“Serbia ‘mbyt’ vullnetin për punë”/ Nga Presheva vjen apeli për Kosovën dhe Shqipërinë, pas refuzimit të të riut shqiptar

Politika

“Serbia ‘mbyt’ vullnetin për punë”/ Nga Presheva vjen apeli për Kosovën dhe Shqipërinë, pas refuzimit të të riut shqiptar

Nga: A.SH Më: 7 dhjetor 2023 Në ora: 14:04
Ahmet Beqiri

Ahmet Beqiri është një i ri shqiptar nga Presheva, i cili është refuzuar nga Policia e Serbisë që të pranohet në punë, pavarësisht se ai ka përfunduar studimet dhe specializimin në Akademinë e Kriminalistikës në Beograd.

Profesori nga Presheva, Refik Hasani ka thënë se kjo është alarmante dhe ky rast tregon më së miri diskriminimin e shqiptarëve në atë pjesë.

Serbia vazhdon ta “mbysë” vullnetin shqiptar për punë në Preshevë, dhe vendet tjera të banuara me shqiptarë.

“Ahmet Beqiri, nga Presheva refuzohet të pranohet në Policinë Serbe, përkundër kualifikimit profesional, ku ka përfunduar studimet në Master Shkencor dhe specializimin në Akademinë e Kriminalistikës në Beograd.

Ky rast më së miri tregon, se i riu shqiptar nga Presheva, nuk pranohet edhe pse me kualifikime më të larta, mund të udhëheqë edhe stacionin e Policisë në Preshevë.

Demotivim, për të mbytur vullneti e shfaqur për punë, këtij të riu nuk i mbetet tjetër vetëm të migroj, sepse ka diskriminim gjithandej.

Kur kësaj i shtojmë diskriminimi në përfaqësim në institucione lokale dhe qendrore të Republikës së Serbisë, në Gjykata, Prokurori, Shëndetësi, Administratë Tatimore, ka diskriminim edhe në kulturë, në informim, në investime të zhvillimin ekonomik, diskriminimi edhe në pasivizimin e adresave-një pastrim entik i heshtur”, thotë ai.

Megjithatë, Hasani ka një apel për Kosovën dhe Shqipërinë, që të reagojnë për këtë rast dhe intesitetin në rritje të diskriminimit atje.

“Ahmet Beqiri, i riu shqiptar nga Presheva, u refuzua vetëm pse është shqiptar, kur për këso kuadro ka nevojë çdo shtet.

Shqiptarët në Republikën e Serbisë që jetojnë në Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë, në të gjitha segmentet e shtetit jemi me përfaqësim në disproporcion me përqindjen e popullësisë së këtyre komunave.

Apeloj publikisht që liderët institucional të Shqipërisë dhe Kosovës, duke përfshi edhe Parlamentin e Qeverinë e Shqipërisë dhe Kosovës, të reagojnë lidhur me rastin e Ahmet Beqirit, nga Presheva dhe intesitetin në rritje të diskriminimit në Luginën e Preshevës”, përfundon ai për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat