Kosovë sipas raporteve ndërkombëtare ka armë të ndryshme që kane mbetur ne duart e qytetareve nga ato konfliktet dhe që s’ka mundur ende institucionet relevante të ndërmarrin veprime për ti nxitur qytetaret t’i dorëzojnë ato arme të organet”, shprehet Shala për “Bota sot”.

Sipas tij, Policia duhet të ndërmerr veprime operative për të ofruar sigurinë publike përmes pikave të kontrollit ne lokalitete të caktuara.

“Kontrabanda me armë mund të jetë një element që armët të hynë nga grupet kriminale serbe duke shfrytëzuar në periudha të caktuara vragjilitetin e sigurisë në veri të vendit dhe ato armë të vinë kryesisht nga këto grupe nga Serbia”, thekson Shala.

“Por që siguria në pika kufitare është tejet e lartë dhe punonjësit janë profesional në kryerjen e autorizimeve që kanë në ofrimin dhe garantimin e sigurisë në vend. Ndryshimet sociale janë shtysë që veprimet e tilla të shpërfaqen këto muaj në RKS, dhe që institucionet do të duhej të ndërmarrin veprime konkrete për të parandaluar një gjë të tillë të rritjes se dukurive kriminogjene”, përfundon për “Bota sot”, eksperti i sigurisë Drizan Shala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat