Draft statuti i Asociacionit dhe “dreqi i madh brenda tij”, profesori zbërthen sekretin – A e pranoi Kosova Asociacionin?

Politika

Draft statuti i Asociacionit dhe “dreqi i madh brenda tij”, profesori zbërthen sekretin – A e pranoi Kosova Asociacionin?

Nga: Nehat Shaqiri Më: 8 dhjetor 2023 Në ora: 16:53
Albin Kurti

Prej që ka ardhë Qeveria Kurti në pushtet janë përmendur dhjetëra modele të Asociacionit, e krejt kjo pas shumë kërkesave të perëndimit për të formuar Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Kështu po vlerëson profesori dhe analisti politik i cili jeton në SHBA, Binak Maxharraj.

Profesori përmend modelin kroat, i cili ishte propozuar më herët, po ashtu edhe disa modele të tjera, e gjithashtu edhe ai i Edi Ramës.

Ai thotë se janë bë presione nga të gjitha anët në drejtim të Qeverisë, prandaj shton se kryeministri Kurti është munduar që t’i ikë Asociacionit, duke shtuar se atë që nuk e bën Kosova, mund ta bëjnë të tjerët.

“Pra, duke e patur parasyshë se dialogu me Borellët, Lajçakët e Escobarët po shkonte keq pasi që të tre këta ishin proserb dhe anonin kah Serbia u desht të përzihet një nivel pak më i lartë për të arritë një marrëvshje të mundshme. Kështu në skenë dolën tre krerët e shteteve më të fuqishme të Evropës, Koncelari i Gjermanisë, Olat Scholz, Presidenti i Francës, Emmanuel Marcon dhe Kryeministrja e Italisë, Gerogia Melon dhe morën përsipër hartimin e një marrëvshje midis Kosovës dhe Serbisë duke e hartuar atë në bazë te Planit Franko-German, së pari në Bruksel më 27 shkurt 2023 me një dokument bazë dhe me 4 shkurt 23 në Ohër me një shtojcë për implementimi e kësaj marrëvshje”, thotë Maxharraj.

Ai shton se, kjo marrëvshje sipas asaj që shkruhet në të nuk e ka njohjen de jure të Kosovës.

“Ky nuk ishte gabim i Kurtit, sepse të medhenjët vendosën kështu, por kjo marrëvshje e Brukselit dhe e Ohrit sikur e ka brenda njëfarë njohje de fakto ku shihet përmes pranimit të dokumenteve, simboleve e shumë çka tjetër. Këtë marrëvshje në parim e kanë pranuar, njohur edhe Kosova dhe Serbia, por derisa kreministri i Kosovës insistonte që kjo marrëvshje për të qenë valide edhe ndërkombëetarisht të nënshkruhet nga te dyja palet, por këtë e refuzoi presidenti i Serbisë Vuçiq, i cili më pastaj edhe deklaroi haptas se këtë marrëvshje nuk e ka nënshkruar dhe se për Serbinë ajo është inegzistente (e pa qenë), çfarë edhe e refuzoi atë për qëllimet e tij, sespe gjithëmon ai insistonte në refuzimin e njohjës së Kosovës në çafërdo forme që të vjen ajo”, thekson ai.

Maxharraj thotë se, gabimi i madh dhe dështimi i pafalshëm këtu qëndron te vetë ndërmjetësusit dhe ndërkombëtarët si BE/SHBA të cilat e bënë të pafalshmën që nuk u insistua që këto marrëveshje të nënshkruhen sepse marrëvshjet ndërkombëtare të panënshkruara ligjet dhe juridiksoni ndërkombëtar nuk i njeh si të vlefshme.

“Nëderkombëtarët si nga BE përmes Borellit dhe Lajçakut dhe SHBA përmes Gabriel Escobarit së bashku edhe me deklaratat e ambasadorëve të Amerikës, Hovenier në Kosovë dhe Hill në Serbi e vunë opinionin në lajthitje se marrëvshjet ndërkombëtare edhe të panënshkruara janë valide, çfarë nuk është e vertetë, është një mashtrim nga ana e tyre sepse çdo marrëvshje e panënshkruar ndërkombëtarisht nuk njihen, janë inegzistente. Këtë e theksojnë edhe shumë opinionist, jurist të shquar nga vendet më të fuqishme të botës si nga BE dhe SHBA. Vlenë të theksohet me këtë rast se këto marrëvshje të Brukselit dhe Ohrit janë inegzistente të papranueshme, të paqëndrueshme që do të thotë se ligjet dhe juridiksioni ndërkombëtar nuk i njehë si të tilla dhe çdo gjykatë ndërkombëtare as që pranon t’i shqyrtojë”, pohon ai.

Maxharraj shprehet se, Ballkani perëndimor e në veçanti  BE dhe SHBA pasiqë e i sollën këto marrëveshje dialogu po vazhdon në bazë të marrëvshjes së Brukselit dhe të Ohrit të punuar sipas Planit Frank-Gjerman.

“Pikërishtë me këtë rast në pikën 7 të kësaj marrëvshje “flenë lepuri”. Bëhet fjalë se në këtë nen është inkorporuar edhe nevoja e draft-statutit për Asociacionin e komunave me shumicë serbe që sipas mendimit tim është hapi i parë i formimit në veçanti të etnitetit serb që i bije në kundërshtim me Kushtetutën me karakter shumë etnik. Ky draft-statut i Asociacinit i cili është rezultat e pesëshes ndërkombëtare që kohë më parë e vizitoi Serbinë dhe Kosovën është bërë “moll sherri” mes opozitës dhe pozitës në opinionin publik, nga fakti se po mbahet sekret. Mbajtja sekret të këtij draft-statuti nënkupton se një “dreq i madhe është futë brenda në të” nga ana e ndërkombëtarëve dhe e prnimit të këtij “dreqi” nga ana e Kosovës. Pse po mbahet sekret ky draft-statut të cilin se ka hartuar Kosova po sjell huti, lajthitje, dyshime se çfarë “dreqi fshihet brenda tij” që i ka bërë aq kurioz opinionin të dinë diçka më shumë për të”, thotë ai.

Ai shton se, kryeministri Kurti këto ditë doli me deklaratë në një intervistë për mediat austriake ku tha se sipas këtij drft-statuti tha nuk ka “shansa për Republikë Serbe në Kosovë”, kurse Ministrja e punëve të jashtme Donika Gervalla dhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në deklarimet e tyre për media tha se “drafti i Asociacionit i punuar nga BE/SHBA nuk është shumë i mirë ka mjaftë sfida, por nuk ofron asnjë autonomi për serbët e Kosovës”.

“Por edhe Presidentja e Kosoves Vjosa Osmani nuk e la pa e permend këtë Asociacion në një deklaratë te saj tha se “në këtë draft-statut të BE-së hasen dy kuptimësi të fjalive të cilat më vonë mund të keqkuptohen dhe keqinterpetohen që Kosovën do ta sjell në telashe””, përfundon profesori dhe analisti politik, Binak Maxharraj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat